Katër ditë pa ty, Albert!

Kultura

Katër ditë pa ty, Albert!

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 17:32
Pamje nga varrimi

Katër ditë sa katër javë,
Sa katër muaj,
Sa katër vjet,
Sa katēr shekuj.
Aq shumë na mori malli për TY, Albert !
Shumë po na mungon prania jote, Albert,
Po na mungon fjala jote,
Po na mungon rreshti e shkrimi YT, Albert,
Kafeja kur e pijshim bashkë,
Bisedat për sportin,
Për politikë,
Për punën,
Për shokët,
Për shtetin,
Për familjen,
Për shkencën, kulturën e artin,
Për të gjitha ishte kënaqësi të bisedoje me TY, Albert !
Mësonim shumë gjëra të reja prej teje, Albert !
Nuk po mundemi të pajtohemi me mungesën tënde fizike,
Gjithmonë do të të kujtojmë,
Gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona,
Mbetesh shembull i sjelljeve të mira,
Shembull i një djali të përgatitur e të gatshëm për sfida,
Ne prisnim të uronim për punën e re,
Prisnim rezultate prej teje,
Prisnim fajesën tënde,
Dasmën tënde,
Nuk e prisnim ndarjen.
Nata e 16 qershorit ishte e rëndë,
Aksidenti ishte fatal,
Gjithmonë do të të kujtojmë bashkë me Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.
Lamtumirë Albert !
Shpirti YT, le të prehet në parajsë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat