“Mësuesit me punën e tyre u shkrinë si qirinjtë për tu bë drite të tjerëve” ...

Kultura

“Mësuesit me punën e tyre u shkrinë si qirinjtë për tu bë drite të tjerëve” ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:48
Gjenerata e arsimtarëve

Ne ketë fotografi ku jemi ne arsimtarët dhe profesorët që kemi punuar nga vitet e gjashtëdhjeta, shtatëdhjeta dhe me vonë, shumica prej tyre ish kolegeve sot nuk janë në mesin tonë. Unë si ish koleg i tyre dhe gazetar e shfrytëzova rastin që nëpërmjet këtij shkrimi dhe kësaj fotografive të fotografuar në oborrin e shkollës fillore “Liria” në fshatit – Isniq të komunës së Deçanit- ku jemi ne arsimtaret e shkollave amë “Liria” të Isniqit dhe paraleleve të ndara të fshatrave Strellc dhe Prapaqan.

Ne jemi ata që në edukimin e brezit të rinj, zhdukjen e analfabetizmit, dhe zhvillimin dhe afirmimin e shumë aktiviteteve të tjera edhe pse punuam në kushte të vështira nuk kemi kursye asgjë- që atë botë ditën dhe natën ta japim tere kontribut tonë në transformimin e përgjithshëm e popullatën te gjitha moshave, të fshatrave, ku kemi punua dhe jetua dhe kudo tjetër ku ka qenë nevoja. Ne ishim ata arsimtare, profesor të nderuar cilët kemi qenë dhe mbetemi përgjithmonë bazamenti i sukseseve me të cilat atëherë dhe sot mburren nxënësit tonë me të cilët kemi punua, qytetaret e fshatit Isniq dhe pesë fshatrave për rreth të komunës së Deçanit, por edhe Kosova e më larg. Andaj, ne te fotografuarit në këtë fotografi që punuam në ditë e natë në momentet ma të vështira kemi arritur që shkolla fillore “Liria” me punën tonë të madhe dhe të pa kursyer shkolla fillore “Liria”në fshatin Isniq të komunës së Deçanit atë botë të shpallet shkollë eksperimentale, jo vetëm ne Kosovë, por në ish Republikën e Serbisë. Pra, ne edukatoret që jemi në këtë foto dhe të tjerët që nuk janë me punën tonë shembullore atë botë kemi arritëm që edhe në procesin edukativo arsimor ishim një ndër shkollat me të mira në komunën e Deçanit, Kosovë dhe Republikane Serbisë, jo me fjale, por me pune dhe të arritura në procesin edukativo- arsimor dhe punët tjera. Në gjirin e lokaleve të kësaj shkolle kemi arritur të organizojmë procesin mësimor nëpër kabinete.

Ne sipërfaqen tokësore rreth e rreth objektit të shkollës- prej me shumë së një hektar ka qenë të mbjella me pemë, perime dhe kulturua të tjera bujqësore - ku çdo nxënës ka pas nga një trup pemëve në mirëmbajtje. Këtu kanë qenë kosheret moderne të bletëve Në këndet e këtij objekti shkollor nxënësit janë aftësuar në vozitje e motorëve, biçikletave dhe kryerjen e shumë punëve të tjera në aktivitete e lira. Për nxënësit e shkollës për çdo ditë ka punua kuzhina, shoqëria kulturo- artistike me grupin dramatike, valltareve, këngëtareve, sportive të cilat në garat komunale dhe ato krahinore atë botë kanë zëne vendet e para, jo në nivel të komunës së Deçanit, por në Kosovë. Këtu kanë qene aktive ekipet e sportit ne futboll, në hendboll dhe sporteve të tjera. Kjo shkollë me bukurit që e kanë rrethua atë botë në të gjitha anët e ka tërheq vëmendjen e kalimtareve që kanë kalua çdo ditë në të dy anët e shkollës dhe të mjeteve të informimit. Pra, janë këto suksese të punës të këtyre arsimtarëve të cilët një pjesë prej tyre jemi ende në jetë. Kur jemi këtu për drejtorin, organet e vetëqeverisjes kemi një vrenjtje shoqërore.

Për fat të keq në ditën e kremtimeve të përvjetorëve të shkollës për ne të harruarit asnjëherë nuk ju kara në mend që të na ftojnë që edhe ne bashke me ta të jemi të pranishëm në këto kremtime?! Andaj, ne të zhgënjyerit po ju bëjmë me dije strukturave udhëheqëse të shkollës, kolektivin, arsimtareve dhe atyre që kanë qenë në organizimin e këtyre përvjetorëve edhe pse na keni harru qe edhe ne te jemi ne këto kremtime?! Ju bëjmë me dije se nuk na kanë harrua objekti i shkollës, bankat, klase, oborri, fusha sportiv dhe këndet tjerë të shkollës, të fshati Isniq, qytetaret e këtij mjedisi, kullat bazamente i rendësish të ngjarjeve historike, blini i moshës pesëqind e më shumë vjeçare, rrugët e fshatit dhe skuta të tjera...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat