Kur u formua Gjykata Speciale,
Nuk e morëm të jetë kaç fatale!
Doli Eulex-i me afat të skaduar,
Me disa dosje mirë të orkestruar!
Në kohë Korone na vijnë sfidimet,
E s'bashku me to edhe provokimet!
E kishim mangut edhe këtë problem,
Për të na mbushur vrer edhe helm!
Ku ngelën Marrëveshjet ekonomike,
Të mbuluara me premtime politike?!
Hapen dosjet e Gjykatës Speciale,
Me afera, spektakle dhe skandale!
Po shkon Eulex-i thellë e më thellë,
Sikur ariu së prapëthmi në shpellë!