“Dashuria e shndërron mirënjohjen në përkushtim” - Bota Sot
“Dashuria e shndërron mirënjohjen në përkushtim”

Kultura

“Dashuria e shndërron mirënjohjen në përkushtim”

Më: 27 maj 2020 Në ora: 15:48
Martin Heidegger dhe Hannah Arendt

“E fortdashur Hannah!

Cila të jetë vallë arsyeja që dashuria na shpërfaqet shumë herë më e pasur sesa tërë përvoja njerëzore dhe një gllabërim i ëmbël për tërë ata që kanë rënë në kurthin e saj? Sepse bëhemi ajo çka dashurojmë, duke mbetur në të njëjtën kohë vetvetja.

Kjo është arsyeja përse herëpashershëm ndjejmë dëshirën e zjarrtë që ta falenderojmë me të tërë të qenëshmen tonë njeriun që dashurojmë; porse, në fund, dashur pa dashur vërejmë se si kjo nuk mjafton aspak.

E vetmja mënyrë është të falenderojmë me tërë thelbin dhe thellësinë e vetvetes tonë. Dashuria e shndërron mirënjohjen në një përkushtim dhe vlerësim të vetvetes dhe, në të njëjtën kohë, në një besim pa kushte ndaj tjetrit. Kjo është edhe forma se si dashuria e dëndëson fuqimisht të fshehtën e saj.

I yti”

Martin Heidegger i shkruan Hannah Arendt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat