Nga muza agimiane e poetit Agim Desku

Kultura

Nga muza agimiane e poetit Agim Desku

Nga: Agim Desku Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 15:30
Agim Desku

MOS VDIS EDHE NËSE TË VDISET

-Çlirimtares z.Fitnete Ramosaj-

Mos vdis edhe këtë pranverë luftëtare për fjalën, liri

M´i kë shërue plagët që pa fajin tim ia mora në pakthim ferrit

Jetën e ndava me nga një copë tokë ty, atdheut dhe Zotit

Dashuri kurrë nuk gëzova sikur yjet kur ndaluan stuhitë e shiut

Tani çfarë t῾i them jetës, më ke të flas në gjuhën e zanave

Kam zënë pllumbat në largim, i mbaja dhe ju fala lutjet e jetës

Të takohen me dallëndyshet e Mjedes diku në dhera të huja

Eh, pse na dehen lotët e dhembjeve më shumë së verërat qndravjeqare

Ke ta takoj këtë të diele që lutjet m῾u thanë nga errësira që s῾kthehen më në dritë

Në uratë perëndish e shndërrova sëcilën fjalë sa herë e shkruaj në varg

Me jetën time nuk merrem unë, atë ma morën gjuhët kur më flisnin perënditë

Nuk i them më jetës jetë nëse fjala e poetit mallkon tokë e qiell

Më kanë thënë së vetëm poetët dhe luftëtarët flasin me perendit ditë e natë

Rri me mua dhe fal shërimin e dhembjeve edhe atëherë kur plagët s῾kanë jetë

Këtë pranverë jeto më shumë së dymijë vite kur erdhe para Krishti

Mos vdis edhe nëse të vdiset pranverës, unë të fal njëmijë jetë nga jeta ime

Lavdi jetës dhe vepres për çlirimin e atdheut z.Fitnete!

IM ZOT PËRSE MË LE PA ZOT

-Poetit Agron Tufa

Ç'më preken në shpirt shekujt

Kur më le im zot

Pa zot

Po ky shekulli njëzet e një

Qenka i njëjtë kur më lanë

Edhe pa poetin Agron Tufa

Nuk qenka e shkruar

Të kam veç njëherë zot

Të cilin dua ta kem mik

Por jo Promethe t'lirisë

As edhe të dashurisë

Promethe e Korife jam vet

Mos ju qofsha falë

Zotin tim e kam rujtur me vite

Në shpatën e Gjergjit

Kur betejat s'më lanë të qetë

Pa u flijue në zjarrët e Pekazit

Im zot

Dashurinë e mbretëreshës Teutë

Ma vodhe ti apo zotnat e mi

E di mua më kishin kryqëzue

Së bashku me Krishtin

Në të njëjtën kohë

Koha mu bë kryeneqe

Nuk e kanë ditë për emrin tim

Që më lidhet më yllin e Davidit

Ndoshta nuk do të isha sonte të Ujvarë të Mirushës.

Ujvarë,Klinë 30 tetor 2020 AGIM DESKU

LUGËTËRIT S'KA KUSH T'I lARGOJ

S'ka kush t'i largoj lugëtërit

Kanë dreka e darka

Me ashtin tim

Më vonë

Do të më kryqëzojnē

Në djall a n'langua

Nëse më zë gjumi i acartë

Më s'dua të di për coronën

As të jetoj pa fitore

Që i takojnë njeriut të gjallë

Nisuni drejt qiellit

Atje ngushëlloni

Mos shkoni pa lutjet e mia

Loti m'u bë det

Si në dhembjet e Titanikut

Kurrë mos jetofsha

Në kohë t'lugetërve

Së do çmenden edhe ufot

E nisa lutjen për në Paris

I fala fuqinë e shpirtit

Dhembjet t'i ndajmë në dysh

Para së jeta e lugetërve të përfundon në ferr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat