Sipas vendit, bëhet kuvendi

Kultura

Sipas vendit, bëhet kuvendi

Nga: Fatmir Lohja Më: 12 gusht 2020 Në ora: 08:11
Fatmir Lohja

E lamë me Gimin, pas mësimit ,të takoheshim te fakulteti, ku jep mësim. Doli nga auditori fiks në kohë. Dukej në formë.

Më eci mbarë sot. Jemi një popull i zgjuar, me tradita të lashta kulturore, - nisi të më trajtojë si student.

Sot t’u mbush mendja, - ia kthej në vend.

Sapo mbajta një leksion për shprehjet popullore të kombit tonë. Studentët me ndoqën me vëmendje. Edhe ata kujtuan shumë shprehje popullore nga krahina të ndryshme.I mbajta të tëra shënim .Janë burimore, me filozofi shumë domëthënëse brënda.

Tana!Tana!

Të tëra.Të tëra. Një për një i kam shkrojtur në bllok.

Morëm kodrat, për të dalë nga Fakulteti i Filologjisë, te diga e liqenit artificial . Ajrin e pastër të pylli të dendur, e ndote vetëm akustika e Gimit, se zogjtë këngëtarë kanë kohë që e kanë braktisur Tiranën. Nga entuziazmi nuk pushonte burri. M’i citonte në varg shprehjet popullore. E pashë dy- tre herë në dritë të syrit. Vazhdonte me të veten . Bënte sikur nuk e kuptonte mesazhin tim. Eshtë pedagog pasionant. Jam krenarë që e kam mik, por ka një cak.

Kanë edhe shumë budallalleqë ,- ia ndërpreva entuziazmin nacionalist.

O Gomar!- me ra në sy menjëhere që i rrëshqiti, se u skuq në fytyrë si speci gogozharë .

“Më trego me ke rri, të tregoj se kush je !”- i ndënja gati me shprehje popullore.

Je bërë kapadai i madh këto kohët e fundit,- dhe ndaloi.- Edhe për shprehjet filozofike, brilante, të kombit tonë, kaplloqja e jote kërkon t’u bëjë vërejtje? Po më zhgënjen më të vertetë!

Meqë e nise me gomarin, ku e ka zgjuarsinë, bukurinë, filozofinë, shprehja popullore :” Mos i bjer samarit, por gomarit !”

U shtira sikur u nxeha nga fyerja . Në fakt ,doja t’I tregoja, se nuk je më në auditor. Nisa ta tjerr, pa i marrë leje Gimit. Shtrova pyetjen: “Si mund ta mbështes një shprehje , kur ajo është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, për mbrotjen e kafshëve? Se është fat i madh ,që kjo këshillë e “vyer” e popullit tonë, nuk ka arritur ende në tryezën e BE-së. U mundova t’i mbush mendjen, se në listën e gjatë të kushteve për integrim Europian, do të na shtonin edhe kushtin për të mos i rrahur më veshgjatët. Europa ka respekt të madh për gomerët, ndërsa ne këshillojmë t’i zhdepin në dru mjeranët !? Të drejtë kanë europianët, se është kafshë punëtore, me kosto të ulët. Kur e ngarkon ,shkon direkt në shtëpi, pa u habitur rrugëve si katundari qefli. Inxhinjerët e rrugëve, zgjuarsinë e sojit të tyre e përdorin për projektimin e rrugëve të reja malore, ndërsa ne fyejmë shokun me rracën e tyre !?

Me pa disa herë nga maja e flokëve , deri te maja këpucëve, me përqendrimin e një mjeku psikiatër. E pashë mirë, që gjatë asaj kohe, por vriste mendjen, për të më dhënë një përgjigje dermonjëse. Mesa dukej, ishte i bindur , se unë nuk e dija , se gomari është frymor, dhe samari jo frymor!? Se filozofia popullore, kërkon të na mësojë, që të merremi me thelbin e çështjes , dhe jo me dukjen e saj, ….

Populli thotë:” Për një dorë kashtë e vret samari gomarin.” – e ndërpres.- Zotni Gim, në këtë rast çfarë përgjegjësije mban i mjeri gomar?

Nuk levizte nga vëndi. Shihte majtas, djathtas, lart, poshtë, për të mbledhur kallaballëkun, për të më dhënë një përgjigje të saktë. Dha shumë argumenta, por në fund e pranoi , se në këte rast fajin e ka katundari, pra as samari, as samarxhiu, as gomari.

Shkodrani thotë: “A je i marrë, a të vrasin këpucët?” Ma gërsheto pak me dy shprehjet e mësipërme?- e gjuaj ,pa e lënë kohë të mbushet më frymë mirë.

Sipas shpjegime të tija, në këtë rast përgjegjësinë e mbante samarxhiu. Nga mungesa e profesionalizmit e ka bërë samarin më të vogël, për trupin e gomarit.

Pra , sipas teje, nga tre shprehjet që cituam ,në dy raste , populli e mbron të ngratin gomarë,- i bëra rezumenë, duke mbajtur me veshtirësi të qeshurën . – Po shprehjen pupullore:” Sheh rrushi ….. , - e ndërpreva fjalinë, se kinse po ndizja cigarën, por me qëllim për t’i hapur grackën.

“Sheh rrushi rrushin dhe piqet”. Eshtë e vjetër , e bukur, filozofike, për edukimin e rinisë, …. - ra me të dy këmbët brënda në grackë.

Nuk doja të citoja shprehjen që thatë ju ,por:” Sheh rrushi - kumbullën, dhe piqet fiku në majën e qershisë!? Mund të ma shpjegosh këtë perlë?

Kjo nuk eshte shprehje popullore,- e mohoj me seriozitetin maksimal

Eshtë shprehje e humoristësh. Po humoristët nuk i konsideron popull?-e cys përsëri.

Qënke në formë sot.

Sapo erdha, pas marrëzive tuaja. Nuk jam studentet. Jemi bashkëmoshatarë, miq të mirë. Besoj se e di porosinë e popullit tonë :”Sipas vendit bëhet kuvendi !”Ec, se na le në mes të pyllit!

A i marrë jam, që merrem me ty, - dhe Gimi nisi të qeshë me zë të lartë, duke u çapitur në shtegun e ngushtë.

Pas këtij pohimi, mos i bjer më vetës në qafë kot! Për sot, hera e parë që po me dukesh i zgjuar, duke më kujtuar Gimin, që kam mik të mirë.

Ma more kafen me bisht.

Kafen me bisht, ma ke premtuar që dje, prandaj po më del shpirti në këto rrugë dhishë. Lërë bishtin! Hiqe kafen! Porosit ndonjë copë djathë, mish, ose ndonjë kokërr peshk, sipas parave që ke në xhep! Të jap fjalën, se do ta mbështes inisiativën tënde të guximshme!- i rri gati.

E harruam lokalin, se diskutuam shprehjen popullore të “Dajakut”.Edhe profesor Gimi nuk e kishte të qartë, se Dajaku vjen, apo të çdon në xhenet.E shkrojti në bllok, për të ma sqaruar një herë tjetër. Më pas qartësuam se kush është xheneti, xhehnemi, parajsa dhe ferri. Shprehja ka edhe nje kontraditë të madhe. Atë që ushtron dhunë, në jetën tokësore qeveria e fut në burg ,dhe në jetën shpirtërore e ka vendin e sigurtë në xhehnem!? Pra , dajakaxhiu, është hero, kriminel , apo marrok!? Po ateistët, që nuk e njohin jetën e përtejmë, pse duhet të hanë dajak në këte jetë!? Një Perëndi e di, se çfarë hoqa për t’u ndarë nga Gimi, kur arritëm pranë shtëpisë sime!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat