Mali i Zi dhe multikulturalizmi

Kultura

Mali i Zi dhe multikulturalizmi

Nga: Nikë Gashaj Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 23:22
Nikë Gashaj

Multikulturalizmi është koegzistencë mrenda një shteti i cili ka më shumë se një komb. Nocioni komb do të thotë një bashkësi historike, më pak ose më shumë institucionalisht të përkryer, e cili zë territorin përkatës dhe ka gjuhën dhe kulturën e vet. Andaj, shteti i cili ka më shumë se një komb, nuk është komb-shtet, por shtet multinacional në të cilin kulturat më të vogla formojnë“pakicat kombëtare“.

Numri më i madh i shteteve të sotme janë në pikëpamje kulturore heterogjene. Sipas disa vlerësimeve në botë ekzistojnë rreth 600 grupe gjuhësore dhe 5000 grupe etnike. Vetëm për disa vende mund të thuhet se kanë një gjuhë dhe u takojnë një grupi etnonacional.

Shumëllojshmëria e tillë etnonacionale imponon një seri çështjesh, sikurë se janë të drejtat gjuhësore,vetëqeverisjet lokale të pakicave, participimi politik, përfaqësimi propocional në institucionet e sistemit politik, plan-programet mësimore, simbolet kombëtare, si dhe festat kombëtare etj.

Gjetja e përgjigjëve të drejta dhe adekuate, si dhe politikishët mbijetësuese mbi këto çështje paraqet sfidë të madhe me të cilën ndeshen demokracitë bashkëkohore. Andaj, multikulturalizmi paraqet një luftë për barazinë interetnike.

Që nga viti 1960, gjerë botës, paraqiten kërkesat për njohjen apo pranimin e identitetëve të ndryshme, shpesh herë në formë të lëvizjeve shoqërore, pas të cilave qëndrojnë grupe të ndryshme, sikurë se janë : popujtë indigen, pakicat kombëtare, grupet etnike dhe racore, emigrantët e vjetër e të ri etj. Të gjitha këto grupe, më shumë apo më pak dallohen prej modelit kulturor të shoqërisë dominuese.[1] Edhe përkundër dallimeve të mëdha ndërmjet tyre, ato bëjnë një rezistencë të përbashkët kundër asimilimit dhe presioneve të ndryshme që rrjellin nga shoqëria dominuese. Grupet e lartpërmendura në mënyra të ndryshme, tentojnë të arrijën një njohje shoqërore, si dhe afirmimin e veçorive të veta, duke i konsideruar ato si konstitutive për identitetin e vet.

Në luftë për emancipimin social gjatë shekullit 19 dhe të një pjesë të malle të shekullit 20, shumë pjestarë të grupeve të shtypura e të diskriminuara kanë besuar se me arrijtjen e statusit të plotë shtetëror –qytetarë (të drejtat e barabarta politike dhe civile) do të arrijnë lirinë dhe barazinë. Kur më në fund, të drejtat e tilla, në pikëpamje formale të gjithëve iu janë pranuar, ndërsa në anën tjetër në ralitet, disa grupe shoqërore në shumë shtete e kanë kuptuar se edhe më tutje mbetën në pozitën e qytetarëve të dorës të dytë, respektivisht disa grupe shoqërore kanë qenë të priveligjuara, kurse të tjerat të diskriminuara.

Në kushte të tilla të pa përshtatshëme dhe jo të barabarta, pakicat etnonacionale të diskriminuara nuk kanë pa ndonjë prespektivë të jetës të përbashkët me shumicën etnike.

Mirëpo, sot, si në Prëndim ashtu edhe në Lindje, gjithnjë e më tepër bëhet e qartë se shkelja e të drejtave të pakicave kombëtare, ka qënë dhe është gabim, si nga arsyet, empirike, ashtu dhe nga shkaqet normative.

Presioni në pakicat kombëtare me qëllim të integrimit të tyre në kombin shumicë, nuk mund të jetë i suksesshëm. Sulmi i shtetit në ndjenjat e pakicave mbi identitetin kombëtar, shpesh herë e rritë kërcnimin e tyre të lojalitetit ndaj shtetit përkatës.

Disa hulumtime të reja në Evropë në fushën e marrëdhënieve etnonacionale tregojnë se si marrëveshjet vetëqeverisëse i minimizojnë mundësitë e shpërthimit të tensionëve ndëretnike, kurëse në tjetrën anë mosnjohja dhe shkeljet e të drejtave të pakicave kombëtare, kryesisht çojnë drejt eskalimit të mardhënieve ndërnacionale. Me fjalë të tjera, praktika e demokracive Prëndimore tregon se mënyra më e mirë e sigurimit të lojalitetit të pakicave kombëtare është njohja e tyre kombëtare. Sepse, të drejtat e pakicave janë çështje demokratike par excellence të bashkësisë politike. Ato janë termometër i ndieshëm demokratik i tërë shoqërisë. Pranimi i kërkesave legale, legjitime dhe të arsyeshme të pakicave kombëtare, në as një rast, nuk mund të rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit. Përkundrazi, ajo vetëm krijon mundësin dhe sypozimet për afirmimin e tyre nacional dhe kulturor, pa të cilën nuk ka, as që mund të ketë emancipim të përgjithshëm dhe progres. Çështja e barazisë juridike, të statusit kushtetuese, nuk paraqet atak apo sulm në kombin shumicë, por ajo është një shkallë liberale politike e vlerave, respektivisht ajo është në harmoni me shoqërinë civile.

Multikulturalistat janë të bindur se të drejtat individuale dhe kolektive janë të harmonizuara dhe se mund të kombinohen përpa përjashtim reciprok me një politikë liberale konsekuente të së njohjes. Ithtarët e kësaj qasje nisen nga ajo se vetëm mbrojtja e të drejtave individuale nuk sendërton univerzalizmin e proklamuar dhe neutralitetin, për arësye se e lënë pas dore dhe i injorojnë grupet e ndryshme nacionale dhe kulturore. Insistimin liberal për të drejtat individuale, ata i shohin si lënje pas dore vlerat e përbashkëta të grupeve kulturore, të cilat janë pjesë përbëse të identitetit individual dhe synojnë për politikën e mbrojtjes të këtyre vlerave me qëllim të ruajtjes dhe përparimit të jetës kolektive. Sfida e multikulturalizmit ka të bëj me përshtatjen dallimeve nacionale dhe etnike sistemit politik përkatës.

Kërkesat e pakicave kombëtare, me qëllim të brojtjes të identitettit të tyre janë në fusha të ndryshme: juridike, politike, istitucionale, financiare, kulturore, gjuhësore, arsimore dhe të informimit në gjuhën kombëtare etj.

Multikulturalizmi nuk e pranon konceptin e shtetit neutral liberal, duke e konsideruar atë si mit etnik, sepe shteti në shoqëritë multinacionale, si pas tyre është i njëanshëm dhe e favorizon kombin shumicë duke bërë asimilimin e pakicave kombëtare, meqënse të gjitha vendimet politike të rëndësishme janë të dedikuara mbrojtjen së kulturës së kombit shumicë dhe të ndërtimit të një identiteti unitar kombëtar. Sipas komunitaristave dhe multikulturalistave, një mit i till etnik i univerzalizmit liberal, niset nga një sypozim i gabuar, gjoja e egzistimit të një sistemit të vlerave universale kulturore. Meqenë se nuk është ashtu, dhe se shteti liberal neutral në esencë priviligjon kulturën e shumicës kombëtare, ajo është e vetmja zgjidhje që sipas multikulturalistave të vëndoset dhe zbatohet politika e njohjes së pakicave kombëtare dhe etnike. Ajo do të thotë, në qoftë se kombi shumicë e shfrytëzon shtetin për ruajtjen dhe promovimin e kombit dhe kulturës së vet, e njëjta gjë duhet të vlejë dhe dhe për pakicat kombëtare.

Ideja e multikulturalizmit është për ta forcuar dhe ndërtuar politikën demokratike të integrimit të pakicave kombëtare në shoqërinë përkatëse të bashkësisë politike, kurse në anën tjetër ai nënkupton mbrojtjen nga izolimi dhe përjashtimi i pakicave kombëtare nga institucionet e sistemit politik.

Mali i Zi është shtet heterogjen, shumëkombësh, multikulturor dhe multikofesional. Kjo shumëllojshëmeri paraqet një potencial qytetërues për vendosjen e urave ndërmjet popujëve dhe rajoneve të ndryshme, si dhe për integrime të gjera në Europë dhe botë. Gjithashtu, një diversitetë i tillë paraqet dhe realitetitin objektiv të shtetit i cili duhet të respektohet. Andaj, shoqëria plurale shtetit ia imponon një imperativ për të vendosur dhe ndërtuar zgjidhjet adekuate e të vërteta demokratike normative dhe institucionale, të cilat do t’ i sigurojnë barazinë e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi për realizimin e të drejtave të tyre njerëzore, ndërsa pakicave kombëtare dhe të drejtat tyre individuale dhe kolektive sipas standardeve ndërkombëtare. Me stanarde nënkuptojëm të drejtat juridike ndërkombëtare dhe praktikën pozitive të demokracive bashkëkohore. Për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare në Mal të Zi, nuk do të duhej të ketë dilemë, sepse njohjet nga shtetet bashkëkohore multietnike tregojnë se të drejtat e pakicave kombëtare janë një dimension i rendësishëm i vendosjes dhe i ndërtimit të shoqërisë së drejtë, demokratike, paqëdashëse dhe stabile. Nuk mud të flitet për demokraci, liri dhe drejtësi, në qoftë se nuk respektohen dallimet, kur se njerëzit si individ dhe si kolektivitet në shumë aspekte dallohen. Por, dallimet kryesore, kur ka të bëjë me të drejtat dhe liritë e njeriut janë veçoritë nacionale, etnike, kulturore, gjuhësore dhe fetare të grupeve përkatse të cilat mund të jenë, a fatkeqësisht, më së shpeshti dhe janë baz për diskriminim. Pikërisht, për atë arsye shteteve multinacionale të botës bashkëkohore shpesh iu duhet të marrin dhe vendime të veçanta për mbrojtjen e pakicave, si kur se është aksioni afirmativ. Sepse për pa, barazi kombëtare në shoqëritë multietnike dhe multinacionale, sikur se është Mali i Zi – nuk ka barazi qytetare (civile), as barazi njerëzore, as demokraci dhe shtet juridik. Në qoftë se deshirojmë demokratizimin e shoqërisë, nëse duem barazinë e qytetarëve dhe të gjithë nacionaliteteve, atëherë duhet të ndërtojmë një sistem të till politik, tek i cili do të ekzistoj një mekanizëm sistemor i vendosur dhe i organizuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Është e pa mundur të krijohen marrdhëniet e reja demokratike dhe të bëhet integrimi në rrjellat evropiane dhe evroatlantike, ndërsa në anën tjetër të ruhen zgjelljet e vjetëra anakrone normative dhe institucionale, si dhe vetëdija politike konservatore. Gjithësesi, shoqëria multinacionale ndeshet me çështjet thelbësore të strukturës së vet. Çështja e pakicave nukë është porsa një çështje në kuadër të problemeve të tjera, të cilat munden me u përmirësuar dhe zgjillur në mënyrë teknike, por çështja e pakicave kombëtare është gurë themeli i demokracisë dhe i tejkalimit të vetëdijes dhe kulturës politike autoritare, si trashigimi i së kaluarës, çka pengon dhe ngadalëson perspektivën e zhvillimit demokratik të shoqërisë në Mal të Zi.

Shteti multinacional duhet në kuadër juridik dhe institucional të rregulloj në mënyrë të drejtë dhe demokratike mbrojtjen e pakicave kombëtare. Spektri i zgjidhjeve mundet me qenë shumë i gjerë dhe varet nga një seri kushtesh, sypozimesh dhe rrethanash. Gjithësesi politika shtetërore për pakicat kombëtare duhet të aplikoj një metod të përshtatshmëris ndaj realitetit shoqëror. Parimisht, mund të thuhet se për demokracinë është karakteristik metoda e akomodimit. Ajo është dhe njëheri mënyra më e mirë për ta siguruar dhe forcuar lojalitetin e pakicave ndaj bashkësisë së gjerë politike në të cilën jetojnë. Sepse, kurrëfarë koncepcioni të rendit shoqëror nuk mud të bëj tejkalimin e njëmendësis multinacionale. Njeriu – qytetari, veshtirë që sot mund të bëj transcendimin e realitetit në fjalë. Tezat teorike mbi shuarjen e kombit janë të vërtetuara si të pabaza, me qenë se u mungojnë një mbeshtetje e gjerë, konzistenciale dhe koherente. Me fjaltë të tjera multikulturalizmi do të jetë aktual deri sa të ekzistojnë kombet, respektivisht bashkësitë nacionale, dhe në këtë mënyrë dhe roli i tyre, pozita dhe barazia. Në lidhje me ketë çështje, teoreticienti i njohur, Horace Kallen do të thoshte : “Njerëzit munden, në një masë më të madhe, apo më të vogël, me i ndërruar veshjet e veta, politikën, gratë e veta, religjionin, filozofin, por nuk munden me i ndërrua gjyshërit e vetë...”

Botëkuptimet bashkëkohore tregojnë se shteti duhet të ketë një rol aktiv dhe nëpërmjet të masave të ndryshme të krijojë kushte për promovimin e pakicave si kolektivitete në ato situata në të cilat të drejtat individuale të pjestarëve të pakicave mund të sendërtohen vetëm nëpërmjet të emancipimit kolektiv të grupit. Përkundrazi, nëse të drejtat kolektive injorohen ose mohohen në praktikën politike, ekonomike dhe kulturore, atëherë gjithëmonë do të triumfojë parimi i shumicës, i cili në mënyrë automatike siguron monopol dhe privilegje shumicës etnike. Në qoftë se parimi i shumicës zbatohet përpa korrektiv në raport me pakicat, atëherë ka të bëjë me funksionimin ekskluziv të shtetit nacional.

Autorët e rregullimit shtetëror të një bashkësie multinacionale, duhet të respektojnë përcaktimin e konceptit-nocionit të njeriut-qytetarit si poliidentik, d.m.th. të njeriut si qënie e familjes, kombit, konfesionit, kultutës, traditës, regjionit etj. Të gjitha ato forma janë të rëndësishme për shfaqjen e aftësive të njeriut. Këtë toeriticienta, Edgora Morena, do ta përcaktonte si unitas multipleks. Në të vertetë ato janë qelitë themelore të pluralizmit dhe të shoqëris multietnike dhe multikulturore. Natyrisht, ligjvënsi, mud që atë ta injoroj dhe të miratoj një opsion joedekuat, por atëherë sistemi politik si mekanizëm i pazëvendsueshëm rregullativ, bëhet gjenerator i tensioneve permanente politike, i konflikteve dhe i demokracisë jostabile.

Në shoqëritë e ashtuquajtura pluraliste-mprehtësisht të ndara mbi baza konfesionale, ideologjike, gjuhësore, kulturore, etnonacionale, sikurse është Mali i Zi, qeverisja e shumicës nuk është mekanizëm adekuat i sistemit politik, sepse grupet e lartëpermëndura mund ta ndijnë vetin të përjashtuara e të diskriminuara, dhe ta humbin lojalitetin ndaj shtetit. Pra, demokratia e shumicës dhe qeverisja e gjatë e shumicës në shoqëritë të cilat janë thellë të ndara, shpie deri te diktatura e shumicës dhe të përçarjeve qytetare, e tërë ajo është në disharmoni me demokracinë dhe me të drejtat etnokulturore.

I pari Aristoteli ka parashtruar problemin e “Tiranisë së shumicës”, i cili është me rendësi për temen tonë. Kështu pra, edhe mendimtarët antik e kanë konsideruar, se nëse shumica vëndos, duke pasur para sysh vetëm interesat e shumicës, por jo, dhe të pakicave, atëherë ajo është një formë e prishur e pushtetit.

Që nga shekudhi 18 fillohet gjithënjë e më tepër të tregohet për rrezikun e tiranisë së shumicës, dhe në lidhje me të, për të drejtat e pakicave-politike, fetare, etnike, etj. Mbi të drejtat e pakicave si mjet për pëngimin e “tiranisë së shumicës”, tashmë ka treguar Xhems Medison, i cili dhe ka parashtruar çështjen: a dotë thotë se vëndimi i shumicës gjithëmonë është i drejtë, apo arsyeja është se me shumicën gjithëherë shkon forca. Me qenë se nuk është pranuar që forca e përbën drejtësinë, atëherë dhe ajo për çka bën përpjekje shumica nuk është e duhur që në mënyrë automatike të jet e drejtë. Franc Nojman në një vënd shkruan se e keqja të cilën e përkrah shumica nuk bëhet me atë e mirë, por një e keqe edhe më e madhe.

Multikulturalizmi kërkon një shemë të tillë të shoqëris politike e cila njeh apo pranon vlerën e njëjtë të të gjitha bashkësive stabile dhe jetike të cilat ekzistojnë në një shoqëri. Pra, në shoqërinë multikulturale, as njëra prejë bashkësive etnonacionale dhe etnokulturore nuk ka të drejtë që shtetin dhe shoqërin politike ti quaj ekskluzivisht si të vetën.

Rregullimi shtetëror i Malit të Zi e ka parapa që ai të organizohet mbi parimin e barazisë së qytetarëve para ligjit. Mirëpo, duhet më tutje në mënyrë normative të përpunohet dhe saktësohet percepcioni i shoqërisë dhe i shtetit në raport ndaj multikulturalizmit si realitet të cilin duhet rregulluar. Fjala është për integrimin e pakicave kombëtare në kuadrin shoqëror i cili duhet të jetë mjaft i gjerë dhe fleksibil, jo vetëm për ti pranuar identitetet e pakicave në mënyrë të barabartë me shumicën etnike, por ajo duhet të bëhet me një konsekuencë stabile, atraktivë dhe të haptë në drejtim të krijimit të kushteve shoqërore për tejkalimin e konceptit etnocentrik të sistemit politik. Ajo do të nënkupton krijimin e kuadrit normativ dhe institucional të drejtë dhe adekuat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave idividuale dhe kolektive të pakicave kombëtare dhe etnike.

Praktika e shtetëve në pjesët e ndryshme të botës, tregon se shoqëritë bashkëkohore i përkushtojnë një kudes të duhur sistemit multikulturalist. Për shëmbudh në Kanada dhe Australi, si shtete të njohura multikulturale janë të zhvilluara format e ndryshme institucionale multikulturale. Spanja, Italia, Belgjika, Zvicëra, Holanda, sistemet e veta politke dhe shoqërore i kanë përshtatë natyrës dhe strukturës së vet të multikulturalizmit si realitet shoqëror.

Shtetet e bashkuara të Amerikës, edhe për kundër insistimit të tyre për postulatën klasike liberale mbi shtetin neutral, si dhe tentimit që ta relativizojnë rëndësinë e etnicitetit, gjithënjë e më tepër i marrin parasysh mardhëniet reale interetnike shoqërore. Lëvizjet gjithënjë e më të forta të Hispanamerikanve dhe të Afroamerikanve, të cilat i kanë formuar gjeneratat e para, dhe u takojnë grupëve të fuqishme shoqërore dhe ekonomke, i kanë parashtruar në rënd të ditës çështjet politike dhe çështjet të tjera me rëndësi për integrimin e tyre shoqëror.

Stabiliteti i rajonit dhe marrdhëniet ndërmjet shtetëve të Ballkanit Prëndimor si antare të ardhshme të Bashkësisë Evropiane, varet, ndër të tjerat dhe prej pozitës së pakicave kombëtare në të cilat jetojnë.

Mund të konstatohet se gjendja e tanishme e vetëdijes demokratike dhe e kulturës politike dhe juridike në Mal të Zi, është e paknaqshme dhe largë esencës së konceptit të shtetit juridik ndaj multikulturalizmit.

Pas arritjes së pavarsisë shtetërore dhe sovranitetit, si dhe nxjerrjes së kushtetutës së re, Mali i Zi është i proklamuar si shtet qytetar (civil), çka është mirë. Mirëpo, janë të pranishëme botëkuptime të ndryshme të konceptit të shtetit qytetar (civil).

Ata të cilët dëshirojnë me pasur, respektivisht, për ta ruajtur monopolin dhe privilegjet në të gjitha sektorët shoqëror, si dhe të diskriminojnë të tjerët paraqesin tezën se sipas konceptit të shtetit qytetar (civil) nuk duhet ti përkushtohet kujdes origjinës etnike, përkatësisë kombëtare dhe fetare, sepse gjoja sipas tyre të gjithë qytetarët i kanë të drejtat dhe liritë e barabarta. Pra, ata janë ithtarë të konceptit uniformë, d.m.th. të shtetit të qytetarëve abstrakë përpa popuj, çka shpie deri te mospranimi dhe diskriminimi i diversitetit, respektivisht i vë në një pozitë të pabarabart pjestarët e pakicave kombëtare, si për shembull, pjestarët e pakicës shqiptare. Në të vërtetë, akoma është i pranishëm recidivi i kohës së kaluar mbi ndarjen: në popujtë e vegjël e të mëdhenjë, të vjetër e të ri, historik dhe johistorik, të merituar dhe më pak të merituar, si dhe përpjekjet për favorizimin e njërës palë dhe diskriminimit dhe marginalizimit të tjerëve. Akoma, tek disa rrethe politike dhe intelektuale ngadalë bëhet diskontinuiteti i politikës dhe ideologjisë së vjetër nga koha e regjimit politik të Millosheviqit, të cilën e ka karakterizuar: etnocentrizmi, etnonacionalizmi dhe fundamentalizmi fetar.

Malit të Zi si shtet multinacional dhe multikulturor i duhet t’ aplikoj demokracinë konsensuale dhe mekanizmin e baraspeshës. Andaj, modeli i baraspeshës në një masë të madhe është bë domosdoshmëri e politikës multikulturaliste. Për shoqëritë heterogjene, multikulturale dhe të ndara, sikurse është Mali i Zi, më i përshtatshmëri është tipi i sistemit politik i ashtuquejtur, liberalo- komunitar, i cili nënkupton respektimin e dy parimeve: autonomin e qytetarit dhe barazin absolute të të gjithë popujve në Mal të Zi si realitet shoqëror. Një përcaktim i tillë është i domosdoshëm të reflektohet në tërë sistemin politiko-juridik të Malit të Zi.

Përfundim

Është e qartë se Mali i Zi ka një adhmëri, vetem në qoftë se do të jetë shtet demokratik dhe jurdik, dhe nëse të gjithë qytetarët dhe popujt e Malit të Zi do të jenë të barabartë dhe të lirë, dhe ajo jo vetëm në pikëpamje formale- juridike, por dhe në realitet, fakticitet dhe nëse normat juridike mbijetojnë në praktik, me qenë se respektimi i të drejtave të të tjerëve, sendërtimi i të drejtave të pakicave kombëtare, njohja e diversiteteve, paraqet një sypozim thelbësor për sigurimin e demokracisë stabile, tolerancën interetnike dhe kyçjen e Malit të Zi në integrime Evropiane.

Esenca e zgjidhjes së drejtë të çështjes së pakicave kombëtare, qëndron në atë pikëpamje dhe praktikë, që askush mos të ndiej presion nga më i madhi dhe më i forti, por çdo popull pavarsisht nga mallësia e tij numerike, ta ndiej vetën të barabartë dhe të lirë. Sepse, si kur do të thoshte, Gandi:” për qytetërimin tonë do të gjykohet sipas asaj se çfarë trajtimit u ka berë pakicave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat