Të panjohurit

Kultura

Të panjohurit

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:26
Agim Mala

Poezi nga: Agim Mala

Më së lehti është
t’i duash ata që nuk i njeh
të urtit të pafajshmit
që s’ua ke parë lëkurën e dhelprës
dhëmbin e ujkut

T’i duash arta që nuk di kë urrejnë

Të panjohurit
nuk kanë si të ta kafshojnë dorën
që i ka ushqyer

T’i duash ata
që s’u ke besë
as s’u frikësohesh

T’i duash e të ngopesh dashuri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat