Eja vetëm ti

Kultura

Eja vetëm ti

Nga: Zymer Mehani Më: 15 maj 2020 Në ora: 07:11
Zymer Mehani

Eja vetëm Ti...
Me shushurimën e gjetheve
Që bien nga degët
Me vesën e mëngjesit
Që tretet nga rrezet...

Eja vetëm Ti
Me vezullimë yjesh
Që dridhen në mbrëmje
Me dëlirësi zemrash
Që rrahin me dhëmbje...

Eja, vetëm Ti...
Si ujëvarë e gurrë
Që s' më braktisë kurrë,
Eja, vetëm Ti
Ti, o dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat