Lojcake - Bota Sot
Lojcake

Kultura

Lojcake

Nga: Ramiz Spahiu Më: 4 korrik 2020 Në ora: 17:10
Ramiz Spahiu

Lojcake, e bukur siç je

mos luaj me sy, me gojë

kujdes, të lutem lojcake

me buzët, me sytë s’ka lojë.

Lojcake, me gropëzat në faqe

kujdes me buzët, kur qeshë

me zërin, me sytë, me flokun

zemrën përballë çonë peshë.

Lojcake, me flokun, me krrelat

mos mbulo faqet, sytë

shikim i syrit mes krrelash

plagos një zemër, e mbytë.

Lojcake, me at’ qepallë

e shpon zemrën përballë

kujdes lojcake, mes hollë

zemra të mbetet në dorë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat