Visar Morina po sfidohet edhe në teatër, premiera në Munih të Gjermanisë

Kultura

Visar Morina po sfidohet edhe në teatër, premiera në Munih të Gjermanisë

Më: 20 maj 2020 Në ora: 17:27
Visar Morina

Emri i regjisorit Visar Morina tashmë është i njohur për mbarë publikun evropian. Revista e njohur “Variety” e renditi Morinën si njërin ndër dhjetë artistët më të talentuar që duhet të shihet gjatë vitit 2020.

Me filmin “Exil” Morina u shfaq edhe në Berlinale, aty ku u prit me duartrokitje të shumta dhe ku gëzoi një interes të madh nga gazetarët dhe kritikët filmik.

Puna e regjisorit shqiptar do të vazhdojë tutje me një projekt të ri. Tani bëhet fjalë për shfaqje teatrore.

Në profilin e tij në Facebook, Morina ka bërë të ditur se do të sjellë një shfaqje të re kah fundi i këtij viti.

“Isha në teatër për herë të parë në moshën 17-vjecare. Kështu rashë në kontakt me veprat e Brehtit, dhe së fundi me regjinë. Disa vjet më vonë, kur bëra praktikën, prita me shumë gëzim xhirimin tim”, shkruan ai duke treguar për shfaqjen e re.

“Në skenën e Munihut për herë të parë do të luhet në skenë shfaqja ime. Ajo mban titullin “Flüstern in stehenden Zügen“, premiera e së cilës do të dalë në fund të vitit”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat