Pasqyra

Kultura

Pasqyra

Nga: Dibran Demaku Më: 23 tetor 2020 Në ora: 09:52
Dibran Demaku

pse te kam e pse s`te kam
pse me je e pse s`me je
ne pasqyre qe eshte dhe xham
here s`te shoh e here s`me sheh...

Nëpër gurë e valë

nëpër gurë e valë
të një vere të ikur
rrjedh loti pa ndalë
për një ëndërr të fikur...

Sa herë kthehem në vendlindje

sa herë kthehem në vendlindje
më njohin dielli hëna yjet
më njeh toka
dhe puth tabanët e këmbëve nga kaloj
më njohin arat fushat malet
më njohin të rënët
habitshëm nuk më njohin të gjallët...

Nëse

nëse nuk zgjohem në një mëngjes
nuk do të thotë se unë vërtet kam vdekur
veç loti i syrit shndërruar është në vesë
që lag sytha e gema të papjekur...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat