Sikur ta dije

Kultura

Sikur ta dije

Nga: Valbona R. Hadri Më: 23 qershor 2020 Në ora: 19:28
Valbona R. Hadri

Bëhem  sikurse nuk di asgjë

Ndërsa ti sillesh vërdallë meje duke më kërkuar që të jem lot në syrin tënd.

 

E unë e lënduar në heshtje

nuk mund të nxjerr asnjë  fjalē të vetme.

Në shoqërim me pika shiu shikoj dritarën e dhomës tashmë  të bërë  imazh mishërimi i një dashurie të pafund.

 

E vetme,

Pres fjalën tende të ikur nga vitet .

E dua shikimin tënd që ma trazon brishtësinë e shpirtit.

 

Tundimi  pa forcë në kërkim të qetësisë  më vë në duart e engjëjve për të më ofruar të paktën  një moment dëshire se prapë jemi takuar.

 

Mosprania jote  merr me vete  buzëqeshjen  e shkrirë  me daullet e këngëve mbetur të pa kënduara.

 

Heshtë në nëtët e qeta pa gjumë pa  guximimin të ta them  

Sa shumë më mungon .

Ah, sikur të më shihje dhe ta kuptoje se brenda meje je vetem TI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat