Kur romanet shkruhen në stilin e serialeve turke?!

Kultura

Kur romanet shkruhen në stilin e serialeve turke?!

Nga: Dibran Demaku Më: 13 shtator 2020 Në ora: 18:25
Dibran Demaku

Kur kam kohë të lirë ulem e shkruaj!-më tha një mike derisa po shkruanim bashkë në msn.
-Çfarë shkruani,kujt i shkruani?-e pyeta unë nga kërshëria.
-Shkruaj letërsi!-ma ktheu ajo flakë për flakë.
-Do të thotë shkruani poezi-ia ktheva unë duke menduar se të gjithë ata që janë marrë me krijimtari,në fillimet e tyre kanë shkruar poezi.
-Jo,poezi nuk kam shkruar asnjëherë,sepse nuk di të shkruaj vargje.Dhe pasi pushoi pak vazhdoi:Unë shkruaj romane!
Njëherë më shkoi mendja se po tallej.Nuk dika të shkruajë poezi e dika të shkruajë romane.E shikova edhe njëherë ëmrin dhe mbiemrin e saj.Nuk më kujtohej ta kisha dëgjuar apo kexuar këtë emër në asnjë gazetë,revistë apo portal të ditëve tona.Thëniet e saj se nuk di të shkruajë poezi,por di të shkruajë romane po e ngacmonin edhe më tutje kërshërinë time.

Disi nuk më besohej se ato që shkruante ishin të vërteta.Dhe kjo për faktin,se të shkruash roman do të thotë se së pari duhet ta dish bukur mirë teorinë e letërsisë e pastaj të shkruash roman,për çfarë kisha mëdyshje se ajo e dinte?!...
-Si duket ti nuk po më beson për çfarë po të shkruajë!-më shkroi ajo,derisa unë po mëdyshësha që t‘i thoja se mos po tallej!
-Unë e kam botuar një roman dhe të dytin e kam nga përfundimi!-sikur më zgjoi ajo nga mëdyshjet që kisha.
-Urimet e mija më të sinqerta për romanin e botuar!-i shkrova ashtu në mënyrë krejt mekanike,sepse ende nuk po u besoja atyre çfarë po lexija.(Harrova të cek se ditë më parë më kishte thënë se kishte mbaruar një shkollë në vendlindje,që nuk kishte të bënte asgjë me letërsinë).

-Nëse do që ta kesh romanin tim,m shkruajë adresën dhe ta dërgoj.Do ta shohësh dhe do ta shijoshë vetë se sa bukur shkruaj!-sikur e përfundii bisedën ajo.
Ia shkrova adresën time dhe pasi shkroi një flm,iku.
Pas pak ditësh në kutinë e postës së shtëpisë ku jetoj më erdhi një pliko e madhe.Në atë pliko ishte libri i saj që ajo vetë dhe shtëpia botuese e quanin roman.

Mora ta lexoj.Që në rreshtat e parë e kuptova se është një tregim i gjatë,i shkruar në stilin e përrallës ku fillim e mbarim rrëfimi nuk ka të ndalë dhe as ndonjë thyerje,por rrëfim i autores për jetën e saj.Ngjaret që rrëfen në mënyrë lineare,janë të një stili që i shkruan edhe ai që nuk ka shkruar asnjëherë më parë!Gjithnjë në vetën e parë,gjithnjë në stilin i thash më tha?!...

Tregim i gjatë,i mërzitshëm,me një stil të pa stil,të cilin autorja dhe shtëpia botuese e quajnë roman për ta zgjuar kërshërinë e kexuesit.Kapitujt shënohen kot,pasiqë ngjarja shkon në mënyrë lineare,pa ndonjë thyerje të rrëfimit!
Meqë tema e tregimit të gjatë ishte e veçantë,i bëra një shkrim vlerësues,duke i cekur të metat që kishte....

Nuk vonoi dhe autorja,romanserja,siç duket e entziazmuar nga shkrimi vlerësues për librin e parë,do të dërgonte edhe librin e dytë në adresë timen.(Ditë më parë do të më shkruante se romani i dytë do të më pëlqente se s‘bënte.Dhe atë për ngjarjen që rrëfehet në të!).

Për kërshëri mora ta lexoja.I njejti stil,rrëfim linear si në përrallë.Autorja e rrëfen ngjarjen si përrallë dhe e shkruan ashtu siç do vetë,larg të vërtetës,larg realitetit.Siç duket e frymëzuar edhe nga telenovelat turke,ngjarja e tregimit të gjatë (që autorja e quan roman)e përfundon me fund të gëzuar ashtu siç përfundojnë telenovelat në fjalë!...

Mbase tregumi i gjatë (që autorja dhe shtëpia botuese(shtëpi botuese i thënqin) ndokujtë edhe nund t‘i pëlqejë si ngjarje.Si ngjarje që  mund të ndodhë vetëm në përralla dhe në seriale turke dhe jo kurrë në realitetin jetësor!...
Në ditët e sotme të kësaj demokracie të shpifur,botohet e publikohet gjthçka!Mjafton që ai që shkruan(çfarëdo që shkruan)të ketë lekun dhe shëpitë botuese(jo të gjitha)të bëjnë poetë,romansier,dramaturg,edhe kur nuk je i tillë apo e tillë?!...

Ajme,ku ka përfunduar letërsa jonë,letërsia shqipe ?!-të thonin shkrimtarët e Rilindjes sonë kombëtare sikur të kishin mundësi të lexonin krejt çfarë shkruhet dhe botohet këtu tek ne...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat