Nga vetngujimi

Kultura

Nga vetngujimi

Nga: Izet Abdyli Më: 30 prill 2020 Në ora: 09:45
Ilustrim

Si na erdhi puna një virus tanëglobit
na zuri derën ashtu krejt papritur
padashje u pajtuam të vetëngujohemi
në burgun-shtëpi të respektojmë ligjin

pra, tani jemi në burgosje kolektive
që me butë i themi vetizolim
dallon nga burgjet me dritare te vogla e grila
se dritaret tona kanë më shumë ndriqim

pastaj na vërshojnë lajme e info
nga celular, kompjuter e tv
veç mungojne kafet e mengjesit e mesditës
me kolegë të punës, shokë e miq

mbetem duke numëruar ditët, javët
mbase do numërojmë muaj me radhë
se virusi që po sillet vërdallë tanëglobit
thonë nuk i dihet mund të jetë i gjatë

e ne të vetëngujuar në burgje'shtëpi
çdo ditë tjerrim ëndrra me një fije shpresë
tani e kuptojmë se dashuria njerëzore
ka vlerën më të madhe se çdo gjë në jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat