Në park: duke luajtur me jetën

Kultura

Në park: duke luajtur me jetën

Nga: Jak Simoni Më: 23 maj 2020 Në ora: 15:00
Jak Simoni

Një fëmijë katër apo pesë vjeçar kërkon të zbulojë, të provojë e kryesisht të zhvillojë aktivitetin e mahnitshëm parapërgatitor për jetën; karakteristikë kjo, që specia njerëzore e ndanë më forma të tjera jete, të cilat në pemën gjigante të jetës kanë marrë degëzime të ndryshme. Ndoshta tënjëjtën gjë deshi të bëjë natyrshëm ai fëmija fatkeqnë parkun e ish dekoruar të qytetit të Beratit; d.m.th deshi të luaj me gjërat që e rrethonin, pa imagjinuar aspak rrezikun vdekjeprurës.

Ishin gjera,në mesin e të cilave atë fëmijë e kishte vendosur jeta për të vene në provëmënyrën se si hedh hapat e parë në të dhe, në rastin konkret, fatkeqësisht të fundit. Ndoshta ai fëmijë evitoi lodrat (tashmë të bollshme për këdo, por shpesh të dëmshme dhe ato) të industrisë kampione të ndotjes së mjedisit për të luajtur me gjerat që kishtepërreth. Është në natyrën e fëmijëve një gjë e tillë. Fëmijët, siç thonë psikologët, u marrin dhe u japin jetë këtyre gjerave.

U marrin jetë kur bëhet fjalë për gjallesa, u japin jetë kur bëhet fjalë për sende pa jetë. Gjenetika,në kursin e saj qindra mijëravjeçar, mund ta këtë pajisur fëmijën fatkeq të lartpërmendur (ashtu si të tjerët) me instinktin e vetëruajtjes nga zvarranikët, kafshët tjera të egra, nga lartësia ndoshta dhe ngazjarri dhe uji, po ashtu prindërit dhe filmat vizatimor mund të jenë kufizuar po tek këto rreziqe; madje prindërit ndoshta kanë shtuar dhe automjetet qëpërgjakin rrugët çdo ditë, kryesishtmakinat në timonin e të cilave gjendet shoferëme celularë nëdorë qëkanë ngut për të shkuar në ‘punë’.

Por, kurrsesi, kjo trashëgimi gjenetike nuk mund ta ketë pajisur më instinktin e vetë ruajtjesnga njëkabull metalik që fatkeqësisht ka vetinë tëduket më shumë në mes të objekteve. Kabull i vendosur jo për të ndriçuar, por për te dekoruar për festa tashmë tëharruara qëndërpret në fillimet e saj jetën e njëfëmije. Por sa parqe e rrugë në Shqipëri janë të tilla? Po linjat e fshatrave dhe të qyteteve? Sa të tjerë jo vetëm fëmijë, kanë humbur jetën në mënyrë të ngjashme. Ndriçimi i parqeve, rrugëve, të kështjellave në ndonjë rast, ku pak veta kanë kuriozitet arkeologjik dhe arkitektonik (me një arkhi të keqkuptuar nga arkitektet e parqeve) et’i shohin ditën, dekoret për festat e shumta që kemi, janë parësore krahasuar me sigurinë e jetës, kryesisht të fëmijëve. Është efekti verbues tek njerëzitqë ka më shumë rendësi.

Kohë më parë Hofmann kishte thënë se në botë nuk ka më vend ku të luajnë fëmijët por po shohim se shpesh gjatëlojërave bien në kurthet vdekjeprurëse tëbaballarëve të tyre aktorë të verbër një qytetërimi të dukjes, të imazhit, të dekorit, të shpërdorimit e të armatimit, që në rastin tonë të para më se dy dekadave ua la si lodra fëmijëve të atëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat