Shtyhet për muajin tetor Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “MonoAKT” - Bota Sot
Shtyhet për muajin tetor Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “MonoAKT”

Kultura

Shtyhet për muajin tetor Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “MonoAKT”

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 15:44
“MonoAKT”

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë “MonoAKT”, edicioni XII, i cili ishte planifikuar nga 18 – 22 qershor në Pejë, për shkak të pandemisë ky edicion do të mbahet nga 13 deri me 18 tetor 2020.

“MonoAKT” është ndër festivalet e veçanta dhe shumë të suksesshme ndërkombëtare e cila në përmbajtjen e vet ka tri Festivale: MonoAKT, MonoStripi dhe MonoAKT+.

Pos pjesëmarrjeve të artistëve të monodramës anë e kënd botës, në realizim e saj pos Shtëpisë Teatrore Filmike AKT, e cila është themeluese e Festivalit, Festivali MonoAKT është i anëtarësuar dhe në bashkrealizim të ITI-Qendra në Kosovë dhe është anëtare e IMF- Forumit Ndërkombëtar të Monodramës në Botë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat