“Liturgjia hyjnore” në Shqipëri

Kultura

“Liturgjia hyjnore” në Shqipëri

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 12:03
Foto Ilustrim

“Liturgjia Hyjnore” (Vëllimi i I), është libri i ri studimor-shkencor i muzikologut dhe studiuesit të mirënjohur të muzikës bizantine kishtare, Theodhor Peci. Botimi në llojin e vet, pasi na ofron për herë të parë studimin e historisë së Artit Psaltik në Shqipëri.

Libri është shumë voluminoz me 650 faqe, ku në të do të gjeni 47 himne kerubike, 45 liturgjike, si dhe 53 himne hyjlindësore, të përshtatura e të kompozuara posaçërisht për gjuhën tonë shqipe.

Veç vlerave studimore, ky botim ka dhe vlera praktike, pasi mund të përdoret lehtësisht dhe për kryerjen e Liturgjive të përditshme apo dhe Liturgjive kremtuese.

Pas botimit të librit të parë muzikor themelor, “Anastasimatari“ me autor Theodhor Peci, ky është libri i dytë i korpusit të librave muzikorë të botuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, nën përkujdesjen e veçantë të Kryepiskopit Anastas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat