Fqinjët - Bota Sot
Fqinjët

Kultura

Fqinjët

Nga: Anton Marku Më: 7 qershor 2020 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

(tregim)

- Grua, kjo është e padurueshme! Do të dal të ju flas. Nuk mund të duroj më - tha ai dhe i ngrit nga shtrati, - tashmë ka kaluar mesi i natës dhe ata nuk po e ndalin muhabetin, thuajse janë në fushat e Anadollisë.

- I dashur, prit dhe sonte. Mbase të tjerët që banojnë sipër tyre do të thërrasin policinë. Ata janë austriakë dhe policia do të jetë në anën e tyre.

- Grua, kupto! Ta kam thënë qindra herë dhe po ta them prapë: Këtu funksionon ligji dhe jo lidhjet si tek ne në Ballkan. Organet e rendit nuk bëjnë dallim se kush çfarë është.

- Po atëherë pse nuk po e thërret vetë policinë. Pse nuk i lajmërove mbrëmë apo parmbrëmë? Kjo zhurmë nuk ka filluar tash, por para shumë ditëve dhe ende po vazhdon.

- Jo, jo. Unë nuk jam mësuar të bëj rolin e spiunit. Pastaj ...

- Çka pastaj?

- E ... nuk jam tërësisht i sigurt se do të mund të jua sçaroj në gjermanisht se si qëndron puna... ashtu ... si duhet... me gramatikë.

- Eh, ore i gjorë! Edhe pas dhjetë viteve në Vjenë ende nuk i beson vetvetes të bësh një thirrje telefonike në gjuhën e këtij vendi. E në anën tjetër nuk të vjen turp të thuash se të huajt po e prishin këtë shtet.

- Pusho grua. Pusho! Unë kam punuar tërë këto vite në punishte e nuk kam pasur kohë për të mësuar gjuhën. Tanët atje poshtë kanë pasur nevojë të përhershme që të ju dërgoj para secilin muaj. Kështu është tradita në familjet e mëdha. Përderisa prindërit i kam ende gjallë do të më duhet të ju dërgoj të holla edhe vllezërve që jetojnë me ta. Dhe pastaj ...unë nuk kam thënë se të gjithë të huajt po e prishin këtë shtet por vetëm disa prej tyre...

- Do të thuash ata që erdhën pas nesh, apo?

- Po pra.

- E si erdhëm ne atëherë? A të kujtohet apo ke harruar?

- Më kujtohet, si jo. Por, ka një dallim këtu: Ne ikëm nga lufta me të huajt, këta nga lufta mes vete.

- Pse, ka ndonjë ndryshim? Lufta është luftë. Për të gjithë njësoj.

- Ohuuu ... mos më qaj kokën më. Unë durova mjaft. Tani do të dal të ju bërtas me zë të lartë tek dritarja e do të ju them: ‘‘Ej, Kollega, hier ist kein Istanbull’’.

- Jo, të lutem mos shko. Vendos dhe sonte pambuk në vesh dhe pas pak do të të marrë gjumi.

- Nuk dua! Nuk dua! Pse do duhej ta bëja? Këtu ka rregulla, e ato thonë se gjithmonë, e sidmos pas orës njëzet e dy të gjithë duhet të flasin me zë të ulët. E sheh, të gjithë banorët tjerë i kanë dritaret e mbylluara, vetëm e tyre është e hapur, andaj dëgjohen gjithandej.

 

Ai u vesh, zbriti shkallëve dhe doli në rrugë. Nga dritarja ende dëgjoheshin të qeshura, zëra plakash dhe fëmijësh. Dukej se në dhomën e pritjes ishin mbledhur dhjetëra njerëz.

 

Para se të vepronte u ndal dhe u mendua pak. Jo se kishte frikë, por mendja po ia thoshte se po të thërriste nga jashtë do ta merrnin për qyqar, të dehur apo të çmendur. Prandaj u afrua tek porta kryesore e ndërtesës, llogariti se cili mund të ishte numri i derës dhe kur llogaria i doli tamam, i ra ziles.

- Po, urdhëroni! - u dëgjua zëri i një vajze nga brenda.

- Jam një fqi juaji dhe desha të bëj një ankesë. Ka kaluar mesnata dhe unë ... ne... duam të flemë.

- Po mirë, pse nuk flini? Keni ndonjë problem? A mund të ju ndihmoj disi zotëri fqi?

- Dhe ... doni të thoni se nuk e dini arsyen pse nuk po flemë, ë? Kjo është shumë cinike. Injoranca juaj nuk ka kufinj, zonjë … apo mbase zonjushë…por, ju jeni nga grua dhe unë do të doja të flas me një burrë. A mund të bisedoj me kryefamiljarin tuaj, ju lutem?

- Patjetër. Një moment! - tha ajo.

 

Ai mund të dëgjonte se si ajo i foli dikujt: ‘‘baba, baba, a mund të vish pak, të lutem. Poshtë është një njeri i cili dëshiron të flas me ty.’’

- Me mua? Në këtë orë?

- Po. Dhe thotë se është me rëndësi.

- Mirë, po vij, zemër.

 

- Po zotëri! - u dëgjua nga ana tjetër e receptorit, - çfarë mund të bëj për juve?

- Të pushoni.

- Si, si? Nuk ju kuptova mirë.

- I nderuari zotëri N.N, unë jam një fqi juaji nga ndërtesa përballë dhe ka një javë që, prej kur ju jeni vendosur në këtë lagje, unë dhe gruaja ime nuk po mund të flemë. Në tërë lagjen vetëm ju dëgjoheni. Mbase atje nga ju vini është normale që të flitet me zë të lartë dhe të bësh dhe zhurmë edhe pas mesnatës, por këtu ….

- Këtu është ndryshe… e di - Foli burri me një gjermanishte të përkryer -  dhe ju kërkoj ndjesë. Sinqerisht! Nuk kemi qenë të vetdijshëm se po dëgjohemi edhe jashtë. - tha ai me një ndjenjë fajësia dhe u dëgjua se si u bërtiti të tjerëve në dhomë në gjuhën turke.

- Po dëgjoheni. Dhe atë shumë bile. Sidoqoftë, besoj se nuk do të ketë nevojë të vij prapë për këtë çështje. Këtu ka rregulla. Kuptuat?

- Po zotëri, ka rregulla, por dhe përjashtime ndonjëherë.

- Përjashtime asnjëherë. Këtu jo. Këtu ka ligj. Ka dhe polici. Nuk ka arsye të bëhet kaq zhurmë.

- Ja që për ne kishte një arsye dhe në këtë rast ajo është fajtore. Jo ne.

- Zotëri i nderuar...

- Kemail... mund të më quani Kemail.

- … zotëri Kemail … unë përndryshe quhem Dardan, nuk është mirë që …

- O, Dardan, Dardani, Kosova ... më falni, jeni shqiptar?

- Po, jam, dhe ,,,

- Po neve ju kemi miq ore. Mu ju jeni arsyeja pse ne këtu po festojmë.

- Zotëri, mos të hyjmë në histori se po u zhytëm atje mbase do të dalë se më shumë ishim armiq se sa miq.

- Jo ore jo, të lëmë historinë. Ju lutem, duhet gjithsesi të ngjiteni lartë dhe të pini diçka me ne. Ju lutem! Pastaj … ja po vij unë personalisht të ju marr poshtë.

 

Dardani mbeti i hutuar. Nuk po dinte se çfarë po ndodhte. Në çastin tjetër para tij u shfaq një burrë rreth të pesëdhjetave, i zeshkët, me flokë pak të zbardhura, me mustaqe, rroba elegante, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe. Zgjati dorën dhe u prezantua:

- Unë jam Kemaili, fqinji juaj i ri dhe tash dhe miku juaj.

- Mirëmbrëma! Është vonë dhe unë erdha vetëm të ju tërheq vërejtjen për ...për...

- E di, e di ... për zhurmën. Por, ejani lartë ju lutem dhe do të j’ua sqaroj të gjitha. Insistoj! Mos ma prishin, ju lutem!

 

Dardani shikoi orën:

- Gruaja po më pret ende. Më lejoni që së pari të bëj një telefonatë e pastaj ...

- Gratë, gratë! Nuk dukeni nga ata burra që kërkojnë leje nga gruaja për gjithçka.

- Ashtu është. Nuk jam i këtij soji.

- Atëherë, më vini pas, ju lutem!

 

Ku ata të dy hynë në dhomën e pritjes të gjithë të pranishmit u ngritën në kë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat