Besa Rexhepi dhe „Shqiptari” i Bukureshtit

Kultura

Besa Rexhepi dhe „Shqiptari” i Bukureshtit

Nga: Baki Ymeri Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 23:46
Besa Rexhepi

Koha në pandemi

Kush të ftoi që na erdhe

Kush të pruni drejt tek unë

E n’ brendinë time hyre

Dhe po ban kërdi!

Ndal virus se nuk frikohem

Do të luftoj me ty përherë

Se në mbrendinë time

Ti nuk mund të gjesh vend!

O virus, virus i zi

Pse më fute në karantinë

Karantinën po ta fali

Por jo dhe shpirtin të ma marri

Ky vit i pandemisë!

Shumë të dashur na i morre

Që luftuan mes jetës e vdekjes!

Shumë të dashur na i morre

E nuk pate aspak mëshirë!

Nuk frikohem më prej teje

Se një ditë do vijë koha

Kur ti do hysh në karantinë!

Do të doja!

Do të doja, ah sa do të doja

Që Kosova të jetë e lirë,

Një shtet sovran i fort dhe i pavarur!

Do të doja që Kosova të udhëhiqet

Nga njerëz të drejtë, të ditur dhe guximtarë!

Ku do të sundojë ligji dhe pena!

Do të doja të punohet vetëm për shtetin,

Për një Kosovë të dëlirë dhe të fortë.

Mjaft më, me lot dhe me mërzi!

Do të doja të shikoja

Vetëm njerëz të lumtur e të qeshur...

Mos të vuaj më populli në Kosovë,

Mos të dominojë korrupcioni e hajnia,

Droga dhe prostitucioni!

Të dominojë paqja e mirësia,

Dashuria dhe bujaria!

Do të doja që Kosova të shkojë përpara,

E zhvilluar dhe moderne e jo kështu!

Duke ikur rinia për çdo ditë e më shumë.

Të hapen vende të reja pune,

Për të gjithë njerëzit dua!

Edhe nga jasht të vijnë

E të punojnë këtu!

Por një ditë do të jetë shumë vonë!

O njerëz nuk ka shtet pa rini!

Do të doja që Kosova të jetë e lulëzuar,

Më njerëz të lumtur dhe të barabartë.

Zgjohu nga gjumi, Kosovë zgjohu!

Por do të doja e do të doja

Që shqiptarët të bashkohn të gjithë!

Në një trung të vetëm…!

Nipit tim për kujtim

Kam një nip të bukur

Quhet Adriat

Në këtë ditë të bukur

Shtatë vjetorin e feston

Adriati mbreti festës

Fytyra i shëndritë

më gëzon o nipi im

Nanuq kur më thirr

Çdo ditë zemrat na i knaqe

Me sjelljet e tua

Edhe 100 vite t'i uroj

Me shëndet e me gëzime!

Mblidhet s'bashku tërë familja

Me të pas syri lakmi

Këndojmë këngën e ditëlindjes

Zemrat mbushën me gëzim!

Stinët ndrrohen

Në dhomën time të gjumit e mbaj dritarën hapur. Më pëlqen freskia e natës. Në mëngjes zgjohëm me cicërrimën e zogjëve, dhe dal në rrugë të eci si çdo ditë. Zogjët më bëjnë shoqëri, pastaj më tutje lepujt lozin nga një anë e rrugës, në anën tjetër, pranverë e gjallëruar. Më tutje një zog i bukur me pupla të zeza por e zbukuronin puplat e kuqe rreth qafës, sikur ta kishte vë një shall. Ajo mbron familjen e saj, duke luftuar me një zog grabitqar dy herë më i madh se vetja. Këtu pashë se sa e madhe është dashuria e nënës zog! Rruga është e shkretë. Nuk ka njerëz në rrugë, as vetura në kalim, vetëm shpez, lepuj, ndonjë ketër duke u ngjitur në lis, ndëgjohet vetëm të lehurat e qenëve. Pak më vonë takova një çift me dy fëmijë që i mbanin në karrocë, duke vrapuar. Vetëm unë dhe kjo familje jemi të rregullt në ecjet mēngjesore. Ajri i pastër me rrezet e para të diellit, na bënin shoqëri zogjët me cicërrimën e tyre, lepujt e rrallë herë ndonjë rakun dhe ketri. Tani jemi në stinën e vjeshtës. Ndryshimet e mëdha vërehen në natyrë. Zogjët janë të pakët sepse po ikin në vendet e nxehta. Lepujt nuk po i takoj fare, kurse natyra ka marrë pamje të larmishme me ngjyrat e ndryshme. Gjethet bien ngadalë në tokë, duke u dridhur. Duket bukur , por pak monoton! E dua prnverën më shumë, sythet që mugullojnë, gongjet e luleve që qelinë nën kaçuba. Ah sa fort i dua! (Tetor 2020)

Fragment nga novela “Shprese dhe dashuri”

Sa shpejt koha kalon, pa e parë dy ditë sa dy orë. Sa shumë u gëzua pranë më të dashurve të tij, të cilët e duan shumë, e presin në çdo kohë, në çdo vend, kudo ata e presin, sepse atë e duan më shumë se çdo gjë, ku ndjejnë mall e dashuri. Koha nuk premtoj asgjë për një kohë kaq të shkurt, vetëm u çmallën! Kjo ishte një ëndërr e kujtimeve të pashlyera. Ai ishte i lumtur në gjirin familjar, kishte derdhur shumë lot, ishte mërzitur shumë, shikimet e tij ishin të etura. U lumturua shumë edhe të tjerët rreth tij ishin shumë të lumtur, sikur koha të ndalet në këto momente të lumtura, ku gëzimi dhe lumturia kishte pushtuar zemrat e tyre të përmallueshme, koha po fluturon e momenti i ndarjes po afron. Dielli kishte lëshuar rrezet pingule dhe përvëluese në çdo gjë, por sot po nxen pak më ndryshe, sikur edhe dielli është pak më i ngrysur.

Rilindi kthehet në ushtri, menjëherë fillon punët e obligueshme ushtarake si çdo ushtar, në punën e tij të mërzitshme. Dëshira e tij e vetme është që të jenë të gjithë me shëndet mirë, sidomos shqetësohet për Shpresën. Ajo është e vetme pa mbështetje, në ditët më të vështira të jetës së saj. Mendja i fluturoi te ajo: – si të kam shpirt, a po mundesh, me probleme e punë si po kalon, unë e di që ke shumë probleme rreth punëve, se vetë je kryefamiljare, edhe bukur shumë je rënduar nga shtatzania, vetëm bjeri rrafshit e mos të kesh gajle për asgjë, as mua nuk më ban mirë kur ti stresohesh e bëhesh merak, mos u gajlo fare për asgjë, pos kujdesu për vete dhe për vajzën. Sa ishte në shtëpi edhe shtëpia u mbush me gëzim, duke i lënë pas ditët e errëta, por fatkeqësisht nuk zgjati shumë ky gëzim, vetëm disa çaste dhe u tret, mbeti si një ëndërr e mirë!

“Sa bukur në shtëpi, po më duket se ndejta vetëm dy orë, s’mundem kurrë ta harroj momentin kur unë trokita në derë, kur ti e çele derën, ashtu u gjetëm ballë për ballë, m’u duk se tërë bota është e imja, kurrë s’të kam pa më të bukur, më të këndshme, më të ëmbël, nga gëzimi nuk pata fjalë të flas, pos të përqafoj, shumë të shtrëngoj! Më habiti edhe Arjeta si nuk më kish harruar hiç. Beterka e vogël, sa shumë po e dua, por edhe e mençur shumë, veç po rrebavke shumë, por akoma është e vogël. Sot, Arjeta ka ditëlindjen. Ssot i mbushi tri vjet, engjulli ynë Arjeta. Qofsh e gëzuar dhe e lumtur, plotë dritë e jetë! Të don babi shumë! Tregomë, Shpresë, a ia festove ditëlindjen dhe si tregomë në letër.

Image

Tani Shpresë, siç i patëm fjalët më the se s’do të mërzitësh më, mbasi të pashë njëherë mu shëndosh zemra, por kur dola u mërzite shumë që s’mujte as “rruga e mbarë” me thënë, unë të kuptoj shpirt, por s’kem çka bajna. Shpresë, unë me vetveten time u çudita disi dola si tu qesh, nuk e di se si jam duk, por mjaft jam munduar me i dhënë vetës gajret se më vike inati me qajtë. Shpresë e dashur! Më trego se si e pranoi Arjeta largimin tim, se në sytë e kësaj vogëlushe e pashë një lloj hutimi të përzier me mërzi, e vogël, por e mençur. Sa i përket kohës që isha në shtëpi me i mbush fletore të tëra s’mundem me e shprehë kënaqësinë që e kam ndier, por nga ana tjetër m’u duk tepër shkurt, prapëseprapë ishte mjaft se u pata mërzitur shumë. Dy sytë m’u patën qorruar. Ia pata harruar çehren, por tash me të vërtetë jam liruar bukur shumë, veçse me padurim po e pres lajmin e lindjes. Ishalla do Perëndia si është më së miri”.

Në çdo letër porositë e tij nuk kanë mbarim

Të dua Shpresë, pa masë të dua, ti je shpresa e fundit e jetës sime! Pa ty jeta ime s’ka kuptim. Ti je ajo që më jep shpresë të jetoj, të vazhdoj tutje, ku të jesh, kah të shkosh me veti më ke. Ty ta fala jetën, i tëri t’u fala, por edhe e imja je, buzëqeshja e jote tërë botën ma shndritë! Të dua! Ende pa marrë përgjigje, se si ai ka kaluar rrugës, a ka mbërri me kohë ajo, mendoj t’i shkruaj ca rreshta, sepse ajo mendon se do të mërzitet ai shumë. Shpirti im erdhe na vizitove, na gëzove shumë, të deshtëm shumë, por ishte kohë shumë e shkurt, ku mbeti vetëm një ëndërr e bukur e paharruar. Ti, Rilind, u mërzite shumë e pse të mërzitësh a nuk na le të gjithëve mirë? Çdo vështirësi do ta kalojmë, qe gati i bëre tre muaj, pas dy muajve prapë të presim si atë natë. T’i njoha hapat që vinin drejt dhomës tonë, prisja trokitjen në derë, atë trokitjen tënde magjike që vetëm unë e njoh, filloi zemra të rrahë fort, donte të dilte nga kraharori, nuk dita se çfarë të bëja, t’u hodha në përqafim, si ta shuaj mallin me këta lot gëzimi. Në këtë moment të pashpjegueshëm që të dy ishim zhurritur nga malli për njëri-tjetrin…!

Ajo u shtri pranë tij, me kokën mbështetur në kraharor të tij dhe dëgjonte rrahjet e zemrës. Zemra jote, troket në zemrën time, o i njoh këto rrahje zemre! Janë si fjalët e ngrohta që më thua, si premtimet, si përqafimet, si puthjet. Ato nuk harrohen kurrë. Qëndruan kësisoji një kohë të gjatë, të përqafuar. Dëgjohet vetëm një frymëmarrje, një e vetme për të dytë dhe vetëm një rrahje zemre, zemra e tyre! Dashuritë e mëdha lindin vetëm njëherë dhe flakërojnë gjithnjë, gjatë gjithë jetës. Kaluan pak kohë vetë, ajo e ndjen vetën më të lehtësuar shpirtërisht, mërzia dhe malli që kishte për te ishte larguar pak. Kokë më kokë i zuri gjumi. Dy ditë kaluan shumë shpejtë pa i parë, sa të lumtur ishin, kurse tash koha e ndarjes po afron, zemrat e tyre mbusheshin me vaj.

Atë ditë që ai shkoi, Shpresa u mërzitë pak, por ajo nuk dëshironte që ai të mërzitet. Unë ty po të dua, të dua më shumë se vetën. Pasi që ajo e përcjelli deri te dera e oborrit, u kthye në shtëpi, sa e madhe, e ftohtë dhe zbrazët iu duk shtëpia dhe në vesh i tingëllonte kënga: “Përcolla dylberin ktheva hyra në odë”, kohë pas kohe ajo i fshinte lotët, por nuk donte që vajza ta shoh duke qa! Në pallto e kishte harruar gjysmë pako me cigare “Opati”, këto do t’i ruan ajo derisa të vije prapë, derisa të bëhet babi përsëri, pastaj Shpresa kish harruar me ja dhënë kimikun, po mirë mendoi ajo falma këtë kimik se nuk kam pasur, i kam harxhuar të gjithë duke marrë shënime. Derisa ia pastroj rrobat, ajo u mërzitë shumë, dita iu duk shumë e gjatë, sa një vit.

Ajo i lutet atij të mos mërzitet për te, se me vaj nuk bëhet asgjë. Dëshira e saj e vetme është vetëm të jemi shëndosh e mirë, sfidat e jetës nuk kanë të ndalur dhe i luftojnë si mundin ato. Pas tri dite që shkoi Rilindi, sot festojmë ditëlindjen e Arjetës, pas mëngjesit Shpresa e pastroi vajzën dhe e veshi bukur, një fustan të bukur, një kordele në flokë ishte bërë shumë e bukur, fytyra e saj e vockël i shndriste nga gëzimi dhe lumturia. -Nënë ku m’i ke lënë parat e ditëlindjes, që m’i la babai, dua të shkoj në market. – Sa shpejt u rrite moj bijë, tash t’i jep nëna dhe shkojmë në market, blej çfarë të duash, pastaj e përgatisim tortën e ditëlindjes.

Në ditëlindjen e saj erdhi gjyshi i saj nga Tërpeza dhe daja i vogël, Lumi, i cili u ndal të rri për disa ditë te ne. Nëna e Shpresës kishte qenë shumë e sëmurë, tash ish më mirë, ajo u bë shumë merak për nënën, por nuk po mundet të shkoj për vizitë. Dy fustane ia kishte përgatitur gjyshja e saj dhe gjyshi i pruri dhuratë për ditëlindje, e cila menjëherë e veshi njërin. U bë e bukur si lule. Atë ditë që shkoi Rilindi nuk qajti fare, vetëm Shpresën nuk e lente rehat dhe i thoshte: mos qaj nënë, nuk donte të qaj ajo, sa shumë po i dhimbset ajo! Si erdhi Lumi, ajo u kënaq. Ajo tani po fle në vendin e babait dhe shumë po gëzohet e po thotë: “ja zura jenin babit, babi apet jen” etj.

S’po të shkruaj më shumë për Arjetën, se ti tani po mërzitesh më shumë, duhesh të jesh i fortë, i qëndrueshëm e jo me qenë i dobët, burri im i dashur, duhesh të jesh i fortë. S’jam duke të shkruar nga mërzia, por nga malli dhe dashuria. Derisa na nxen një diell e të na shndritë një hënë, ne nuk duhet të mërzitemi. Të dua, sepse ti më ruan si gjënë më të shtrenjtë të mendjes dhe të shpirtit. Të dua, sepse pranë teje ndihem e lumtur, siç mund të ndihet një grua e dashuruar. Je dielli i syve të mi! Atë ditë që shkove, m’u duk se u mërzite shumë, por mirë u përmbajte, ndoshta t’u duk se për tre muaj ka ndryshuar gjithçka, por të jesh i bindur se nuk ka ndryshuar asgjë, vetëm janë ndërruar stinët, prapë do të vish në të njëjtën stinë, ku do ta pres babin edhe një fëmijë, atëherë do ta kuptosh se nuk ka ndryshuar asgjë, vetëm do ta kemi edhe një anëtar të ri.

Ditët që kaluam bashkë, m’u duken shumë të shkurtra, sa ndejtëm bashkë të ndjeka hap pas hapi në çdo vend, për fat të mirë erdhe natën, për pak kohë ishe vetëm imi e i askujt tjetër, ja momenti, ku u ndalën shikimet tona të përmallshëm në derë. Ky moment kurrsesi nuk më largohet nga mendja, një moment i qartë, harruam të marrim edhe frymë, kurse zemrat rrihnin fuqishëm, sikur donin të dilnin nga kraharori. (15 Nëntor 2020)

Besa Rexhepi dhe rritja e shpreses

Siç shihet nga ndërtimi i novelës së dytë të Besa Rexhepit, autorja ka ndërmend të mos e përfundojë Shpresën pa e shkruar dhe pjesën e tretë. Një triologji e pritshme nga mënyra se si Besa e merr përdore Shpresën, që nga mosha krejt e re e deri në rritjen e një nëne të mirë si ajo. Pjesa e dyte “ SHPRESË DHE DASHURI”, është vazhdimi i novels së parë, ku Shpresa , tanimë, është një përsonazh që vuan e vuan, aq sa lexuesi, nga fundi i pjesës së dyte, prêt me ankth, se si do t’i shkoi jeta në spitalin e Novi Sadit, aq sa nuk e prêt nje mallkim të tillë, për një njeri të mirë si Shpresa e Besës. Bash sikur ta kishte bijen e saj, e rrit Shpresen më gjithë vyrytytet e njeriut model, sidomos të femrës, të motrës, të bashkëshortes, të nënës dhe të resë, siç duhet të ishte një femër e mire, në një shoqëri të emancipuar. Si një autore pa pretendime për një letërsi që respekton me rigorozitet elementet letrar të një letërsie të figurshme, sa për të thënë, ajo shkruan shpirtin e saj te “SHPRESË DHE DASHURI”, në një mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Lexuesi e përjeton në çdo faqe jetën e Shpresës, vuajtjet e saj, sakrificat dhe durimin stoik, edhe kur në ndonjë moment, duhej shpërthyer! Bashkë me të rritet edhe Rilindi, një i ri model, që e don, fillimisht, të dashuren e tij, e respekton atë, duke i tejkaluar normat e shoqërsisë, edhe pse sjellja e tij ishte një urtësi e lindur, që Shpresës i pëlqente në çdo veprim. Shpresa dhe Rilindi luftojnë bashkë, që në bankat e shkollës së mesme, deri kur bëhën prindër të pesë fëmijëve. Një jetë plot kthesa dhe të papritura, që zor mund t’i kishte duruar një qift i përkëdhelur. Studiojnë në një universitet e kushtet ekonomike i detyrojnë të bëjnë jetë të ndarë. Pa mbaruar studimet, vjen përplasja tjetër, që ua shtynë diplomimin (ëndrrën e tyre ), shkuarja ushtar me detyrim e Rilindit, kur më parë ai ishte bërë baba, duke mos e hequr fëmijën e dashurisë së parë, Arjetën. Me çfarë do të jetonte Shpresa, e cila me ndarjen e vëllezerve të Rilindit, kishte dhe vjehrrën, si një fëmijë, që duhej kujdesur me dashuri. Si do të punohej toka dhe sigurohej jetesa, pa asnjë ndihmë?

Ku duheshin gjetur ato pak para për Rilindin në ushtri (ai pinte duhan), si duhej rritur dy fëmijët se vetëm pak ditë pas shkruarjes në ushtri të Rilindit, ata u shtuan me fëmijën e dytë. Shpresa udhëton me dinjitet dhe sakrifica nëpër një rrugë, ku edhe një burrë i fortë nuk do kishte kaluar. Shpresa është një dhimbje e vazhdueshme, jo vetëm për Rilindin, por edhe për lexuesin. I vdesin dy fëmijë në një periudhë të shkurtër. Ajo i don fëmijët, por e donte dhe shkollimin. Duke qënë një femër edhe e bukur, gjuhej nga profesorët dhe mbetet pa diplomë, të cilën autorja duhet t’ia japë në pjesën e tretë. Me lindjen e vështirë të fëmijës së pestë, ajo gati shkon në botën e përjetëshme, kur e donte jetën, kur do rriste fëmijët. Edhe për këtë gjindet një zgjidhje, që lexuesi e prêt. Kurohet dhe bëhët mirë, kur e priste vdekjen në çdo ditë. Le ta lëmë kureshtjen këtu, për ta lexuar në pjesën e tretë. Urime Besës dhe Shpresës! (Pjetër Jaku, Gusht, 2020)

Tri përshkrime të të shkrutëra nga novela “Shpresë dhe dashuri” dhe një fragment, kur Shpresa i kishte humbur shpresat.

Njeriu dëshiron të arrij sa më parë atë që dëshiron, më së shumti dëshiron ta shpreh, apo edhe nëse nuk e shpreh, spontanisht e shpreh më përpara ate që e mundon, më së shumti e posaçërisht kur është i lirë. Një gjë të tillë, edhe unë e bëra spontanisht nga problemi i financimit të Shpresës, për vazhdimin e shkollimit në Prishtinë, kalova në gjendjen e nganjëhershme të saj, që po më bren gjithnjë, ndoshta edhe pastaj, kur ajo ka harruar se unë po mendoj diçka të tillë . (Rilindi)

Ajo është aq e fuqishme dhe e ndjeshme shpirtërisht, por është një grua e fortë. Ndodhë që të qaj, por ajo buzëqesh përsëri, afron vetëm ngrohtësi për fëmijët e saj, të cilët e rrethojnë. Këtë mund ta bëjë vetëm një grua, por jo një burrë. Kjo grua rrezaton si dielli në pranverë. Askush nuk mund të përshkruaj guximin, dashurinë, durimin dhe mbikqyrjen që ka një nënë për familjen e saj. Gratë janë të forta, pa marrë parasysh sfidat nëpër të cilat kalojnë, ato prapë buzëqeshin. Ajo mund të gjitha dhimbjet, më të fuqishme për shumë arsye, duke shpresuar për të ardhmën e fëmijëve, familjës dhe botës së saj. Një grua e fortë mundet ta mposht edhe lotin edhe çdo sfidë që e rrethon. Brenda saj jeton, një shpirt i madh dhe një zemër e artë. Rrezaton me një pamje të veçantë! Sinqeriteti dhe bujaria e dallon nga të tjerët, me një sjellje të mirë. Kaloi gati një javë, ajo nuk e kishte kaluar as pragun e shtëpisë, ate e kaploi një mall, për rrezet e diellit, për lulet, të cilat kishin çelur, për cicërrimën e zogjëve! Lulet i kishte mbjellur vet Shpresa me shumë dashuri. Mendoi të dalë pak jashtë, nëse do të mundëte, t’i ndjente rrezet e diellit. Dalngadalë, ajo doli në oborr, u ul në një shkëmb që ia sollen vajzat! Dukej si e ngritur nga varri, e lodhur e zbehur, për çdo ditë shkrihej si qiriri!

Tani kemi hyrë në stinën e vjeshtës. Sot është një pasdite e mirë me diell, rrezet e diellit kishin depërtuar në dhomën e saj, ngrohtësia e këtyre rrezeve e bënë ate që të dalë në taracë, u ulë në një karrige, ishte shumë e qetë, nga aty shikonte këtë qytet të bukur me një komunikacion shumë të zhvilluar, duke u thelluar në mendime. Kësaj radhe ajo po mendon për Rilindin. Nuk e di se ku ndodhesh, nuk e di se çfarë je duke bërë tani, as nuk e di se kur kthehesh, ndoshta Mirjana e di, shpresoj se do të vish mirë e nuk të ndodhë asgjë! Po vallë, me i ndodhë atij diçka! Unë këtu vetëm dhe e sëmurë, çka do të bëjë, kush do të kujdeset për fëmijët tanë. O zot, ruaje Rilindin, ai tani është shtylla, ku unë dhe fëmijët mbështetemi. Duke menduar kështu, ajo dëgjon një trokitje në derë, u ngritë ngadal dhe pyeti, kush është?

– Unë jam Mirjana (ja sam Mirjana), pastaj Shpresa e hapi derën dhe u gëzua që Mirjana erdhi, nuk i kish mbetur askush tjetër afër saj. – Shpresë, u bëra merak për ty! Isha në shtëpi dhe përnjëherë mu kujtua se ti sot nuk ke ngrënë asgjë, eja zbresim në restorant së paku e ha një supë. – Unë nuk jam e uritur! – (Nisam gladna)! – Treba da jedeš nešto i trebamo ići kod doktora. Pričala sam sa Rilindom i rekla sam njeme sve i ona zna sve u vezi tebi da sutra bićeš operisana, ti nemoj da se brines biće svedobro. – (Eja ha diçka se kemi me shku te mjeku! Fola me Rilindin dhe i tregova të gjitha në lidhje me ty, i tregova se nesër ke me hy në operacion, mos u bënë merak se gjithçka do të shkoj mirë)!

– Mirjana, ti si dobra žena, nikada nisam mislila da neko ćese pobrinuti za mene osim Rilinda i jasam ti puno zavalna za to. – (Mirjana, ti je grua e mirë, nuk kam menduar kurrë se dikush tjetër pos Rilindit do të kujdesët për mua! Të falemnderit shumë)! – Nemoj da mi se zhvaljuješ jer i ti ućinila isto za mene. – (Mos më falendero se edhe ti kishe bërë të njejtën gjë për mua)! – Sigurno i ja bi! – (Sigurisht që po)! Ajo, ndersa e merrte supen, Mirjana i trgonte disa gjëra që e bënte Shpresën për të qeshur. -Još nešto Špresa da ti kažem Rilind je dobar čovek, nemoj da budež ljubomorna on ekulturon i ožbiljan čovek. – (Edhe diçka Shpresa, Rilindi është njeri i mirë dhe kurr mos u bënë xheloze për te, është njeri i matur dhe i kulturuar). Pastaj u nisën për poliklinikë, posa hyn ato aty, kishte edhe pacient të tjerë, por një infermiere e muer Shpresën dhe e dërgoi në shtrat e i tha: -Ti ne treba da hodaš je opasno može da pukne slepo-creva i trebaš smirova ti sa ledom. – (Ti nuk bënë të qëndrosh në këmbë, sepse në çdo moment mund të plasi zorra qorre, prandaj është mirë ta mbajsh me akull).

Te shtrati erdhi mjeku, ishte mjeku i eshtrave, sepse Shpresa ankohej për dhimbjen e eshtrave e sidomos këmbët. Mirjana prap e ktheu në hotel dhe i tha; Rilind doči oti se odmori! – (Rilindi vjen kah mesi i natës, e ti pusho pak). Ajo e falenderoi Mirjanën për të gjitha. Çfarë të bënte ajo e vetme në një dhomë hoteli e sëmurë, e ndjente lodhjen, imuniteti iu kishte dobësuar shumë, mezi qëndronte në këmbë, ngadal u afrua te dritarja, dhe doli në teracë, për ta shikuar qytetin e Novi Sadit edhe natën, vërtetë eshtë një qytet i bukur, ajo nuk mundi të qëndroi gjat, edhe pse dëshironte, hyri ngadal në dhomë, u mbështet dhe e zuri gjumi. Rreth orës dymbdhjetë ndëgjon derën duke trokitur, ishte e trokitura e Rilindit, ajo u ngrit ngadal dhe e hapi derën, ishte Rilindi me disa qese në dorë! – Shpresë e dashur, si je? E di që do të operohesh nesër në mëngjes, do zoti do të bëhesh më mirë, ja t’i kam blerë ca rroba, shikoj a po të pëlqejnë! – Ajo mendoi, si t’ja prishi qefin o zot mezi po rri në këmbë, leje më të veshi rroba të reja, të dukem bukur, i veshi disi, vetëm e vetëm mos t’ja prishi qefin Rilindit, – Mirë po të rrikan, – tha Rilindi!

– Po po të bukura qenkan, vërtetë të bukura ishin, kompleti një fund dhe një bluzë, ngjyrë qumshti! Ndersa me vete thoshte: ku i rrin mirë rrobat një kufomës, ajo e ndjente vetën si kufomë. – Rilind, a po flejmë se nesër duhet të zgjohemi heret! – Po Shpresë, se edhe unë jam lodhur shumë, po më vjen keq që nuk isha me ty te mjeku, ka ditë që e kam lënë punën anash, pastaj më duhen para për të paguar mjekun, se të gjitha janë privat. Të nesërmen u nisëm për spital, por Rilindi sikur e ndjente vetën keq, u vononte me qëllim, ndal ta pi një kafe, ndal ti shikoj punëtorët se çfarë janë duke bërë. Kur shkuam në spital u bë ora nëntë, mjeku kishte shkuar në një spital tjetër, kishte një operacion, kurse nga spitali i Novi Sadit e thirrnin në telefon, ai arriti në ora njëmbdhjetë. Ja që shqipëtari nuk i do terminet, edhe pse të kushtojnë me jetë. Në spital ata i shoqëronte edhe Mirjana.

Në koridor ishim duke e pritur mjekun, u ulëm deshtëm s’deshtëm duhet ta presim mjekun, më në fund erdhi edhe mjeku, shpejt e shpejt i shkruajti gjërat e nevojshme për operacionin dhe ja dha Rilindit dhe i tha; – “shko blej në barnatore” – (Idi kupi u apoteci), kurse një antibiotik të Gjermanisë e gjetën në poloklinikë, sepse nuk gjendej askund. Rilindi shkoi, kurse Shpresën e përgatitën menjëherë për operacion, ate e shoqëronte Mirjana dhe ju gjet si motër në këto momente të vështira të jetës. Asaj ia dorëzoi të gjitha unazën, vathët, rrobet dhe veshi një kmishë spitali deri nën gju, pastaj me një krevat me rrota e përcjellën në sallë të operacionit. Mirjana e përcolli deri te dera e sallës, pastaj e vënë në vendin ku bëhet operacioni, në tavan mund t’i numëroje vetëm dritat, ia vun serumin, aparatin e zemrës dhe ajo ia dha infermjerës injekcionet e anestezisë, kurse mjeku ishte ulë pranë saj dhe ja mbante dorën. Një infermiere e pyeti doktorin: – Çfarë po pret doktor tani? (Fragment i shkëputur nga revista Shqiptari me 50 faqe në kolor, me tekste dhe fotografi. Bukuresht, Nr. 12, 2020)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat