Dua

Kultura

Dua

Nga: Zymer Mehani Më: 12 gusht 2020 Në ora: 07:09
Zymer Mehani

Dua të bëhem
Shigjetë e hark
E të ik
Larg e më larg.

Dua të bëhem
Dru e gur
Të mos vuaj
E t'mos flas kurrë

Dua të bëhem
Zog a flutur
E t'fluturoj larg
Për të humbur

Dua të bëhem
Këngëtar a poet
E t'u këndoj zemrave
Që janë në siklet

Dua të bëhem
Trim e luftëtar
Edhe kundër vetes
Të dal fitimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat