Kur të vish

Kultura

Kur të vish

Nga: Zymer Mehani Më: 8 gusht 2020 Në ora: 18:13
Zymer Mehani

Do të çelin lulet
Kur të vish sërish
Gurgullimia e lumit
Prapë qetësinë do prish

Dhe zëri i gushëkuqëve
Prore do t’ buçasë
Kurrë në zemrat tona
S'do të ketë maraz

Në dallgët e jetës
Ti do rrish me ne
Porsi dallëndyshja
Në t'ngrohtën fole

Prore n' shpirtin tim
Je margaritar
Mbretëreshë n'timen zemër
Më i shtrenjti thesar

Kur të vish tek unë
Do të mbushem me gëzim
Dhe valle do t'hedhim
Deri në agim

Kur të vish tek unë
Lulja do të çel
Do t' ketë kuptim jeta
Pasha qiell e diell

Këngët do t'i këndoj
Do të shtrëngoj fortë
Të lumtur do të jemi
Bashkë në këtë botë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat