Një vit prej ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Malush Ademaj

Kultura

Një vit prej ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Malush Ademaj

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 00:01
Malush Ademaj

Veprimtari i shquar shqiptar, Malush Ademaj, mbushi sot një vit nga vdekja e tij, pas një sëmundje të shkurtër vitin e kaluar.

Malush Ademaj ishte nga fshati Katund i ri, afër qytetit të Pejës.

I ndjeri dha shumë nga jeta e tij për çështjen kombëtare shqiptare, ku gjithashtu ishte i burgosur politikë gjatë viteve të luftës dhe përkrahës i përkushtuar i UÇK-së.

Ai u varros më 20 nëntor të vitit të kaluar, në vendlindjen e tij në fshatin Katundt i ri i Pejës, ndërsa në qytetin e Pejës u mbajt edhe mbledhja komemorative.

Image

Ndonëse jetonte jashtë atdheut, ai gjithë jetën ia përkushtoi vendit të tij, ku me gjithë vullnetin dhe me zemër patrioti, vazhdoi angazhimin e tij për atdheun dhe çështjen kombëtare.

Veprimtari Ademaj ishte dekoruar edhe me urdhrin “Hasan Prishtina” nga ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në muajin shtator të këtij viti, për kontributin e dhënë për veprimtari atdhetare.

Image
Image
Për Malush Ademajn kishte folur edhe Xhavit Haliti në mbledhjen komemorative në Pejë, ku jetën dhe veprën e tij e kishte quajtur madhështore.

Ndërsa këtu po ua paraqesim edhe ngushëllimin për vdekjen e Malush Ademajt nga një mik i tij, drejtuar familjes Ademaj:

Image

Ndërsa miku i tij, Ibish Neziri, bëri këtë shkrim pas vdekjes së Ademajt:

EDHE NJË VEPRIMTAR IKU NGA KJO BOTË

Sa u bë publike se edhe një veprimtar iku nga kjo jetë.
Vërtetë të mos iu besoj njeriu syve për ato që i lexon.
Ishte veprimtar veteran që veprimtarinë e tij e kishte filluar qysh në vitet e 70 në Gjermani.
Ishte anëtar i Frontit të Kuq Popullor. Dy herë u burgos dhe u dënua për veprimtari atdhetare. Njëherë në vitin 1980 dhe heren e dytë 3-4 vite më vonë, por burgjet nuk e thyen dhe ai vazhdoi tutje rrugën e tij drejt çlirimit.
Me ndarjen e tij nga jeta e humba një mik dhe bashkëveprimtar. E humba një shok të palodhshëm, i cili me punën dhe angazhimin e vet për lirinë e atdheut dhe bashkimin e kombit, vetës ia ka siguruar pavdeksinë.
Kujtimi për Malush Ademajn qoftë i përjetshëm e pushoftë i qetë në tokën për të cilën aq shumë u përpoq!

Veprimtari Ademaj ishte i arrestuar në vitin 1980, ndërsa në vitin 1982 ishte arratisur nga burgu në Prizren dhe që në atë kohë kishte dal në Gjermani.

Ai ishte edhe bashkëpunëtor i ngushtë i ministrit të mbrotjes, Ahmet Krasniqit, ku bashkë me të punoi palodhshëm për çështjen kombëtare. Ademaj gjithashtu dha shumë për UÇK-në dhe luftën e saj.

Të ndjerin Ademaj e përkujtojnë edhe: bashkëshortja Gjyla, djemtë Agroni, Kujtimi dhe Shqiprjani, vajza Teuta, vëllezërit Skenderi, Xhaferi, Enveri, Ademi, Fadili, Naimi dhe motra Kumri.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat