Një ditë do t`më gjesh

Kultura

Një ditë do t`më gjesh

Nga: Vlora Rexhaj –Prizeren Më: 27 korrik 2020 Në ora: 12:41
Vlora Rexhaj –Prizeren

Një ditë do t'më gjesh

Në aromën më të bukur pranverore

Mbështjell me flladin më t' freskët të oqeanit

Trupin mbuluar me gjethet më të bukura të stinëve

Do t'më gjesh ulur në pragun e hënës

N'pëlhurë të çëndisur t'Penelopës

Duke thurur për ne mallin dhe kujtimet

Nën tingujt e Orifeut

Do të më gjesh edhe në netët e thella pus

duke ndezur për ty copëzash meteorësh

n'cepin më t'thellë t'shpirtit tend

E kur nata zbardhet

N'krah pulëbardhe do të kthehem

Të vi tek ti të mbështjell plagët e mallit tonë

me nektarin e brishtë të shpirtit

Gjithmonë do t'më gjesh !

Sa herë do t'më kërkosh

Do t'ringjallëm për ty

si feniks nga pluhuri i lotëve t'mij!

E buzëdjegur malli yt

Do t'ndahet n'mes dy trupash

N'mes dy shpirtrash

N'mes dy dhimbjesh.

AMSHIM

Në këtë muzg po të kërkoj

Mbërthe trupin me krahët tu

Eja pa trokitur,pa bëza

Eja se unë të pres

nën strehën e këputun të shpirtit tim

Nën qiellin e yjeve amëshor

Le të dergjem në prehërinë tënd

Si dergjen buzëshkrumbuarit në shketëtirë

Eja,amshim!

Se të pres në honin e hapur të shpirtit tim

Me melodinë e kangëve të pa këndume

Të stinëve të jetës

Eja se jam në hall e mall veç për ty

Amshim!

TË KËRKOVA

Të kërkova rrugëve t'qiellit

N'mes stuhish që shpirtin m'vran

Të kërkova brigjeve t`diellit

Atje ku afshi yt lotin ma thanë

Të kërkova mes valëve t'kaltëra

Puhizë malli kurrë s'mu shua

Edhe në vesën e mëngjesit

Shpirti im mbeti trazuar

Të kërkova n'mes dy botërash

N'mes dy trupash ,n'mes dy ëndërrash

Të kërkova por kurrë s'të gjeta

Emri yt peng i harruar.

Kemi lindur unë dhe ti

Në ditën ëndërrimtare

Unë dhe ti lindëm natyrshëm

Njeri në sferën qumështore

Tjetri në atë shterpë

Ti dhe unë ecnim në rrugën e Kumshtrit

dorë më dorë dhe numëronim galaksit

Sa herë ti dhe unë shikonim hënën

Ajo përgjakej atëherë ti dhe unë kafshonim buzët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat