Në Kosovën, që ende i lëngojnë plagët... - Bota Sot
Në Kosovën, që ende i lëngojnë plagët...

Kultura

Në Kosovën, që ende i lëngojnë plagët...

Nga: Zymer Mehani Më: 29 maj 2020 Në ora: 13:38
Zymer Mehani

Në Kosovën me shtat të plagosur të zezës po i thuhet e bardhë e të bardhës e zezë. Këtu drejtësia shëmbëllen në një litar në thes të mbyllur e besa u shndërruaka në pabesi, ndërsa gjaku i derdhur i çlirimtarëve u bëka ujë!...

Edhe ca "miq" këtu të duakan me hipokrizi...
Ata ndërruakan strukturë e parti, por edhe fytyrë, porsi kameleoni që ndërron ngjyrën sipas ambientit!
Këtu ujku  u bëka qengj e armiku shekullor u bëka vëlla!...

Viset e atdheut dardan nga Kryepari u quajkan "e Rankoviçit dhuratë"...
Në dritë të diellit, këtu u flika e "u punuaka" në t'errtën natë...

Çobani këtu është mbret!...
Vëllai këtu po e vritka vëllanë e vet....vetëm për pushtet!
Pllakave të xhelatëve këtu po iu përulka i Pari i vendit!...

Vendin e të drejtëve këtu po e zënkan të shtrembëtit dhe injorantët...
Hajnat e matrapazët këtu u quajkan atdhetarë...!
Një flamur me lara këtu u ndërroka me atë kombëtar!

Këtu po u hudhka baltë mbi bijtë çlirimtarë!...
Ky vend i paradoksit quhet KOSOVË....aty, ku gjaku e lotët ende nuk janë tharë.....

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat