Gjuha e tekstit shkollor – rëndësia dhe përmbajta e saj

Kultura

Gjuha e tekstit shkollor – rëndësia dhe përmbajta e saj

Nga: Prof. Eroll Sejdiu Më: 15 mars 2021 Në ora: 21:43
Prof. Eroll Sejdiu

S’ka dyshim se te ne ka tekste shkollore që janë të përgatitura me kujdes edhe në pikëpamje gjuhësore dhe në të cilët vërehen pak shmangie të trajtave normative gjuhësore, por mund të themi se ka edhe disa tekste me të meta e gabime, në të cilat vërehen shumë luhatje në të zbatuarit të normave gjuhësore.

Prandaj, autorët, përkthyesit e korrektorët, të cilëve u besohet kjo punë, sa me rëndësi aq edhe delikate, kanë përgjegjësi të madhe e duhet të kujdesen që çdo tekst shkollor të jetë në nivelin e duhur edhe në pikëpamje gjuhësore. Roli i tyre është i madh në stabilizimin e konsolidimin e shqipes standarde, e përgjithësisht në ngritjen e kulturës gjuhësore të nxënësve.

Do të marrim disa shembuj të cilat janë të shkruara gabim:

P.sh.:“Kush ndikoi në formimin e dheut”? ”Kush e shkakton qarkullimin e ujit”? Me përemrin “kush” pyesim vetëm për persona, kurse për gjësende pyesim me përemrat “Ç’?”, “Çka”? “Si?” Këto fjali do të duhej të shkruheshin drejt kështu: Ç’ndikoi në formimin e dheut? Si shkaktohet formimi i dheut?

Gjithashtu kemi fjali të formuara gabim. P.sh.:“Njerëzit që zhyten në ujë, çka marrin me vete?”Ose “Në dhomë ku flejmë a duhet të mbajmë lule?”. Në gjuhë shqipe ka një rregull që thotë se fjalëza me të cilën pyesim duhet vënë në fillim të pyetjes.

Andaj, këto fjali drejt do të dukeshin kështu: Ç’marrin me vete njerëzit kur zhyten në ujë? A duhet të mbajmë lule në dhomën ku flemë? Kemi edhe një shembull tjetër: “Kështu ndodh edhe në banesat tona, kuzhinë, klasë,dhomë”.

Në rregullat e drejtshkrimit është sqaruar se parafjala "në" përsëritet sa herë që bashkërenditen dy a më shumë përemra me të cilën lidhen. Pra, kjo fjali drejt do të shkruhej kështu: Kështu ndodh edhe në banesat tona, në kuzhinë, në klasë, në dhomë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat