Republika e Çamërisë rrit pavarësinë e atdheut

Kultura

Republika e Çamërisë rrit pavarësinë e atdheut

Nga: Atdhe Geci Më: 15 shtator 2020 Në ora: 14:22
Atdhe Geci

Midis çamëve dhe shtetit grek të fanariotëve ka rënë gjak i palarë gjenocidi që çamët dhe Çamëria të jetojnë së bashku në Greqi!

Ky mendim jo aq i zakonshëm kudruall shtetit tiranik të Greqisë ndaj çamëve dhe arvantiëve etnik është nga mendimet e mëngjesit për zgjidhjen e çështjes çame . Mendimet e mbrëmjes nuk i kuptoj. Çamëria, folea e antikëve pellazgo-shqiptar shtrihet nëpër të tëra kohërat e antikitetit shqiptar. Në Tebë, rrethi Atikës u lind Iliria në saje të djalit të mbretit të Kadmit, Ilirit.

Koha është të thuhet e vërteta kundër gënjeshtrës mijëvjeçare greke ndaj antikës sonë. Folea e lundërtarve çamë të detërave, folea e çamëve fluturues të hapësirave, folea e mjeshtërve çamë e arvanitë të Akropolit të Athinës, të Piramidës së Kepsit, dhe vendlindja e dy perëndive të nderuara shqiptare dhe gjithëbotërore, Thotit, dhe Zeusit, janë rrënjët shqiptare të Shqipërisë së lashtë në Krahinën e Çamërisë e më gjerë.

Është lajm i mirë se çamët lundërtar të detërave dhe çamët fluturues shtegëtarë të hapësirave po kthehen në shtëpitë e tyre të lindjes, ku çdo gurë oral dhe i shkruar flet dhe shkruan shqipen e stërgjyshërve pellazgo-ilirë. Data e kthimit s´është e caktuar, por, drejtësia ndërkombëtare e  Hagës, Strasburgut, e popujve të Skllavëruar të Evropës, Komisionet për të Drejtat e popujve të Shtypur në kuadër të BE-së, drejtësia e kryeqyteteve të Evropës, SHBA-as dhe OKB-ës, janë në poces që ta thonë të vërtetën për Ligjin e luftës, midis Greqisë dhe Çamërisë që mban në burg Çamërinë.

Greqia, një krijesë e pazakontë në hartën e Europës, duhet ti kërkon falje popullit shqiptar dhe ndërgjegjes historike të Evropës, për këtë pushtim të pazakonshëm të Shqipërisë deri në Prevezë. Greqia, hajdutja e kulturës, historisë dhe krijimtarisë material e shpirtërore të antikës sonë të hershme, të antikës sonë të mesme, dhe të antikës sonë të vonë duhet të përgjigjet në Gjyq Ndërkombëtar për përgjegjësitë e saj antihumane dhe gjenocidiste ndaj çamëve dhe arvanitëve në njëqind vitet e fundit.

Shqipëria kujtoj se është duke punuar në përgatitjen e një dokumentit-libër të detajuar,  për të gjitha gjykatat ndërkombëtare të drejtësisë dhe parlamentet me ndikim në këtë çështje. Lufta me gënjeshtrën mija vjeçare greke midis Antikës sonë dhe Antikës ariane është një përgjigje e pa dhënë deri më sot.

Festim Laton e kryqëzuan armiqtë e kundër Pavarësë së Çamërisë. Të gjallë Festimin nuk e deshën demonët e kohës. Festimi duhej të kryqëzohej që udha për Pavarësinë e Çamërisë të hapet. Kryqëzimi i dhunshëm i Festim Latos nga demonët e kohës e shenjtëruan në Hero të Çamërisë. Gjaku i Festim Latos pas vrasjes,  u shndërrua në symbol të paqes dhe të lirisë së Çamërisë. Kryengritja e afërt e çamëve dhe arvanitëve kundër shtetit gjenocidist grek po afron. Pika e gjakut të Festimit tani është kudo, nëpër gurët oral e të shkruar të Çamërisë, si dhe nëpër ujra e valë të trazuara të detit.

Ligji i luftës midis Greqisë dhe Çamërisë e që mban në burg Çamërinë prej 75 vjetësh është në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për Krime Lufte Kundër Njerëzimit. Aktakuza e dorëzuar nga Patrioti Festim Lato dhe politologu, Koço Danaj, në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë të Hollandës me 11 shkurt, 2016, së shpejti do të merr zgjidhje. Gjenocidi i bërë grek ndaj çamëve dhe Çamërisë, herët a vonë do ta merr dënimin e merituar shprehet Ministri i Drejtësisë në Republikën e Çamërisë.

Republika e Çamërisë e shpallur me 30 tetor 2016 në Egzil, ka një teritor etnik shqiptar 23 mijë e 500 kilometra katrorë sipërfaqe, dhe një popullsi me mbi 4 milion çam dhe arvanitë.

Republika e Çamërisë është domosdoshmëri, shkëputja e Çamërisë nga Greqia e Fanariotëve e rritë pavarësinë jo vetëm të shqiptarëve por edhe të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat