Burdushi i Luginës... - Bota Sot
Burdushi i Luginës...

Kultura

Burdushi i Luginës...

Nga: Sevdail Hyseni Më: 20 qershor 2020 Në ora: 09:34
(Karikatura nga interneti e përpunuar)

Një Burdush me prognozën "fejk",

I ka shtrirë krahët porsi një lejlek!

 

Me sqepin e gjatë e këmbët si shtizë,

Provon Bujanocin ta fundos në krizë!

 

Shan e shpif me rend çka i del përpara,

Sidomos n'zgjedhje kur shtyhet në gara!

 

Tani veç kur jemi në heshtjen zgjedhore,

Askush nga premtimet s'mbetet pas dore!

 

"Ujku do mjegull", mirë pat thënë urata,

Lulëzon tugjarllëku kur pushon fushata!

 

Vota jonë e shenjtë është vënë n'spikamë,

Të dielën tregohen, pelat në "marhamë"!

 

Për n'vendin e parë të gjithë i merr malli,

Kësaj radhe Burdushit s'i buzëqesh falli!

 

As n'ëndërr pushtetin nuk ka për ta parë,

Çka mendon të dielën nuk i del n'pazar!

 

Kështu është politika, arti me shumë bujë,

Nuk shkon gjithmonë kungulli përmbi ujë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat