Shkëlqeu Velipoja Fraxhili e Valbona

Kultura

Shkëlqeu Velipoja Fraxhili e Valbona

Nga: Sali Leka Më: 18 maj 2020 Në ora: 08:15
Sali Leka

Ai që nuk di topografinë e gjeografinë e tokës Atdhetare.

Ai që nuk shkruan gjuhën amëtare e nuk lexon historinë kombëtare.

Ai që nuk don komb, taprak, flamur, mejdan e bajrak.

Jeton si naiv e frikacak dhe vdes i shtrembur e halabak.

Se nuk ka në trup, as damar, as dy pika gjak.

Nu ka vullnet solid, as dinjitet sojnik, as merak etik.

Por është njeri i neveritur, injorant i rëndomt kaotik.

Tërë jetën qëndron i stepur, i strukur si miu zvarranik.

Kurse unë këndoj e jehoj hapur në publik.

As kam dasht, as dua mylk, as nam e çiflig.

As dollar e flori me tonelata e shinik.

Kam dasht e dua atdheun arbo-iliro-pellazgjik.

Me kodra, pllaja, fusha e lugina flladik-verik.

Me livadhe e male, Gramoz, Çajup, Trebeshin e Mesaplik.

Tomorr, Dajt, Bix, Linoz, Martanesh e Shebenik.

Korab, Jezerc, Gjallic, Shkëlzen, Lunik e Pashtrik.

Të lulzuar e të stolisur me borzilok aromatik.

Edhe me trëndafil, boranic e pjalm nektarik.

Me obligim dal e shëtis në Shinkoll, Rozaf e Baçallik.

Me gëzim shikoj Tarabosh, Shkodër, Ulqin, Tivar e Velecik.

Sodis me admirim Vermosh, Drin, Dukagjin e Kaçanik.

Edhe Preshev, Kumanov, Vardar e Shkup Taulandik.

Me kujtim sublim Gostivar, Tetov, Sfetigrad e Dibër Radik.

Edhe Prishtin, Suharek, Gjilan, Deçan e Prizren Dardanik

Në Kruj, Kurbin, Lis, Shingjin, Zadrim e Rubik.

Jetoi e triumfuoi, Gjergj Kastrioti besnik.

Emrin Gjergj ia këndoi babai Gjoni fisnik.

E bekoi, e pagëzoi Pal Engjëlli peshkopi Apostolik.

Me jehonë e kungoi në Prez, Petrel, Dyrah e Adriatik.

Emrin Skenderbej ia caktoi me ferman e verdik.

Sulltan Murati otomani i anadollit aziatik.

Për ta bërë musliman e paderman munafik kaotik.

Por Gjergji djal i ri i fort vital viganik.

Jetoi i betuar Kristjan, ungjillor biblik.

Besimtar shembullor i admiruar ilminik teuratik.

Arbonor etnik eposik i dalluar sojnik jetik.

Kastriot strateg solid e kreshnik aderik.

Krenar katolik, guximtar e ballhapur iradinik.

Jehona i triumfoi matanë oazit Arabik e Gjirit Persik.

Edhe përtej oqeanit Indian e Atlantik.

Jehona e Gjergjit shkëlqeu Gadishullin Ballkanik.

Zbardhoi deri lart në polin Skandinav Nordik.

Shndriti kombin austriak, slloven, kroat e hungarez.

Me Janosh Huniadin, strateg luftarak azgan serbez.

Huniadi zemërçelik u hodh mbi otomanin edepsëz.

Përkrah me Skenderbeun në Danub, Dak e Peleponez.

Por u friksuan Tomasheviqi boshnjak e Brankoviçi serb.

Nga lufta të dy dezertuan si rrangall e batall.

U bashkkuan me Sulltan Muratin zuzar e vandal.

Stefani i biri Brankoviçit erdhi tek Gjergj Kastrioti.

I tmerruar duke vajtuar, curril i pikonte loti.

Skenderbeun e uroi me emrin Broz Joan Georgiviç.

Krajl mbi krajl deri në detin Kaspik e Balltik.

Edhe Gjergji e inkurajoi e forcoi si metal çelik.

Me Stefanin Skenderbeu u bë baxhanik e mik.

E martoi me motrën e Donikës, Angjelina.

U hap dasma me këngë e valle 25 krahina.

Shkëlqeu Velipoja, Kolonja, Delvina, Fraxhili e Valbona.

Po jehona e zemrave tona?

Deri ku do të shkëlqei, zbardhoi e triumfoi.

Kush të dojë edhe pa mua të këndojë e të gëzojë.

Por unë dua të jehojë e të triumfojë.

Jehona ishte dhe është mbi të tëra!

Triumfi ishte dhe është mbi të bëra!

Lum ata që tregojnë vasinase arbnore të lashta shekullore.

Janë shumë të dobishme të mahnitëshme shembullore.

Shumë e shumë të çmuara për jetën paqësore njerëzore.

Lum ata që me shpirt vitalizohen për kombin e atdheun.

Lum ata që krenohen me Gjergj Kastriotin Skenderbeun.

Lum ata që trashëgohen me jehonë eposike jetike.

Lum ata që me guxim betohen për trevat iliro-pellazgjike.

Edhe për viset e krahinat Dardanike, Taulantike e Thesprotike.

Kush nuk e admiron jehonën le ta thotë:

Kush nuk e don kombin e atdheun është njeri i kotë.

Do të lëngojë, rënkojë e vajtojë nëpër botë.

Kush nuk e kujton Gjegj Gjon Kastriotin.

Nuk do ta gëzojë mylkun, as namin e motin.

Se mendjen e ka bosh, pa llogjikë në kokë.

Mendja pa llogjikë, pa vizion e pa dituri.

Të përplas në fatkeqësi e të gremis me baterdi.

Të shemb e të lëkund sikur nuk je mbi tokë.

Të kllapos në marrëzi e të gropos në katrahurë.

Të nis për në skëterr me xhurulldi e rrëmujë.

Mjerë ata që i kap bezdia, paniku, mërzia e sekëlldia.

Paniku e pensimizmi janë vdekje, para afatit caktuar nga Perendia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat