Jetoj në këtë vend

Kultura

Jetoj në këtë vend

Nga: Kasim Qafleshi Më: 14 gusht 2020 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Po jetoj në një vend pa vend,
në një vend ku mbes pa mend.
Në një vend pa të vetmen shpresë,
me dilemë të jetoj apo të vdes.

Po jetoj në një vend të kapur,
këtu ku varrin vet duhet hapur.
Në një vend që të vret politika,
këtu ku mbizotëron vetëm frika.

Jetoj këtu ku të nxinë jetën katili,
të vrasin e të vajtojnë me lot krokodili.
Këtu,ku hero shpallet tradhëtari,
e në ballë të shfaqet si i pari.

Po jetoj në një vend të larë me gjak,
këtu ku pushteti të hynë në hak.
E pa bërë gjë të thonë hajduk,
dhe të pijnë gjakun me pambuk.

Po jetoj në një vend ku luajnë me fatin,
këtu ku i pasuri e zhvatë të varfurin.
Ku edhe djersën e ballit ta njollosin,
mundohen,për së gjalli të t'groposin.

Po jetoj në një vend përplot dallavera,
këtu ku plumbi të pret tek dera.
Në këtë vend ku vajton nënë e mjera,
e dallëndyshes i ndalohet pranvera.

Jetoj këtu i mbështetur për muri,
ku në vend të bukës të dhurohet guri.
E që lutesh të vie dhe dita e kijametit,
kur vendin e tradhëtojnë të Parët e Shtetit.

Po jetoj në këtë vend përplot baltë,
ku "të mëdhenjtë" vjedhin në asfalt.
Këtu,ku militanti ta vjedhë votën,
në mbrëmbje për gosti cakrron gotën.

Jetoj në këtë vend ku të mbytë uria,
këtu ku vetvetiu të vret edhe liria.
Ku nëna ska as miell në magje,
e lypsarë shikojmë në çdo lagje

Jetoj në këtë vend ku ska as drejtësi,
e drejtësi të ndanë e "madhja mafi".
Për fjalën e lirë të mbyllin në qeli,
Por mos pyesni nga po ik kjo rini ?!

U lodha në këtë vend pa vend,
këtu ku i padituri të jep mend.
Vazhdoj të jetoj pa kombësi e i pa fe,
Çdo çast më ndjek thënia e vjetër,
"Sot je,nesër nuk je".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat