Prishtina dhe Ali Podrimja

Kultura

Prishtina dhe Ali Podrimja

Nga: Skënder Karaçica Më: 22 korrik 2020 Në ora: 07:07
Skënder Karaçica

Në mëngjes në mesditë

parakalonte sheshit në Prishtinë

Ali Podrimja

në mesin e njerëzve të tij

prej aty merrte me vete metaforat

Kosova-është gjaku im që nuk falet

 

Në mëngjes në mesditë

të shkallët e teatrit në Prishtinë

Ali Podrimja

në mesin e njerëzve të tij

sonte shfaqet drama e Kosovës

me autorin larg në Francë

Lum Lumi ëndrra e fundit

 

Prishtina dhe Ali Podrimja

sa na mungon vargu idhnak

sonte ndezim qirinjtë

për të bër dritë në shesh

për t`i parë më mirë 

njerëzit e tij në mote

plaga nga kafshimi i qenit

 

Ali Podrimja zë i tokës

sonte na mungon me vargun

sonte na mungon metafora

kur merrnin thirrjen e qiellit

ushtari ynë kryengritës

për diellin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat