Kopshti poetik dhe publicistik i Dedë Preqit

Kultura

Kopshti poetik dhe publicistik i Dedë Preqit

Nga: Alban Voka Më: 21 shtator 2020 Në ora: 07:15
Kopshti poetik dhe publicistik i Dedë Preqit

Secili krijues që e rrok lapsin dhe shpreh mendimet e tij në letër, i gjason kopshtarit i cili në kopshtin e vet fillon të mbjelli fidanet e para dhe ato duhej ti rris dhe ti kultivojë sipas dëshirës dhe ëndjes së tij, dhe e gjithë kjo nuk mbaron me aqë, nëse gjithë ky mundi dhe kjo sakrificë nuk do të jep shije dhe për të tjerët.

«Kopshti Poetik» i Dedë Preqit, filloi shumë herët, që në rininë e hershme të tij filloi vagjet e para në disa revista për fëmijë, duke i radhitur vargjet sikur fidanet ne kopsht, dhe një ditë ato vargje i tuboi në një libër, apo edhe shumë libra të tjera për të vegjël, si edhe për të rritur.

Ajo që e dallon poezinë e Dedës, në shumë vëllime poetike mund të cilësohen si vargje me përmbajtje e frymë atdhedashurie, por edhe me përmbajtje mërgimtare, që zbulojnë zërin e gjithë atyre, duke përfshi edhe poetin në fjalë, që përshkak të kushteve ekonomike, por edhe politike, u detyruan të largohen nga vendlindja dhe atdheu i tyre i dashur.

Secili poet dhe publicist është i veçantë në stilin dhe trajtimin e tematikave nga bota e tyre e analizave, mendimeve dhe shkrimeve , duke krijuar një kopsht të llojit të vet me vlera letrare, për të sjellë lexuesve dhe adhuruesve të fjalës së shkruar freski shpirtërore, apo përmes fjalëve dhe rrëfimeve do sjellin në mendjen e tyre edhe monotoni, që herë ftohin e herë ngrohin zemren, duke bluar e thërmuar kockat e kujtimeve të ëmbla e të përziera të jetës.

Për poetin Dedë Preqi, brenga më e stërzgjatura është ajo e mërgimit dhe dyndjet e popullit të vet nga vatra e tyre, që nuk kanë të ndalur nëpër rrugët e botës me vite të tëra, duke na gjuajtë largë e më largë deri në Amerikë e Australi, për të krijuar kushtet e jetës, bukën dhe lirinë, që të gjitha janë sfida të jetës të këtij populli. Por mbas ardhjes së lirisë dhe shtetësisë, pse në vendin tonë përjetohet përsëri një jetë «qenqe» sikur thotë populli.

Dedë Preqin nuk e kam njohur më herët edhe pse shkrimet e tij i kam takuar në portale dhe gazeta të ndryshme, por për një poet shpirt dëlirë dhe zemërgjerë e atdhetar me origjinë nga dushkaja e Kosovës, do gjeja kohë ti shkruaj disa fjalë, jo vetëm për ti thënë mik sa për t’a njohur përmes shkrimeve të tij, por vura re se pa asnjë paragjykim letrarizues e krahinorist, del para syve dhe opinonit shqiptarisht dhe ndjeshmërisht, apo ta quajmë «qiri» i ndritur e atdhetar i sinqertë.

Deda shkruan që nga mosha e re, në revistat rinore dhe shkollore, ndërsa me poezi do merrret në kohën më të ëmbël gjimnaziste, aty ku pshërëtinë diçka pak më e pjekur në bërthamën poetike, prandaj në kopshtin e tij poetik, fillon një krijimtari më e gjërë, që shtrihet sikur në një sofër, ku shumëçka duket e arritur dhe e përfituar nga librat e ndryshme, dhe e krijuar me thjeshtësi e përkujdesje, duke nxjerrë diçka të bukur dhe me vlerë krijuese.

Dedë Preqi, sikur edhe shumë krijues të tjerë, që e kanë lënë atdheun e tyre për arsye të ndryshme që i ka përplasë jeta, të cilat i shpjegon në poezitë e veta autori, por edhe sikur poeti i ka marrë të gjitha me veti nga ka shkuar largë vendlindjes, ku në shumë vargje të tij, malli dhe kujtimet për vendlindjen rradhiten në rend të parë.

Nuk shuhet dot malli për ty

Ecim drejt tokës së premtuar,

Rrugët largohen e stërgjatën

Duke mbjellur lule të dhimbjes.

Që nga poezitë e para në librin «Jeta frymon përsëri» poeti shpreh ndjeshëm ndërrimin e sistemeve, të cilat e goditën rëndë edhe popullin shqiptarë. Dhe në poezinë e titulluar «Dje» poeti përkujton të kaluarën e hidhur të sistemit bolshevik.

Dje plisat e bardhë

E stërpikën ballin kuq,

duke ëndërruar me vite

parajsen bolshevike,

dikush me të drejtë

e përqeshi lojën e saj

ku pëlcet edhe rrufeja

bustat hapin fronte

për ditët e reja.

Kështu, sikur edhe në poezitë tjera, poeti Dedë Preqi, na ofron në kopshtin e tij poetik, apo na fton në kopshtin e tij poetik, i cili ka edhe shumëçka për të na përthithë me thjeshtësi dhe natyrshmëri, siq bëjnë edhe poetët tjerë, që janë jo sajesa dhe interpretime autoriale, por prurje dhe bartje të shprehjeve figurative të vetëvetishme, që vjen prej shpirtit dhe bimësisë së tij poetike.

Metafora e këtij poeti duket se është pikërisht, se jeta frymon përsëri, edhe pse njëherë do të shuhet si kandili, ajo përsëri e merr formën e vet dhe vazhdon me hapat e saj, poashtu edhe me poezinë që titullohet «Jeta frymon përsëri», në citimin e saj thotë:

Kur shuhemi si kandili

Nuk e shohim vetën,

Të gjitha ëndërrat tretën.

Jeta merr frymë përsëri

Me hapat e një njeriu të ri.

Jeta e poetit Dedë Preqi, prej shumë vitëve në mërgatë, që sipas poezive të tij, duket sikur ajo njerka e bukur dhe e re, ndaj nënëlokës plakë e më dhimbje në shpirt përballë vendlindjes së paharrueshme, që e kujton me mallë, duke ia kushtuar dhe një libër të tërë edhe fshatit të vet Doblibare, të quajtur në rrëfimin e ri me titull « Balldrin », në vendin ku lindi dhe kaloi ditët më të ëmbëla të jetës dhe përshtypjet djaloshare, të shoqëruara me skamje dhe copa buke të mbledhura për të shtruar në sofër.

I ati i tij, punëtor krahu, por edhe fizikun e tij nuk e kishte të plotë, ishte i çalë në dorë dhe këmbë, i cili shpeshherë për të siguruar bukën e fëmijëve dhe familjes detyrohej të merrte trastën dhe të kërkonte lëmoshë drithrash, posaqërisht nga misri nëpër vendet e rajonit të Dushkajës, sidomos kur afrohej dimri, ku ditët dhe netët ishin më të rënduara, e si dëshmi të saj, kemi edhe një poezi të autorit, që ia ka kushtuar këtij realiteti të kohës.

(Babës Martin)

Jetonim në shekullin e mjerimit

Mungonte buka në sytë e përlotur,

Hija na ndjekte me lojën e mashtrimit

As barku nuk kishte çka me blu …

Mbi supat e krrusur rriten thepijet

Dhëmbjet e shpirtit i mbante peshë,

Sa herë që shtrohej sofra e boshatisur

Ai na mbushte me durim plot zemren.

Krijimtaria e Dedë Preqit, është jo aq e njohur sa do duhej, dhe është interesante se autori jo që nuk ka pasë qasje të mirë nga botues të ndryshëm, si në Kosovë, por edhe jashtë vendit, duke botuar vëllime me poezi dhe publicistikë, por se fjala është se ky poet nuk dëshiron që të publikohet shumë, apo botimet e tij të marrin më shumë reklamime se vlera artistike, i cili e quan vetën poet i mërgimit, që mërgimin ia imponoi «halli» e jo malli, duke e konsideruar mërgimin si pasojë, apo si plojë e traditës tonë shqiptare, por jo edhe si synim.

Vargjet poetike të Dedës, sikur thotë edhe poeti i Malësisë, nga krahina e Grudës z. Nokë Sinishtaj, duke i përsëritur enkas, përveq tjerash gjejmë edhe një theks të veqantë moralizues, sa tërheqës dhe shpeshherë vijnë te lexuesi edhe si lutje, apo këshilla, sikur në poezinë me titull /Ky që jam/ në librin «Një fund pa pikë»

Nuk jam më shumë

Se ky që jam,

Më shumë për mua

Mos trumpetoni

Dhe mos harroni

Sikur të doni,

Ku nuk vura gishtin

Mos ia shtoni bishtin.

Apo, mos më ngritëni

Në pedestal pa nevojë

Në ditën e fundit

Nëse nuk e meritoj.

Është karakteristike se poeti Preqi në poezitë e tij, nxjerr në pah thelbin e qëndrimëve të tij si poet mërgimi që shikon me një optikë të thjeshtë dhe largë prirjes për ti idealizuar gjërat, dhe shpeshherë krenohet me virtytet e bashkëatdhetarëve të vet largë atdheut, por edhe nuk ngurron që ti kritikojë vesët e tyre të dobëta, sidomos e urrenë politikën dhe ndarjen e saj partiake, e cila i shtyenë njerëzit deri në skajshmëri, që ta shohin njëri tjetrin si halë në sy.

Një ndjenjë e veqantë nga poezia e Dedës, vjen edhe nga libri me poezi «Një fund pa pikë» botuar në Bukuresht në vitin 2014, ku me poetikën e thekshme prek thellë të bëmat e okuparit serb dhe fatin tragjik të popullit shqiptarë nën thundërën e robërisë, që sikur rriqëra gjakpirëse nuk di të ndahet edhe në ditët e sotme në gjysmë lirie…

Rriqërat gjakpirëse

Edhe të vegjlit e tyre

I mësojnë me thithë gjak

Rreth e përqark…

Me shekuj lumenj gjaku

Thithën rriqërat mbi shqiptarë

Ishin të llojeve të ndryshme

E të përziera në farë…

Poeti u këndoi edhe luftëtarëve të lirisë, përveq atyre djemve dhe vashave nga Kosova, shumica e tyre ishin edhe nga mërgata, duke e lënë familjen, punën dhe gjitha begatitë që kishin krijuar në perëndim, muarën guximin dhe me krenari u rreshtuan përkrah luftëtarëve të lirisë së Kosovës. Dhe në poezinë «Dëshmori i mërgatës» shprehet me këto vargje:

Na dhurove çdo gjë

Edhe jetën,

Si shok, si vëlla

Të bëhësh kurban

Me shokë

Për këtë tokë,

Nëna që të lindi

Më zi e përballoi

Humbjen tënde,

Edhe ty t’thirri atdheu

Me trup e mendje.

Dedë Preqi në vjershërinë e tij ka si shtyllë të figurshmërisë edhe figurat e mëdha të kombit, dhe përmes imagjinatës së tij krijuese shkroi edhe një libër kryesisht kushtuar hamnistës së madhe shqiptare Nënë Treza, ku poeti figurën e kësaj Nëne, e konsideron si një porosi e dedikuar nga perëndija, ku edhe titullin e librit e fikson «Ti ishe një porosi».

Tematika e këtyre poezive lidhet me realitetin e jetës dhe vepres së Nënës tërezë, që duhet pranuar si diçka e rrallë në jetën njerëzore, që një Nënë, me shtat të vogël, të krijoj një vepër të madhe humane edhe me renome botërore, e cila ishte e gjakut dhe bija e kombit shqiptarë.

Padyshim se, Nëna Terezë, sikur do ishte një «porosi» e dërguar nga lartë, e cila me mish dhe shpirt e dërgoi atë porosi në vendin e duhur, duke i dhënë vetës edhe më shumë fuqi, për ta përmbushur porosinë e zotit ashtu si duhet, duke mos kursyer asgjë dhe jetën e saj vetëm për ti ndihmuar të varfërit pa dallim race, ngjyre dhe religjioni. Poeti e quan Nënë Terezën si një supërfuqi botërore e dashurisë njerëzore, kur në poezinë e tij thotë:

Vetëm Nëna Trereze është «supërfuqi»

Me fuqinë e dashurisë e pushtoi botën,

E luftoi smirën që bëri kërdi

Varfërinë, gërbulën që trënd tokën.

Sikur edhe te tjerët, edhe te poeti D.Preqi, vërejmë një pesimizëm, që nuk ngurron këtë pesimizëm ta vëjë në thumb të kritikës faktorin vetë njeri, në veqanti kur njeriu e humb arsyen e vet njerëzore, duke vepruar dhe moderuar forma djallëzore. Në poezinë “Njeriu lanet”

Njeriu njeri

Djallin e fsheh në gji,

Humb arsyen e vet

Pyet, cili është “lanet”.

Emrin e Dedë Preqit, pos me veprat tjera me poezi për të rritur, do ta njohim edhe përmes poezive për fëmijë, i cili ka shkruar dhe botuar edhe disa libra të tilla, që ndoshta mund ta vërejmë si tendencë, apo qëllim i autorit që i imponohet me dashuri për të shkruar edhe për të vegjlit. Përgjigja do të ishtë fare e lehtë, ndonse autori ka pasur për nismë krijuese që në fillim të shkruaj për fëmijë.

Librat e botuar për fëmijë, «Kur zgjohet dielli», «Unë jam», «Gjyshi dhe Adonisi», autori vjershëron me gjuhën e fëmijëve, e që letërsisë tonë i mungojnë, në krahasim të lëndës që kërkohet më së shumti për fëmijë, kështu që poeti, sikur ka dashur më qëllim të komunikoj me fëmijët në nivelin horizontal të gjuhës dhe shprehjes së tyre, që afron një tërësi shumëngjyrëshe, interesante, me fjalë të thjeshta dhe të kuptueshme.

Autori i këtyre librave për fëmijë, të cilat janë të shpërndara edhe në bibliotekat e Kosovës, si një lektyre e adhuruar nga të vegjlit, dhe sipas një rrëfimi të drejtorit të bibliotekës së qytetit në Gjakovë, zt. Engjëll I.Berisha, shumica e kopertinave dhe fletëve të librave të këtij autori janë të grisura përshkak të leximit dhe fërkimit të duarndurta të fëmijëve të këtij qyteti. Poeti e shkruan një përmbledhje të veqantë me vjersha për fëmijë, i cili ia kushton nipërve dhe mbesave të tij, gjegjësisht nipit Adonisit dhe Svenjës, të cilët i disponon dhe u hap rrugë, që edhe ata të ndjekin hapat e gjyshit.

Publicistika

Tek publicistika, kryesisht edhe përmes kësaj dritareje poeti e çfaq botën e tij krijuese, pikërisht ashtu siq ngjanë edhe me shumë poet të tjerë, të cilët nuk mund të rrinë indifirent ndaj problemeve politiko-shoqërore, të cilat e preukupojnë dhe e farkojnë ndjeshëm shoqërinë tonë, e në veqanti edhe popullin shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri.

Dedë Preqi me publicistikën e tij vjen me mesazhe, opinione recensione dhe ide të qarta, ku idetë e tij janë forcë e mendimeve që vëjnë në lëvizje shpirtin krijues. Ato paraqiten jo vetëm si ndonjë sfond instrumentesh të manifestimit të ndjenjave, por si impulse të fuqishme e të vërteta të shpirtit. Stili i autorit është i qartë dhe i kuptueshëm pa dorëza dhe prapavija emocionale, politike e përsonale.

Publicistika e Dedës, është dritëdhënëse, e cila sipas këndvështrimit analitik autori përmes publicistikës së tij, jep një pasqyrë të gjallë të zhvillimeve politike dhe kritikon ligësinë e lidershipit shqiptarë, që luftën e fituar me mundi dhe shumë sakrifica, sikur po e përbuzim në një mënyrë dhe sikur nuk dimë të udhëheqim shtet, nëse Kosova do zbrazët nga rinija e saj shembullore, ndërsa populli përjeton akoma një mjerim ekonomik dhe politik.

Gazetaria është një rrjedhë e pashterrshme ideshë dhe botkuptimesh, ndërsa Deda inkorporohet në spektrin e gazetarëve që dinë të absorbojnë, të meditojnë, të krahasojnë, të sugjerojnë, të gjykojnë me objektivitetët dhe të informojnë në kohën e duhur. Autori nuk e dëshiron famën, apo për të përfituar diçka të tillë, autori shkruan vetëm për një çëllim dhe pretekst për ta njohur opinionin shqiptarë me realitetin kosovar, opinionet e të cilit i përkushtohen përveq temave politike edhe temave sociale nëpër të cilat po kalon shoqëria e jonë.

Dedë Preqi në gjuhën gjermane dhe rumune

Ekzistojnë modalitete të ndryshme për ta lekturuar një vëllim të këtillë. Njëra nga to është ta shikosh përmes syrit të fjalëve tejmatanë teorive, vlerësimit dhe analizave. Po qe se e bën këtë, atëherë ndoshta do të mendosh se ekzistojnë njerëz që kanë qenë të detyruar ta braktisin shtëpinë dhe vatrën amtare nga motive të ndryshme, qofshin ato ekonomike apo të ndonjë natyre tjetër. Disa mbeten tejmatanë vendlindjes fizikisht, por me shpirtin gjenden gjithmonë në brigjet e atdheut të vet. Nga një herë, përmes formave të ndryshme, i shtrojnë në letër hapat e shpirtit përmes afshit të pashuar ndaj shtëpisë, gjatë kohës kur punojnë, duke e patur mëndjen në Kosovë, kurse trupin në atdheun që e kanë zgjedhur për të siguruar ekzistencën.

Rasti i Dedë Preqit, me siguri që nuk është singular nga ky pikëshikim, jo vetëm te shqiptarët që kanë kërkuar një jetë më të mirë tejmatanë kufinjve të atdheut: „Ndër mjegulla/ merr udhë pa kry,/ bëhësh zog me kohën/ për etjen e gjethit/ e puth diellin në sy.// Ato rrugë të gjata/ me pak fije shprese,/ guri e druri shkrihen/ në pikën e një vese.” (Shtegtari). Me rëndësi është fakti se hapat e parë në fushën e frymëzimit i ka bërë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Sidoqoftë, fjalët e kësaj përzgjedhjeje, të rradhitura me mjeshtëri në letër, që zotërojnë një nivel të përshtatshëm, faktikisht janë jehonat e hapave të shpirtit të këtij njeriu që ka marrë rrugën e mërgimit, por që e ka shpirtin e mbushur me një zjarr të pashuar për vatrën amtare me hijeshi natyrore dhe vlera të panumërta kombëtare.

Sidoqoftës, kjo nuk don të thotë se përveç subjektit patriotik. autori nuk ka edhe poema të veçanta estetike që s’mund t’i kënaqin kërkesat e syrit kritik, apo se nuk e ka gjetur ngjyrën e përshtatshme të shkronjave për shprehje të latuara me një mjeshtëri të rrallë, në çastet kur „kujtimet rrinë të varura në mur”, së bashku me mallin ndaj poemës që përkundet si foshnja në djep. Apo në çastet kur kërkon kuptimin e fjalëve në largësi, apo në shtëpi, gjithmonë të latuara me zjarrin e pashuar të një shpirti të çiltërt që shpërthen nga penda e tij.

Për pasojë, si për çdo atdhetar të devotshëm, Kosova e Dedë Preqit është një „altar i shenjtë”, ku „lumi pëlcet shpesh herë” dhe „mirësia mugullon në monumente”. Po qe se të huajtë tentonin t’ua ndërrojnë emrat shqiptarëve, „babai i gjyshit tim quhej Ilir/ këtë emër kurrë nuk do ta ndërroj”, shkruan autori. Ekzistojnë njerëz të cilët fjala „largësi”, apo emër i ngulfatur nga ana e pushtuesit të huaj, mund t’i rëndojë më rëndë se sa dheu. Ndoshta kështu ngjet edhe me autorin e teksteve të kësaj lënde, i cili thot se „mërgimi më djeg/ por mallin nuk ma dëbon”.

Ndjeshmëri e lartë dhe sinqeritet i veçantë

Pastaj vjen jeta, aq e uritur, sipas autorit, saqë i gëlltit edhe bjeshkët, me të gjitha shkëmbinjtë e thërrmuar, në çastet kur e di se „brumi zbutet me lotë”. Dhe të gjitha këto, „për një grusht dhe/ që na bashkon në varr”. Është edhe rrjedha e kohës, që të shtyp me brenga dhe lë plagë të pashëruara. Por edhe shtypja e një farë kuptimi të cilin secili e mat me masat vetjake, ku lëvaret pesha e rëndë apo e lehtë e disa kuptimeve. Të jetës. Të lirisë. Një poemë që përfaqëson, ndoshta, një vizion të të gjitha atyre që i thamë më lart, është edhe „Liria”. Pasojnë pastaj subjekte që ndërlidhen me largësinë, me botën, që, ja, gjendet në vizionin e tij, e madhe sa një dritare, ku njerëzit hyjnë dhe dalin përmes saj. Ka madje, edhe shumë për të thënë për këtë libër të mirë. Kam dhe unë njerëz të afërt që kanë vajtur përtej kufirit, dhe nga një herë përpiqem të imagjinoj se çka mendojnë, se si e shohin derdhjen e ditëve, se çfarë erëtime ka nata, se si shkëlqen buka e kujtimeve...

Ndoshta se atëherë, kur „nata kafshon/ qeshjet e ditës” dhe kur „tryeza mbushet me fjalë”, edhe Dedë Preqi, shqiptari i vajtur në Zvicër, mendon për pragun e shtëpisë, dhe shkruan vargje si këto, të një ndjeshmërie të lartë, të një sinqeriteti të veçantë, dhe të një hijeshie të rrallë. Ndoshta e interesojnë mendimet tona për vlerat e tij, se si janë të „kantaruara” (matura në kantar), faqet me vargjet e tij, por unë, këtë herë, i kam „kantaruar” duke i lexuar si pasqyrimin e mallit të një njeriu larg shtëpisë së tij, dhe aq. Këtë e them gjatë lekturimit të dorëshkrimit, për të cilin, shpresoj se të tjerët do të shkruajnë më shumë se unë. Por, tani për tani, për gjëra të këtilla më shkoi mendja, për njerëzit që nisen rrugëve, pluhuri i të cilavet është dehur me mjegull, dhe i cili, gjatë kohës shndërrohet në zogj, duke e shuar etjen e ballit me kujtime, derisa e puthin diellin e brigjeve të huaja. (Marius Chelaru)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat