Mimoza Rexhvelaj, portreri i një femre të sukseshme në kulturë dhe politikë

Kultura

Mimoza Rexhvelaj, portreri i një femre të sukseshme në kulturë dhe politikë

Nga: Faton Mehmeti Më: 26 tetor 2020 Në ora: 22:49
Mimoza Rexhvelaj

Kur flasim për femrat shqiptare të sukseshme, padtshim nuk mund mos ta përmendim Mimoza Rexhvelaj.Mimoza ka lindur në Fier dhe është rritur në Malësinë e Madhe, ku jeton dhe punon. Ka studiuar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në degën Gjuhë-Letërsi, ku ka marrë titullin mësuese.

Ka marrë gradën “Mastër” në “Etnokulturë”. Vazhdon në vitin e fundit të Fakultetit të Drejtësisë. Është autore e katër librave me poezi dhe një studimi letrarë përkatësisht: – “Dashuri ti je mëkati im” – “Fshima lotin” – “Jepi fjalës kohë”, – “Vështrim mbi poezinë e Diasporës”. -“Vrap i çmëndur” Në vitet e fundit ka botuar herë pas here në shtypin letrar dhe është përfshirë në disa antologji poetike, si: “Korsi i hapur” 1, 2, 3 – botim i Pegas-it; “100 poetë për dashurinë”; “Struga 2012”.

Është përfshirë tek antrologjitë “Sabbat”, “Fluturim Pulëbardhash”, ku u vlersua me “Mirënjohje”, si dhe tek “Pena e Shkodres 1-2-3-4, botim i lidhjes së shkrimtarëve Shkodër, ku është anëtare dhe shumë aktive.

Image

Është vlerësuar ndër vite me çmimet “Penda e Artë e Migjenit”, “Ibrahim Rugova” në Istog, “Mirënjohje” në “Takimi i Poeteshave” , “Mirënjohje” në “Takimet Letrare” në Ulqin; ka marrë titullin “Poete e talentuar”, nga revista “Fjala”, “Poete e psikologjisë dhe përformamcës poetike” Pegas Albania, “Mirënjohje” tek “Ora e Maleve” në Rozhaj, si dhe “Mirënjohje” nga revista “Laburemos”.

Së fundit vlersuar më “Shkrimtarja më e mirë e veriut” nga Agjensia Buna 1 “Best 10 North” Kjo është ana e Mimozës si poete por ajo që në vogëli ka spikatur në jetën politike të Malësisës së Madhe, në moshë të vogël gjindet si Komisionere e përfaqësuese e PD, si anëtare kryesie e Degës dhe një nga aktivistet më të zgjarrta. Ajo vjen nga një familje e persekutuar ku babai i saj ka qënë i dënuar me 12 vite burg politik “Agjitacion-Propogandë” një nga themelursit të PD në Malësi deri ditën që humbi jetën në një aksident fatal. Nga ai moment Mimoza zotohet të cojë përpara idealet e ëndrrën e tij për një Shqipëri si gjithë Europa.

Ajo është e kudogjindur në lëvizjet kundër qeverisë, protesta, aktivitet, ajo është zotuar se do jetë zëri i njerëzve që s’kanë ze, ajo e quan mision jetik.

Duke qën një zë potencial i zonës ajo largohet nga puna pa motivacion si Drejtoresh dhe internohet në Linaj në një zonë malore ku vazhdon internimin po me motivacionin si babai i saj.

Profili i saj mjaft aktiv me problematikat e abuzimet e pushtetit vendor e qendror të bënë të mendosh nga buron gjithë ajo forcë, potencial brënda një gruaje, Mimoza për katër vite u përball me pushtetin lokal në Këshillin Bashkiak si përfaqesuese e PD, dhe është i vetmi zë opozitar. Egêrsia e pushtetit nuk i kursen as familjarët e saj, me të njëjtin motivacion i largojnë bashkëshorin nga puna si përgjegjës i gjëndjes civile deri tek bursa e ekselencës të fëmijëve të saj.

Por kjo nuk e ka ndaluar Mimozën të shkruajë, denoncojë problematikat e zonës së saj. Vazhdon misioni e saj. Me hapa të vegjë por me dinjitet si pasardhëse e dejtë e rrënjve të saja.Femra si Mimoza janë frymëzim për vajzat tjera, të cilat me punë të paloshme mund të arrijnë suksese.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat