Cikel poetik nga poeti Osman Shala

Kultura

Cikel poetik nga poeti Osman Shala

Nga: Osman Shala Më: 10 gusht 2020 Në ora: 07:33
Osman Shala

ATDHEU

Për atdhe mos të dhimbet jeta,

Mos kurse asgjë me vlerë,

Nuk të don kush si nënëveta,

Me punë të mbara kur i sjellë nderë.

Ta don punën dhe të jesh i fjalës,

Që për komb dhe atdhe,

Për detyrë t’ia caktosh vetës,

Me dhënë jetën si me le!

Punës mirë t’ia kesh zanat,

Shumë kush me ta pasë lakmi,

Të punojsh me ditë e natë,

Por t’më duash që në fëmijëri.

Mos të tradhton mendja aspak,

Me gjak të pastër ndër damar,

Gjuha ëmbël me të pre si shpatë,

dijnë mirë së je shqiptar.

Dhe në luftë këto i pata,

Mendjen ndritur, ballin lart,

Ndër rrugëtime pa frikë i barta,

Për këtë ditë sot, ditë të artë!

GJUHA SHQIPE

Gjuhë e lashtë bilbil ndër mote,

Rrënjët që në kohën pellazgjike,

Ishe vetë mbretëreshë e kësaj toke,

Kudo në trojet ilirike!

Fjalë t’arta ka gjuha jonë.

Gjuhë e parë që në kohra të lashta,

Mëmë e të gjitha gjuhëve tjera,

Mirë e ruajtur në këto treva.

Gjuhë që linde bashkë me ne,

Na tregon së jem shqiptar,

Dhe fjala e lashtë homerike,

I përket gjuhës shqipe.

Gjuhë e mëmës me shumë vlera,

Edhe mbretër dhe mbretëri,

Në mbishkrime dhe monedha,

Të ruajnë ty me krenari!

Me vlerë je dhe do të mbetesh,

Nga lashtësia, baraz hyjnore!

Gjuhë e dritës, gjuhë e Shkabës,

Për ne mbetësh e dashur prore!

Respekt të kemi për gjuhën ëmë,

Ta flasim drejtë, bukur ta shkruajmë,

Gjuhën shqipe, gjuhë shqiponjash ,

Si sytë e ballit duhet ta ruajmë!

Ta flasim bukur si na ka hije,

Me fjalë të huaja mos ta damtojmë,

Grek as Sllav ne nuk jemi,

Kurrsesi turk as arab!

SH Q I P O NJ A

Shqiponjë o shpend i bekuar,

Kush guxon para me të dalë,

E shëtit gjithë Shqipërinë,

S’pat kufi që mund të ndalë!

Që kur isha i vogël fëmi,

Shkathtësinë tënde mirë e mësova,

Mbi krahët e tu për lakmi,

Male e bjeshkë me ty i kalova.

Shpend shkabë me kthetra të forta,

Sqep të kthyer simbol trimërie,

Krahtë e gjatë të mprehtë si shpata,

Në qiell të kaltër shënjë lirie.

Kahdo shkova aty të gjeta,

Fort të dua kudo që të jesh!

Lart mbi male e përmbi shkrepa,

Në këto troje je mbretëreshë.

U bën roje trojeve të veta,

Në troje etnike je Zot i parë,

Ta din shqiptari, ç’është e vërteta,

ti e muarem emrin shqiptar.

V E N D L I N D J A

Në vuajtje bashkë me ty u rrita,

Ashtu si dhe prindërit e mi,

Në ty të gjitha të mirat i arrita,

Askush s’më don më shumë së ti.

Ti më je palca e atdheut tim,

Vend më të dashur së ti nuk ka!

S’të ndërroj me lindje as prendim,

Gjitha të mirat për ty i kam ba.

Në thellësi të kësaj toke rrënjët si lis,

I kam ngulitur thellë, mu në zemër të saj,

Të ruaj me dashuri e djersë t’ujis,

Mos të lëshojë kush më lotë as vaj!

Çdo ditë që vjen më e bukur më je,

Të gjitha të mirat në ty i shijova,

Që nga dita kur kam le,

Gur i rëndë në ty peshova.

Me respekt dhe besnikëri,

Reliket e mia do t’i dhurojnë,

Të m’i ruajsh me dashuri,

Në gjiun tënd do të më pushojnë!

BJESHKA

Shumëkush ty ta ka lakmi,

Me të mëdhatë bukuri.

Veç armiku ta ka zili,

Pse po ikë prej saj tani?

Fshatrat mbushur me shtëpi,

Mbuluar fushat me bagëti,

Tufa - tufa në bjeshkë e vërri,

Kopshte të mira që unë i di.

Pse nuk rri këtu edhe ti,

Në këto bjeshkë plot bukuri?!

Fëmijë të shëndosh këtu lindi nëna,

Me armë në krah dhe jatagana!

Orë e zana këtu e kanë folenë,

Për këto troje e kanë bërë benë,

Kurrë vetëm mos me të lënë,

Me i dalë zot anë e mbanë.

Edhe i vdekur këtu më i dashur m’je,

Në këtë tokë të bekuar lind përseri,

Të koka një gurë të bardhë ta ke,

Kurrë nuk vdes veç ke me u përtri!

Me krenari do të na kujtojnë,

Mendjendriturit për ty shumë dhënë,

Fjalë e besë nga kjo e trashëgojmë,

Bjeshkë me Nam gjithë na kanë thanë.

Bjeshkët e Namës n’Alpet tona,

Kush ju nemi ju thaftë goja,

E gjuhës shqipe fjalë e jona,

Kuptimplote me pesë shkronja.

Pa më thuaj ore i shkretë,

Kush e nem vendin e vet?

S’është në traditën e shqiptarit

T’i mallkoj trojet e të parit.

Nëpër luftra kanë bërë Namin,

Për atdhe dhe troje të veta,

Pa e lëshuar kurrë istikamin,

Gjithë me huta në këto shkrepa.

N E Q I N A T I

Bjeshkës time emrin t’ia dini,

Vend më të bukur pak kund ka!

Që kur ishte Ndre Martini,

Neqinat emrin ja tha.

Dhe më parë në këtë malësi,

Dual bariu me dhenë e dhi,

Ta kaloj vetëm një natë,

Tre muaj ditë nuk ra në vërri!

Aty punoj dhe një konak,

E kaloj verën me bagëti,

Dëbanë e vathna për merak,

Se tremb ujk as ari!

Të gjitha vendet në këtë anë,

Dëbanët dhe Rrugat e Malësorit,

Që atëherë këta emra i kanë,

Nuk i ndërruan për asfarë zorit.

Historinë ta tregojnë vetë,

Ashtu si Ndreu u ka thënë,

Nga tre muaj dalim përvjet,

Vend i bukur lezet me të lënë!

Del dreljani me bagëti,

Ujë i ftohtë dhe bari i butë,

Nuk i bëhet me ra n’vërri!

Djathë e mazë i han për bukë!

Në këtë bjeshkë të bukur me çetinë,

S’rri më shumë së Ni-qin-natë,

Me të shpejt bora ia mbërrinë,

Për këte i thanë, NEQINAT.

GURRA E DËBANIT

Afër gurrës, mu n’atë lëndinë,

Në ato troje më lindi nëna,

Ditë e natë me gurgullimë,

E shëndrisin dielli dhe hëna.

Ujë i ftohtë e i kthjelltë si loti,

Nga rrënjët e lisave del si ngjalë,

Freskinë nuk ia ndërron moti,

Kur ta pijsh të bie në ballë.

Të gjithë me ëndje në ty ujë pijnë,

Prajshëm, mu si në gjirin e nënëlokës,

Por si foshnjat në jetë kur vijnë,

E shuajnë etjen në këtë rrënxë të bokës.

Këtë ujë të ftohtë bjeshka na fali.

Vijnë dhe fëmia e Kodrës Koçesë,

Marrin ujë në këtë rrënxë mali,

Turrë e vrap, pa përtesë!

Mu si zogjve të dallëndyshes,

Këngës larg po i ndihet zani,

T’ua shuajnë etjen gjyshit e gjyshes,

të ftohtë u qojnë të dëbani.

Ëmbël më rrëfen shoku im poeti,

Për fëmijët e tyre, dreljanë t’asaj anës.

Të gëzuar më thonë: Baci Ali,

Po shkojmë të Gurra e Osman Ramës!

Emër të bukur i paskanë dhënë,

Së gjithmonë Osa mirë i pretë,

Turrë e vrap vijnë në këtë anë,

Porsi pëllumbat në fole të vet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat