Shikoj nën degë lisi,
gravuar në qiellin e kaltër
hënën e zbehtë praruar me rreze dielli.
Ëmbëlsisht ndiej gjallërinë e ditës së veshur beharore në tretjen e gëzimit të diellit përballë hënës lozonjare.
Shkëlqimi i tij rrezartë kishe kapluar madhërisht përqafimin e saj në mëngjesin e bukur, muajit të qërshive.
Pasioni i dashurisë diell - hënor, ringjalli ndiesinë e buzëqeshjes moti të harruar.