Kur ishim fëmijë

Kultura

Kur ishim fëmijë

Nga: Fatmir Lohja Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 08:56
Fatmir Lohja

Pamja është fotografuar këto ditë në sheshin Skenderbej, në Tiranë. Jam mrekulluar duke ndjekur koncertin e mbretërve, mbretëreshava, princave dhe princashave të se ardhmes shqiptare. Vini re me vëmendje! Secili më i bukur, më i ëmbël, më artist se tjetri. Në këto kohë të merzitshme karantine, ne qe patëm fatin ta ndiqnim koncertin e ëngjëjve, zemra na u ngroh shumë.

Me këtë entuziazëm , kur po kthehesha në shtëpi, m’u kujtua fëmijëria . Ndryshon krejtësisht me sot. Dëshiroj të jem në gabim, por për mua diçka nuk shkon.

Nuk mund të shohësh stacionet televizive shqiptare, nga gjuha që përdoret në studiot e tyre . Ndërroja sa të duash kanalet, dhe sheh të njëjtat fytyra, që shahen me të parme, e me të mbrapme. A kanë kaluar fëmijëri kokoroçët ? A kanë pasur prind të paedukatët?

Image

Prindërit na këshillonin: ”Gjeje shokun më të mirë se veten! Palët akuzojnë njëri- tjetrin, se ai të gënjen edhe për orën. Jam i bindur se në këtë rast nuk e kanë fajin prindërit. Sado ta kenë llastuar fëmijën, nuk kanë toleruar në përzgjedhjen e shokëve të tyre. Ka pak vështirësi në përcaktimin e më të mirit.: “Edhe sorra deklaroi se zogu i saj është më i bukuri, edhe më i miri !”

Një këshillë tjetër është :” Mos u merr me të keqen, se vetëm keq të sjell!” Kacafyten robt, se kush ka zbuluar gjëra më të pista në koshin e plehrave. Çfarë vlere ka të debatosh vend, e pa vend për plehrat. Nëse kanë ndonjë vlerë, e përcaktojnë specialistët e industrisë së riciklimit, në bashkëpunim me ambientalistët.

Që në çerdhe na e kanë edukuar : “Ai që shan, shan veten!” Komentuesit në studiot televizive janë totalisht kundra kësaj keshillë të vyer . Dikush i justifikon, se medemek, e kanë harruar këshillën e prindërve, se kanë parë direkt deputetet e nderuar, që kacafyten, shahen në parlament, me “trimërinë”, fjalorin e rrugaçëve model.

Kemi bërë shumë gabime në fëmijëri, por prindërit, shkolla , shoqëria, me dashuri përkushtim ,na kanë ndenjur pranë, për të gabuar sa më pak gjatë rritjes. E kemi të thadruar në tru, se nxënësi më i mirë i shërben atdheut më shumë! Fëmija i edukuar nderon veten , shtëpinë , shkollën , qytetitn edhe Shqipërinë.” E tjera, e tjera këshilla tjera , që lexuesi do t’i kujtojë me ëndje.

Me përrallat do të merremi në netet e gjata të dimrit, se janë të bukura, të zgjuara, dhe duan kohë për t’i kuptuar, dhe për t’i vënë në jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat