Ritakimi

Kultura

Ritakimi

Nga: Dibran Demaku Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 16:37
Dibran Demaku

 

në cilën çelizë shpirti mori nismë tatpjeta
e një ndjenje të ngulitur në shpirt e në zemër
apo ishte e thënë apo e shkruar nga vetë jeta
që një ditë ti të ikësh me një brengë në zemër

në cilën pjesë të trurit u vizatua urrejtja
për yllin e ylbertë të një ëndrre të ndritur
apo largësia dhe pamundësia ushqyer nga brejtja
morën rrugë të pakthimit në drejtim të pa ditur

në cilin yll polar do të ndodhë ritakimi
në botën e këtejme apo të përtej varrit
apo gjithçka ishte vetëm një çast mashtrimi
në ëndrrën e shpifur apo buzëqeshjen e të marrit...


Të të zgjojë ndjenjën


ti pret të lulëzojë një pranverë tjetër
të të zgjojë ndjenjën të të zgjojë muzën
gjithçka të lëvizë në stilin e vjetër
të të puth syrin të të puth buzën

gjithçka të lëvizë në stilin e vjetër
të të puth syrin të të puth buzën
ti pret të lulëzojë një pranverë tjetër
të të zgjojë ndjenjën të të zgjojë muzën

ti pret të lulëzojë një pranverë tjetër
të të zgjojë ndjenjën të të zgjojë muzën
të të puth syrin të të puth buzën
gjithçka të lëvizë në stilin e vjetër...



Kur të mund vetmia


mbrëmjeve të vona kur të mund vetmia
dhe loti i kripur të djeg thell në sy
merri dhe lexoji ti vargjet e mija
mbase e kupton sa të kam dashtë ty

merri e lexoji ti vargjet e mija
mbase e kupton sa të kam dashtë ty
mbrëmjeve të vona kur të mund vetmia
dhe loti i kripur të djeg thell në sy

mbrëmjeve të vona kur të mund vetmia
dhe loti i kripur të djeg thell në sy
mbase e kupton sa të kam dashtë ty
merri dhe lexoji ti vargjet e mija...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat