Heshtën rrufetë e tmerrit
S'gjëmojnë, s'shkrepin
S'uturojnë...
Ranë në pikëllim errësire
E do të vdesin
Mëritë e zënkat
Po vjen PAJTIMI I GJAKUT
Po vjen BASHKIMI I GJAKUT
Lulëkuqet pranverojnë kuq e zi
Nëpër Luleparqe
Ç'stuhi shpërtheu nga imja zemër
Shqipëri, U LARTËSOFTË te yjet yti emër