Ardhja e plotë e Ungarettit në shqip

Kultura

Ardhja e plotë e Ungarettit në shqip

Nga: Giuseppe Ungaretti Më: 30 shtator 2020 Në ora: 07:04
Kopertina e librit, Giuseppe Ungaretti

Këto ditë ka dalë në dritë vepra e plotë: JETA E NJË NJERIU , e Giuseppe Ungarettit në përkthimin shqip nga Jozef Radi.Kjo vepër , të cilës iu nda edhe Çmimi "Agim Ramadani"  në kuadër të Takimeve të Dom Mikelit (26.09.2020), sipas propozimit dhe vlerësimit të Sarë Gjergjit dhe Isak Ahmetit , dy specialistë të letërsisë dhe anëtarë të përhershëm të Këshillit Organizativ të këtyre Takimeve , është një margaritar i rrallë jo vetëm në poezinë italiane të periudhës së hermetizmit ,  por tash edhe në shqip , në një gegnishte të bukur e të rrjedhshme , nga Jozef Radi.Ky përkthim i bukur vjen në vazhdën e përkthimeve të bukura , të pakrahasueshme , të Pashko Gjeçit , të Ernest Koliqit e të ndonjë tjetri duke filluar nga Dante , Petrarca , Pascoli , D'Annunzio e deri në ditët e sotme kur na erdhi e plotë vepra e Ungarettit.

2.GIUSEPPE UNGARETTI(1888-1970)

------------------------------------------------------------

Ungaretti ,  bashkë me Eugjenio Montlen(1896-1981)dhe Salvatore Quasimodon( 1901-1968) , përbën trininë e madhe të poetëve italianë të shek.XX.Këta poetë , të afirmuar dhe të çmuar edhe në rrafshin ndërkombëtar , me veprën e tyre poetike , të përkryer , kanë krijuar një vizion të sintetizuar të botës së të gjitha kohëve.Ky synim i tyre vërehet në opusin e tyre poetik , në veprën e tyre me vlera të mëdha poetike, që ka ushtruar një ndikim të madh në poezinë italiane të re dhe më të re. Ndikimi i tyre pozutiv më vonë është shtrirë edhe në rrafshin ndërkombëtar , madje edhe te një pjesë e poezisë shqipe në Kosovë( konkretisht te poezia ime) .

E frymëzuar nga humanizmi , nga ndjenja e vdekjes , nga dëshira dhe gjakimi për një harmoni të përkryer midis njeriut dhe gjithësisë , poezia e Ungarettit, lirikut dhe përfaqësuesit më të madh të hermetizmit italian midis dy luftërave , është një kaptinë e veçantë e poezisë italiane të shek.XX.Duke ndjekur gjurmët e përvojës të Malarmesë dhe të Valerisë,  më shumë se cilido poet tjetër italian , Ungaretti i është afruar idealit të

poezisë hermetike.Në strukturën e lirikës së tij , edhe në përkthimin shqip të Jozef Radit , fjala është simbol  i emotivitetit të pastër , e rrethuar grafikikisht , me"qetësinë" e hapësirave të bardha; dykuptimësia e shpeshtë e fjalëve , që me siguri do i ketë hetuar edhe përkthyesi ynë në fjalë , shpërthejnë nga qetësia e brendshme  dhe hermetizmi i saj që ,poetikisht , në muzikën krejtësisht moderne , me sugjestivitetin magjik të tingujve dhe raporteve të papritura  e të guximshme analogjike.Pas LDB , Ungaretti kishte botuar ,veç tjerash , edhe përmbledhjet :

1.TOKA E PREMTUAR(LA TERRA E PROMESSA,1950) dhe

2.KLITHMË DHE PEIZAZHE(UNGRIDO E PAESAGGI , 1952),ku vërejmë eksperimentimet  e tij të reja dhe kërkimin e shprehjes më komplekse.

 

3.PERKTHYESIT E POEZISË SË 

-------------------------------------------------

UNGARETTIT

-------------------

Poezia e Ungarettit , me bukurinë e saj artistike dhe me mesazhin që ajo ngërthen në vete , që me kohë ka zgjuar edhe kureshtjen e përkthyesve  letrarë jo vetëm në Shqipëri , por më parë në Kosovë.Sepse në Kosovë kishte një liri më të madhe sa i përkiste leximit dhe përkthimit  të poezisë moderne evropiane në krahasim  me rrethanat  që ishin në Shqiperi deri në vitet e 90-ta.

Kështu p.sh. në vitet e 70-ta dhe 80-ta poezinë e Ungarettit në Kosovë do ta përkthejnë Isak Ahmeti dhe Eqrem Basha,  ndërsa pas viteve të 90-ta në Shqipëri poezinë e tij do e përkthejnë:Klara Kodra , Anton Papleka  , Shpëtim Kelmendi , Donika Omari , Mimoza Hysa , Xhevahir Spahiu e ndonjë tjetër.Ndër poezitë e Ungarettit të përkthyera  në shqip janë këto:

Dritare mbi det(përkth.Klara Kodra),  Mallkim (përkth.Shpëtim Kelmendi), Vetmi(përkth.Donika Omari),  Lumenjtë (përkth.Klara Kodra), Nostalgji (përkth.Anton Papleka), Mëngjes(përkth.Donika Omari),  Përgjim , Kotësi (përkth.Mimoza Hysa),Krishtlindje(përkth. Donika Omari), Jam një krijesë , Një natë tjetër ,Kam humbur gjithçka  ,Mos bërtisni (përkth.Xhevahir Spahiu),

Kujtimi(përkth.XhevahiSpahiu),San Martino del Carso (përkth.Shpëtim Kelmendi),Nëna(përkth.Klara Kodra ),Çdo vit ndërsa zbuloj se shkurti(përkth.Anton Papleka),Injac Butita  ,Trashëgimi lotësh(përkth.Donika Omari),Kërshëndellat , Peshë ,Agonia , Kotësi , Jam vetëm një frymë , Mos bërtisni , Shën Martini i Karsos , Një tjetër natë , Këngë , Ishulli ,Nostalgji , Ushtarët etj.(përkth.Isak Ahmeti ),etj.

Këto përkthime , të bëra kur më mirë e kur jo ,nuk e japin profilin e plotë të poetit Ungaretti.Madje disa nga këto poezi të përkthyera i kam krahasuar edhe me origjinalin me ç'rast kam vërejtur se ndonjëherë ato nuk e japin jo vetëm  bukurinë por  as idenë kryesore të origjinalit.Madje kemi edhe raste si p.sh. te poezia :SAN MARTINO DI CARSO(Shën Martini i Carsos), në përkthim të Shpëtim Kelmendit ,është lënë një strofë ,ndonëse me  dy vargje (e fundit),që sipas vlerësimit tim , është kulmi kuptimor-poetik i vjershës:

 

" E il mio cuore 

il paese piu straziato" 

 

që në përkthimin e bukur të Jozef Radit del kështu:

"Asht zemra jeme 

vendi ma i sfilitun"...

4.JETA E NJË NJERIU 

------------------------------------

Vepra komplete e Giuseppe Ungarettit, në edicionin definitiv , është stampuar nga Mondadori  në një titull të përbashkët :

NJË JETË NJERIU , 

-------------------------------

të cilën ,  falë  mundit dhe përkushtimit të madh , për 16 vite , na e bjen në shqip ,në një gegnishte të bukur ,Jozef Radi, përndryshe edhe autor i këtyre veprave:

1.Muret e muzgut -1993,

2.Kujtesa e mjegullës-2000,

3.Ancona segretta -2008 dhe

4.Fletorja e vjeshtës-2011.

Botimi komplet  në shqip i veprës  poetike të Giuseppe Ungarettit  është një eveniment kulturor shumë i rëndësishëm edhe për faktin se ,Ungaretti ,siç e kam theksuar diku në fillim të këtij shkrimi, përbën treshin më të madh të poetëve italianë të shek.XX.Në lidhje me profilin e poetit në fjalë ,përkthyesi  , ndër të tjera na sjell,jo rastësisht ,në kopertinën  këtij libri,  këtë tekst të Ungarettit:"Poeti i sotëm ka sensin e mprehtë të natyrës, asht poeti që ka marrë e merr pjesë në disa prej ngjarjeve ma të tmerrshme në histori.Nga afër ka provue dhe provon gabimin , dhe e vërteta e vdekjes e ka mësue n'se ia vlen ai çasti në t'cilin hyn veç instikti.

Dhe ka një familjaritet të tillë me vdekjen, saqë jeta e tij i duket një përmbytje .S'ka asnjë objekt që s'ia pasqyron, përmbytjen vetë jeta e tij shtrihet prej fillimi në fund , herë mbi njenin e herë mbi tjetrin objekt gjithfarësh , në të cilin rrezohet krejt rastësisht , shikimi i tij.

Në t'vërtetë  , jeta e tij s'asht ma shumë se objektive -e s'asht jeta  që i ban qëndresë rastësisë ma shumë se njaj objekt  shfaqë ma s'pari.

Asht njaq jetëshkurtër e i tendosun përqëndrimi i tij në çastin  e nji objekti sa s'mundet me imagjinue as masën.Asht detyrue m'u përqëndrue -kjo përban aventurën e tij -në çastin e nji objekti , përjetësia.Njat herë objekti naltsohet prej ferrit në pafundësi të sigurisë hyjnore".

Këtij libri në fjalë i paraprin shkrimi i përkthyesit me titull shumë përmbajtësor ku , ndër të tjera,  shkruan:"ky libër , jo veç ka vigjilue n' shijet e mia , po edhe m'ka diktue ;herë me thjeshtësinë e vet,  herë me sublimitetin artistik , herë me potencimin e frazës , po ma së shumti përmes delikatesës së mendimit e thellësisë së mesazhit artistik , jo gjithnji i përtypshëm.

Ungaretti ,sipas përkthyesit në fjalë ,asht konsiderue baba i hermetizmit italian ,po edhe ma  gjanë.E vërteta simbas meje , mbas kësaj pune rreth njizet vjeçare prej Sizifi mbi veprën e  jetën e tij , asht paksa ma ndryshe.Unë mendoj , se Ungsretti asht ma pak hermetik se asht shpallë , bile kisha me e quejtë sintetik  , pse ai t'i ban të prekshme objrktet , njerëzit , luftën , natyrën , gruen , fëmijën e dhimben...Ai asht aq tokësor sa të bahet pjesë e së përditshmes  , pjesë e jetës  tande , pjesë e mënyrës së të menduemit ...Ai të bahet familjar në misterin e tij  , e misterioz në sinqeritetin e  tij poetik".

Pa e njoftë  mirë jetën e Ungarettit s'mubdësh me e lexue as me e kuptue poezinë e tij-konstaton Jozef Radi ,të cilit i urojmë shëndet dhe vepra me vlerë si: NJË JETË NJERIU  në shqip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat