Babai i tangos shqiptare/ Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare, Rudolf Stambolla

Kultura

Babai i tangos shqiptare/ Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare, Rudolf Stambolla

Më: 8 mars 2021 Në ora: 20:09
Rudolf Stambolla

Rudolf Stambollën e kemi ende ndër mend kur dëgjojmë këngët “Flutur”, “Kur bien gjethet në vjeshtë”, “Këndo kitara ime”, apo “Dashuria e parë”.

Këngëtari i tangos, avantgardist për kohën në të cilën jetoi, nuk është me mes nesh.

Ishin vitet ’50 kur ai regjistroi të parën këngë me  titull “Nuk desha me e besu”.

Asokohe i angazhuar pranë Radio Tiranës, kur publiku dëgjonte me ëndje zërat e rinj në një kohë kur radio ishte gjithçka.

Ai ka qenë pjesëmarrës vetëm dy herë në skenën e festivalit. Të gjitha këngët që ka kënduar i janë kushtuar dashurisë.

Babai I tangos shqiptare u ndikua nga Luciano Tajoli, Giorgo Consolini. Ai këndonte me një tonalitet me zë të ulët. Ashtu si I ka hije këngëve të dashurisë.

Muzika e tij është dëgjuar në Lituani, Ceki e Bullgari dhe ajo quhej tango shqiptare. E përveç tangos ai ka regjistruar edhe bolero apo vals.

Më pas këngët filluan të politizoheshin, dhe pas dy pjesëmarrjeve në festival më 1962 dhe 1963 ai u tërhoq nga skena e festivalit.

Me krijimtarinë ai bëri atë që donte të bënte. Këngët e tij lanë gjurmë. Zëri i tij fin e kompleksiteti i tij artistik, me një ndjeshmëri shembull, me një kulturë rrezatuese dhe skurupolozitet do të shoqërojnë tashmë kujtimin e emrit të tij.

Rudolf Stambolla mbylli sytë në moshën 90 vjecare. Duke I lënë 35 perla muzikës së lehtë shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat