E mbani mend ‘Sulon’ tek ‘Lulëkuqet mbi mure’? Ja si duket sot Krenar Arifi

Kultura

E mbani mend ‘Sulon’ tek ‘Lulëkuqet mbi mure’? Ja si duket sot Krenar Arifi

Më: 24 maj 2020 Në ora: 21:39
Krenar Arifi

Filmi ‘Lulëkuqet mbi mure’ është një prodhim i Kinostudios Shqipëria e Re me regjizor Dhimitër Anagnostin i vitit 1976, skenari i të cilit u bazua në romanin “Bonjakët” të shkrimtarit Petraq Qafëzezi ndërsa një nga aktorët që luajtën në këtë film ishte edhe Krenar Arifi.

Filmi trajtonte përpjekjet dhe ndihmat që dhanë debatikasit dhe të rinjtë shqiptarë në lùftën kundër fashistëve italianë, të cilët pùshtuan Shqipërinë më 7 prill 1939. Ngjarja zhvillohet në një nga jetimoret e Tiranës në vitet e pushtimit të Shqipërisë nga fashistët italianë në fillim të Lùftës së Dytë Botërore.

Në filmin në fjalë, rolin e aktorit kryesor e luante Kadri Roshi, ndërsa një tjetër rol protagonist ishte ai i ‘Sulos’, që interpretohej nga Krenar Arifi.

‘Sulo’ preku zemrat e të gjithëve, për shkak të fundit trágjik që pati në film por që aktori që e ka luajtur natyrisht është mes nesh dhe nga foto e mëposhtme është e vështirë të besohet se dikush mund ta njihte në krahasim me pamjen që kishte në film.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat