Një poet korçar në trojet italiane

Kultura

Një poet korçar në trojet italiane

Nga: Baki Ymeri Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 07:11
Bari Dervishllari

Zt. Bari Dervishllari u lind më 15 Maj 1954, në fshatin Dushar, zona Opar e Korçës. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i kreu në fshat, kurse të mesmen bujqësore e mbaroi pa shkëputje nga puna, në Mogëlicë, qendra e lokalitetetit në atë kohë, e vetmja mundësi që pati për t’u shkolluar, sepse athërë nuk ishte si sot kur e zgjedh shkollën dhe degën që do! Pastaj punoi në fshat deri në vitin 1980, kurse në ndërkohë u vendos në Elbasan, ku filloi me punë në hekurudhë si ndihmës makinist treni. Mbas katë vjet eksperience shkoi një vit në shkollën e transporteve në Durrës, ku morri dëshminë (patentën), si makinist. E ushtroi këtëprofesion deri në vitin 1992, pastaj fillua shkurtimet dhe shkatërrimet gjithandej. Hekurudha filloi degradimin, gjë që edhe sot po lufton për mbi jetesë. Me një fjalë e shkurtuan nga puna. Nga viti 1992 deri në vitin 1996 punoi si tregëtar ambulant. Në maj të vitit 1996 morri rrugën me gomone, një aventurë për jetë a vdekje! Fati e deshi që mbijetoi dhe arriti në Itali. Më vonë bëri bashkimin familjar, pastaj bleu edhe shtëpi dhe ca më vonë morri edhe pashaportë italiane. Sa i përket letërsisë, Bariu ka filluar të merret me letërsi në vitin 2000, nga trysnia psikoligjike që kishte për familjen. Fati e hodhi në fushën e letërsisë që shërbeu si çelës pentagrami për të hapur një faqe të re të historisë së tij. Filloi me fabula, pastaj edhe me poezi. Ka botuar edhe dy libra me tregime, gjithsejt 13 libra.

Tregim - kryesisht për bashkëfshatarët e mi, por edhe më gjerë.

Para disa vitesh, unë kam punuar si makinist treni. Por më tepër se në zonën e Elbasanit punonim në zonën e Pogradecit dhe Durrësit ku transportonim minerale. Një ditë, si ditë të tjera, po zbrisja me trenin tim nga Përrenjësi drejt stacionit Qukës të Librazhdit. Mirëpo, linja në këtë zonë ka një dishezë deri 22/100 dhe e rrezikshme, po të mos kishe frena të kontrolluara mirë, dhe si rrjedhim në stacion duheshte të qëndrojë në një vijë të caktuar, përndryshe, në të kundërtën ishe në kundërshtim me rregulloren. Unë e nënvleftësova pak, por duke qenë i i sigurtë me frenat, por inspektori i shërbimit, një burrë serioz dhe fisnik, por shumë strikt, që quhej Ymer Tola (ndjësë pastë që i përmend emrin sëpse është bërë për rahmet!), po ruaj kujtime dhe respekt si burrë babaxhan,m’u drejtua me nervozë pse e shkela ligjin.

Unë i kërkova falje. Ai vazhdonte të më kritikonte. Atherë i ula kokën e i thashë ma mësho në faqe, por ai akoma me korrektësinë peefekte më kundërshtoi. Unë i thashë: Të thash më fal e s’më falë! Të thashë biemë në faqe por nuk më re! Atherë mos më çudit shumë! Ky i fundit, sipas ligjit më dha fletnisjen për në stacionin e Xhyrës. Mbasi kaluan disa muaj, reflektoi xha Ymeri, dhe më pyeti: Nga je? I thashë se jam nga Elbasani, por ai tha: Jo! Dialekti jot flet ndrysh! Umë i thashë se jam nga Korça. - Ashtu më thuaj mor bir! Vazhdoi të pyesë: Po nga ç’farë fshati je? Thashë më vete, ku e di xha Ymeri fshatin tim? Dhe si pa rëndësi i thashë: Nga Dushari jam. Ai u shtang e më tha: Nga fshati i Memet bej Dusharit? Po, i thashë. Gjyshi im ka qenë komit kundër andartëve grekë. Xhaxhi Ymer, po ti nga e njeh? Qeshi e m’u përgjigj se ka qenë kryetar komune në Qukës. Memet Beu më tha, se ka lënë histori.

Po unë i thashë si vazhdon më tëj? Para tij ishte Lim Kopaçi, një pëllëmbë burrë mbi dhe, por me katër gra, por gjithë zonës ia bënte tët më dy. Kur mori detyrën, Memet Beut i thanë: Kujdes me paraardhësin tënd, se më atë nuk bëhet fjalë! Mirë kishter pohuar ky i fundit, dhe ia dërgon xhandarin që e thërret në komunë. Mirëpo, Limi i thotë: Ai që ka nevojë të vijë të më takojë! Atherë kryetar Memeti e dërgoi xhandarin përsëri e i tha: Ma sill lidhur këtu! Kësaj rradhe Limi pranoi: P, po, po vij! Kur hyri xhandari në zyrë, kryetari e pywt: A e solle? Po, tha ai, ky këtu mbrapa meje është! Xha Memeti pa u menduar fare, i thotë: Hajt sikter more zagar! Në çoç e dimë vëtën e këmi një grua, by… jote sa ke dalë mbi tokë paska katër gra! Limi fluturoi nga sytë e këmbët kishte Lim po kishte dhe Memeti më tha, xhaYmeri. Prandaj kush disponon një foto të atij burri të na i hedhi këtu në Fb. Ka qenë figurë me përmasa kombëtare, jo lokale. Çuditërisht që historia ende e ka lënë në harresë! Sipas Gaqo Veshit që gjej rastin ta përshëndes publikisht, xha Memeti ka qenë delegati më i ri më pushkë në dorë në lidhjen ë Prizrenit.

Bari Dervishllari:

Të dashur Dusharkë dhe dashamirës të një historie patriotike që e ka mbuluar pluhuri harresës. Atë që nuk e bënë gazetarët të cilët me profesionalizimin e tyre do e trajtonin më mirë ndoshta edhe më shumë fakte. Figura e Memet Dusharit është një figurë me përmasa kombëtare e jo lokale. Unë sot po sjell disa fakte që mi dha një mikesha ime patriote Elida Jorgoni që gjej rastin ta falënderoj publikisht. Memet Dushari, i lindur dhe i rritur në fshatin Dushar, që në rininë e hershme u dallua për ndjenjat e larta patriotike. Sipas Gaqo Veshit, ky ishte delegati më i ri me armë në dorë në Lidhjen e Prizerenit. Në vitin 1916 hapi shkollën fillore me pesë klasë në shtëpinë e tij, ku mësuan fëmijët e fshatrave përrreth falas, madje aty mori mësimet fillore edhe një figurë e njohur, Kareman Ylli.

Në luftë me andartët grekë u plagos në këmbë. Tani unë pyes, sikur ai plumb t’i kishte marrë jetën, a do të quhej hero? Po, patjetër po! Ai ka qenë deputet dhe kryetar komune në Lavdar të Oparit dhe në Qukës të Librazhdit. Viti 1914, viti i barbarzmave greke sipas gazetës "Koha" (15 maj 1914) Memet Ibrahim Dushari mbeti i plagosur. Në listën e kësaj gazete sipas doktorit të spitalit (kam këtu të gjithë emrat ,po unë po ndalem te figura e Memetit se është listë shumë e gjatë. Tjetër dekument: "Porta" për të hyrë në Opar janë Qafa e Martës, Qafa e Beçit dhe Kullat e Gjergjevicës. Po në këtë fshat më 1919 u mblodhën 500 burra vullnetarë nën komandën e patriotit Memet Dushari dhe e pritën Sali Butkën në kuadrin e Lidhjes së Shqipërisë Lindore, dhe i dërguanë ultimatum Qeverisë Franceze që mbante Korçën dhe donin t'ia dorëzonin grekut e i thanë: "Lironi Korçën brenda 24 orëve e ne në mbarim të afatit do vimë ta marim vetë! I kanë ngriur edhe një këngë asokohe:

Ja po zbret Opari,

xhveshur jataganë

Grekun nuk e duamë ,

Jemi Shqipëtarë.

Nëna pyetshin

kl kemi të parë

Vet e kemi zgjedhur

Memet be Dusharë.

Dua të theksoj se si komandat çete komitësh, bashkëvepronte me Sali Butkën si më ka thënë im at që i thoshte i jati gjyshi im Hasani. Tani mua më shtyn ndjenja patriotike dhe dua ta përciell këtë akt patriotik te brezat pasardhës, duke e parë se kompetentët nuk e vënë ujin në zjarr! E postova për së dyti herë se mbase nuk kanë aritur ta hapin të gjithë postimin. Dua të sqaroj se çeta e komitëve të Memetit koordinonte veprimet me çetën e Sali Butkës.

AH... SIKUR!

Sikur ti mblidhja të gjithë plumbat,

pa mëdyshje ti çoja për skrap.

Për paqe të lëshoja pëllumbat,

në botë mos derdhej pikë gjak.

Të mblidhja të gjithë çakmakët,

që djegin vlera pa mëshirë.

pëllumbat kanë vlerë, jo guakët,

më dhëmb qyteti nga tymi i nxirë.

Shpirtrat e skllavëruarë nga paraja,

ti dërgoja pa dallim atje në ferr.

Që përdorin plumba dhe sherrnaja,

nga politikanët sot ,më i mirë një derr.

Sot ndjehem i rrebeluarë në shpirt,

kur dikush na llogarit për barngrënës.

Po mos kujtoni se nuk do vijë një ditë,

nga sytë do tu dali qumështi nënës.

Hakmarrja e vegjëlisë do jetë ligjore,

as me plumba as me mender çakmak.

Forca e vegjëlisë forcë hyjnore,

do vijë kjo ditë mos u çuditni aspak.

Një çakmak veç për ditë dasme

Kur nuset të ngrihen në valle.

djegin shaminë e beqarit pe basme

Të ndërtojmë shoqëri pa halle.

SORRAT NË PIANO

Ulen sorrat mbi tastierë,

Kompozojnë tinguj sterrë.

Edhe tingujt në klarinet,

Të zes si janë dhe vet.

Simfonia e fitores,

Po na thotë i biri sorrës.

Pyet bilbili kësodore,:

Tinguj morti për fitore!?

Ne duamë tinguj gëzimi,

Për ju qoftë hidhërimi!

FOLEJA E BRAKTISUR

Moj shqiponjë dykrenore,

shkuanë zogjtë foleja bosh.

Ç'ndodh me folenë Arbërore,

mos po tallet një kodosh?

Kjo hemoragji s'është parë,

gjak po rrjedh trupi jot.

S'peshohet as në kanadar,

po mbushet deti me lot.

Po fryjnë erëra të acarta,

duanë të zaptojnë folenë

.Oshqiponja kryelarta,

linde prapë Skënderbenë!

Merre prapë fluturimin,

në çdo cep të Ilirisë.

Bërtit:-Truallin e kam timin.

ndalja rrugën djallëzisë.

Pa u bërë plaga gangrenë,

bëje shpejt operacionin.

Pastroje vetë folenë,

zhduke vetë infeksionin.

Po qe sëmundje importuar,

hapi sytë zonjë,bëji katër;

Uroj të jem i gabuarë,

kopili po fle në vatër.

Ke ndonjë zog të mallkuar,

që me korbat kakaris.

Prija gjuhën e thartuar

mos e lërë që të bëjë pis.

Nga shpendët kryelarta,

ti qëndron në ballë të tyre.

Pa shfleto faqet e arta

jepi fund kësaj mynxyre.

Nuk e shoh dot krahun tënd,

të pikëluarë, të venitur

sepse zëmra po na dhëmb,

zgjohu mos rri e dremitur.

_____________________________

Marë nga libri im ”Lexova lotin tënd!”

PERÇE

Sytë tënd dy ishuj në errësirë,

Doja ti shikoja pakëz në drit'

Rreth e qark oqean i ngrirë,

Brënda si një qënie pa shpirt.

Më thuaj kur do dali ylberi?

Të ndritë,lëmojë fytyrën tënde,

A do shkëlqejë për ty dielli?

Zëmrën e përgjumur përmënde.

Princi të do të bukur lozonjare,

Barrierat varrosin dashurinë.

Çelu,çelu,mos u bëj mëkatare,

Napën hidhe moj,në greminë.!

Pse s' merr shëmbull nga hëna?

Faqen e bukur e mban zbuluar.

Ta shohim ndritur na ka ënda,

hëna me re na ka trishtuar.

Po sikur vëllai i madh Dielli

të rrinte i ngrysur,faqe mbuluar,

Sikur universi ,yje mos pjelli

qielli do dukej i zymtë i shëmtuar.

______________________________________

Nga libri im ”Tingujt e strehës sime”

PSE MË ZGJOVE!

Ç'pate kumurije,

që ma prishe gjumin?

unë flija në hije,

ti ma fute plumbin.

Plumbi jot me ledhe,

me këngë gu,gu,gu,

ç'pate që më erdhe,

dreqkë moj guguftu.

Ulu pranë meje ,

té këndojmë bashkë,

trima ballë beteje,

betëjës së lashtë,

Betejë rozë, e kuqe,

e vjetër sa bota,

me naze me huqe,

lëri findet e kota.

Pa shiko rreth nesh,

dielli,dritën humbi,

hëna si burrneshë,

le të na përkundi.

Në shtratin e blertë,

gjithfarë lule shtruar,

me këngën e nxehtë,

ti pse më ke zgjuarë?

_______________________

Nga libri im ”Tingujt e strehës sime”

EDHE UNË DO IKI

Ndoshta unë do fikem këtu,

shpirti emigrant s'do mbesë

Do fluturojë larg,larg diku,

atje ku më puthi e para vesë.

Dhe trupin do lë amanet,

të kthehet sërish nga erdhi.

Veç toka ime e ëmbël më tret,

në hije të thanës ose bredhit.

Unë do iki si shumë të tjerë,

nuk lash parajs e pasuri.

S'lash as emër që mban erë,

që kokëposht të rrinë bijt e mi.

Vargje të shkruara me shpirt,

po lë nesër të mbeten kujtim:

Mbase do bëjnë pakëz dritë

që të flejë i qetë shpirti im .

Ka ndonjë poezi me ëmbëlsirë,

secili të zgjedhi ndonjë copë

S'them se koknkuroj Shekspirë

dhe dielli të gjithë s'i ngroh dot.

__________________________________

Mare nga libri im ”Lexova Lotin Tënd”

VËLLA APO MASKARA!

(Fabulë)

I pasur u bë gomari njëherë,

çudi si u bë dhe shumë bujar.

Vëllait me katër këmbë prerë,

patkonj i fali as një dorë bar.

S'thonë kot mos mbetësh pa vëlla"

njësoj i dashur si nata pa hënë

Vllazëria e mirë, brirë nuk ka,

të dyve na ka bërë një nënë.

Të gjorit xixa i lëshuanë sytë,

hipokrezia pa anë e pa kufi.

Më mirë që s'kam vëlla të dytë,

ç' më duhet një tjetër delenxhi?

___________________________________

Nga libri me fabula ”Vallëzim në xhungël”

KOPILI NË KOTEC

(Fabul)

Te koteci me dërrasa,

për pak na u prish rraca.

Dhjetë zoga dolën të bardha,

një e zezë doli nga radha.

U nxeh gjeli kokë kandili,

në kotec ka hyrë kopili.!

Porse klloçka mëndjehollë,

kjo s'do as mënd as shkollë.

Eshtë e zezë, u mbarsa natën

Gjytyrym:Ke harruarë datën.

KTHESË

(Fabul)

Më trazoi gruaja një ditë,

mos pi të shkretën raki:

Je bërë lolo o të nxiftë,

në shtëpi dhe shoqëri.

Ke të drejtë e dashur grua,

qind për qind do bëj kthesë.

Hallo rakia më piftë mua,

s'e kam të mirë këtë ves.

___________________________

Nga libri im ”Stop Mbingarkesës!”

PSE MË ZGJOVE?

Ç'pate kumurije,

që ma prishe gjumin?

unë flija në hije,

ti ma fute plumbin.

Plumbi jot me ledhe,

me këngë gu,gu,gu,

ç'pate që më erdhe,

dreqkë moj guguftu.

Ulu pranë meje ,

té këndojmë bashkë,

trima ballë beteje,

betëjës së lashtë,

Betejë rozë, e kuqe,

e vjetër sa bota,

me naze me huqe,

lëri findet e kota.

Pa shiko rreth nesh,

dielli,dritën humbi,

hëna si burrneshë,

le të na përkundi.

Në shtratin e blertë,

gjithfarë lule shtruar,

me këngën e nxehtë,

ti pse më ke zgjuarë?

________________________

Nga libri im ”Tingujt e strehës sime”

NDARJE KURBETI

Ditën që të thashë do shkoj,

kroi i Fallit pikë ujë s'pikoi.

Gjymat të ranë nga dora,

ngrive si ngrin në mal,bora.

T'u drodh buza the dy fjalë,

mos ik se presim një djalë!

Aaman mos më lërë të ve,

na duhet të rrojmë të tre.

Ika tani me kokë këputur,

s'të jap dot as një të puthur.

Më kish puthur keq varfëria,

sa mu bë harram shtëpia.

Nëna nuk la lesh në kokë,

kroit Grenda ia kaloi me lotë.

Kurbeti zi më la pa baba,

u kthye prapë flama më tha.!

Në mes të mallit e dhimbjes,

hodha sytë te mali Lenijes.

Mu duk se Bofja uli kokën,

tha:"Më shite për Evropën".

Vetëtiu u tund Sogora,

ikën djemtë s'janë horra.

Nga matanë gjegjet Koshnica,

ju ka mbetur bosh ponica*.

Mali Brinjzës thellë gulçoi,

kroin e bardhë trumbulloi.

Po iki thashë,ika nga halli,

për ç'do gjë do më mari malli.*-çerep.

________________________________

Nga libri ”Tingujt e strehës sime”

(Mbasi na kanë dalë ca kritikë letrarë

që nuk duhet të shkruajmë për dashurinë,

unë ndërrova temë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat