Syzet inteligjente

Kultura

Syzet inteligjente

Nga: Fatmir Lohja Më: 23 shtator 2020 Në ora: 08:13
Fatmir Lohja

Ma tërhoqen vemendjen në internet, informacionet për syzet inteligjente: ”Ardhja e telefonit inteligjent ka ndryshuar sjelljen njerëzore. Por a do të jenë syzet inteligjente zhvillimi tjetër i madh në botën e teknologjisë? Kompania Google ishte e para që prezantoi syzet inteligjente më shumë se gjashtë vite më parë. Por ai produkt nga Google nuk gjeti shumë mbështetje.”

“Syzet e pajisura me programe për njohjen e fytyrës, mund të dërgojnë foto ose video, që mund të ndahen me zyrtarët e sigurisë për analiza. Sigurisht që ka shqetësime për privacinë për çdo pajisje me kamera, një prej arsyeve që konsumatorët hodhën poshtë syzet nga kompania Google.”

Eksplorova , me vemendje, se ku na e prekin privtasinë syzet moderne? Më ra në sy, si për çdo shpikje të re, konservatorët, të mbeshtetur nga shumë OJQ ,po protestojnë kundra përdorimit. Përkrahësit e të resë e mbrojnë teknologjine me :”

Duke lënë mënjanë gjenetikën, ka edhe shumë prova emipirke që tregojnë se mbajtja e syzeve, ke apo nuk ke nevojë për to, i bën njerëzit të mendojnë se jeni më inteligjent. Janë të shumta studimet që kanë dalë në përfundimin se njerëzit që mbajnë syze perceptohen si më të zgjuar, më të besueshëm dhe më të ndershëm e madje kjo është edhe arsyeja përse shumë avokatë mbrojtës, i detyrojnë klientët të mbajnë syze në proçese.”

Mendoj se avokatët duhen dëgjuar,se janë nëna e dreqit në drejtësi. Edhe mjekët amerikanë po përfitojnë nga teknologjia e re për t’i lehtësuar punë vetes. Policët po shkojnë në punë shend e vere, me syzet inteligjente, se i ndihmojnë për të pikasur në turmë kriminelët.

Sa kushtojnë? Nuk gjeta asnjë të dhënë, kjo mund të jetë asryeja , që se vrava më mendjen për teknologjinë e re. Edhe për telefonat intilegjent ka pasur kundërshtime të shumta. Shumë idiotësira u përhapen për të mos i përdorur. Ndersa sot nuk të marrin në punë,po nuk e pate në xhepa një të tillë, që të jetë I lidhur edhe internet, pavarësisht nëse të del paga për të mbyllur muajin!? E reja mbi të gjitha!? Paçim jetën e gjatë! E ka thënë i moçmi:” Sa të rrojmë , do të shikojmë, e do të dëgjojmë!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat