Të shndërruar në legjenda...

Kultura

Të shndërruar në legjenda...

Nga: Zymer Mehani Më: 2 gusht 2020 Në ora: 09:04
Zymer Mehani

Tani përmbi ta fluturojnë shqiponjat e lira e me kurora lulesh u bëjnë nder nxënës, studentë, bujq e fshatarë. Atyre as vdekja s'pati ç't'u bënte, veçse i përjetësoi.

Kullat e Prekazit

Djepi i Vajnikut

Turuqica e Llapit

Mali i Pashtrikut

Gur-kufiri i Koshares

Kullat e Gllogjanit

Malet e Berishës

Dhimbja e Reçakut...

janë kujtimi ynë i pashlyeshëm, dhembja dhe krenaria jonë kombëtare.

Të gjithë këta trima, kësaj Toke i falën jetën. Kanë malin e vet, kodrën e vet, kullën e vet, trëndafilin e vet, por prej tyre ndënjëri ende s'e ka as varrin e vet......e kjo si në legjendë, është dhe realitet. Këta trima kanë kurorën e vet dhe gurin, majen e vet dhe brinjën, krenarinë dhe dhimbjen, varrin e vet, rrasën dhe epitafin,., Mbi supe bartin lavdinë përjetësisht!

Atdhe, për të të treguar sa shumë të deshën, si  bëhet,

kur dashurinë për ty e patën të palëkundshme si malet!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat