Agim Gjakova shpallet fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu” - Bota Sot
Agim Gjakova shpallet fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”

Kultura

Agim Gjakova shpallet fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 16:15
Pamje nga takimi

Shkrimtari Agim Gjakova është shpalluar sot fituese e çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilin e ndan kryetari i Komunës, Lutfi Haziri për arritje të veçanta në letërsi, në bashkëpunim me klubin letrar të krijuesve gjilanas ars klubin “Beqir Musliu”.

Fituesi është përzgjedhur nga juria e konkursit letrar “Beqir Musliu”, në përbërje: Sabit Rrustemi, Albina Idrizi dhe Nexhat Rexha.

Paraprakisht, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli së bashku me drejtoreshën e Kulturës, Deniza Limani dhe bashkëpunëtorët, ka bërë homazhe tek varri i kolosit të letrave shqipe, Beqir Musliu, në 75 vjetorin e lindjes.

“Vepra e tij letrare e patriotike, nuk do të humbet asnjëherë. Ai ishte një krijues letrar i cili kishte guxim të shkruante edhe përballë terrorit e regjimit të cilën e përjetonte populli shqiptarë. Veprat e tij të pavdekshme do të jenë përherë në mbamendjen e e shqiptarëve, duke gjetur frymëzim tek Beqir Musliu, sesi shkruhet bukur dhe mendohet lirisht pavarësisht presioneve e ndikimeve të regjimit. Me këtë rast e uroj fituesin, shkrimtarin Agim Gjakova”, ka deklaruar nënkryetari Arbër Ismajli.

Kryetari i ars klubit “Beqir Musliu”, Sabit Rrustemi, e ka vlerësuar lartë veprën e Gjakovës, duke thënë se çmimi në këtë rast është mëse i merituar.

Ai tha se është ruajtuar tradita nga viti 2004, për t’i nderuar të tjerët përmes jetës dhe veprës së Beqir Musliut.

“Agim Gjakova është një prej krijuesve tanë më prodhimtar, është autori i 10 -të vëllimeve me poezi, i 8-romaneve për të rritur, disa vëllimeve me tregime për fëmijë e të rritur dhe i disa skenarëve të filmave të realizuar”, ka thënë Rrustemi.

Në këtë ngjarje ka folur edhe djali i shkrimtarit Beqir Musliu, Iliriku, i cili ka falënderuar Komunën e Gjilanit dhe ars klubin për punën dhe për nderin që ia kanë bërë babait të tij.
Ideator i çmimit letrar “Beqir Musliu” është Ars Clubi “Beqir Musliu” nga Gjilani dhe ndahet për herë të katërbëdhjetë nga Komuna e Gjilanit.

Deri më tash, me këtë Çmim letrar janë nderuar: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu, Rexhep Qosja, Ramadan Mehmeti, Nehas Sopaj, Anton Nikë Berisha, Ramadan Musliu, Shaip Beqiri, Ramadan Rexhepi e Edi Shukriu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat