Cirku kuvendar

Kultura

Cirku kuvendar

Nga: Sevdail Hyseni Më: 31 tetor 2020 Në ora: 09:11
Karikatura marrë nga interneti e përpunuar

Parlamenti serb u gjet në siklet,

Kur një zë shqipe buçet si tërmet!

Kërkon t’mos votohet Qeveri e re,

Sepse nga e vjetra s’dallohet për be!

 

Me gjitha të këqijat ashtu si përpara,

Këtij lloj lidershipi nuk i humbet fara!

S’e kishin menduar se n’këtë Kuvend,

Mund të dal kush për t’i mbush’ mend!

 

Për t’i dhënë një mësim klasës politike,

Që e mban një popull me ëndrra mitike!

Mirëpo, mandati do të zgjas shkurt,

Për të mos i shitur para kohe drutë…

 

Dy vjet do t’i presim, të kemi durim,

Kushtetuta serbe shtrohet n’operim!

I hiqet Kosova krejt prej “Preambulës”

Me ato dilemat rreth vezës dhe pulës!

 

Doli zë i shqipes nga kjo anë Lugine,

Të shërbej model për në bisedime!

Drejt integrimit, proces me taktikë,

Që i bie era “Shengen” Ballkanik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat