Ishe ti

Kultura

Ishe ti

Nga: Valbona R. Hadri Më: 7 qershor 2020 Në ora: 18:03
Valbona R. Hadri

Te ulur pranë lumit me emrin tim

Nën hijen e lisit të thinjur kohësh

Shijonim cicërimat e zogjve të malit.

Më mbaje dorën fort

Duke rrëfyer një ngjarje të bukur

E tretur në ndjesinë e të përjetuarit  kërkoja mbështetjen e gjoksit tënd.

 

Kthjelltësia e syve Tu të puthur

deportoi thellë në shpirtin tim.

Do vdisja me një brengë në shpirt,

pa e kuptuar kurrë dashurinë, po të mos isha me Ty

Më the duke më përkdhelur flokun e artë të derdhur mbi sype.

 

Symbyllur  tretësha në butësinë e mëndafshtë të fantazisë përrallore

Ku valët lumore më ndërmendnin se, ndjenja e magjisë ekziston vetëm  për  Ty.

 

Vura dorën e hapur në  zemrën tënde

duke ndjerë  tik- taket e shpejtuara

sikur Ti doje te ikje por në

Dorë më le një copëz ar të gravuar me emrin tim.

Ti je në mua - më the sy më sy dhe u nise.

 

S'të arrija dot, ishe me i shpejtë se era.

Të  telefonova, me kishte humbur sinjali.

 

Mbeta e vetmuar në muzgun e mbrëmjes me perëndim dilelli

E rraskapitur në kërkim të hijës tënde, lëshova një ofshamë zemre të vrarë

Një drithërimë rëqethëse deri në palcë

Më zverdhi lëkurën bardhoshe.

 

Me sëmbime gjokseve u zgjova

E rraskapitur nga ëndrra me pamjen tënde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat