Usulli

Kultura

Usulli

Nga: Fatmir Lohja Më: 31 mars 2021 Në ora: 07:41
Fatmir Lohja

Në studiot e televizionit kombëtar vinte këkrkesa e vazhdueshme nga telekronisti i terrenit , për ta lidhur direkt. Shefat u konsultuan. Ndonjë emision interesant nuk po transmetonin në ato çaste. Në fushatë elektorale bëhen ndryshime në programe. E lidhen direkt, me mosbesim, se ishin të bindur, se nuk mund të vinin lajme interesante nga një katund.

Në lidhjen direkt u dëgjua nga telekronisti ky informacion:” Në fshatin Drizë është hapur ankandi i shitjeve të votave, për zgjedhjet e pushtet qendror. Nuk lejojnë asnjëren parti, që ka komisioner në qendrat e votimit, për të hyrë në fshat. po nuk paguan paratë për asfaltimin e rrugës. Shuma që kerkohet është jo më pak se gjashtëdhjetmijë Euro, për të marrë njëmijë votat e fshatit.”

Merr ndonjë vendas në intervistë, të tregojnë arsyen e këtij ankandi!- e urdhëroi shefi nga zyra telekronistin.

Nga kamera u pa qendra e fshatit malor. Intervista po bëhej te veranda e klubit e mbuluar me çadra, që reklamonin markat e ndryshme birre. Kryepolitikani katundit, rreth tavolines mbante katër azganë. Gomerët taksi ,të lidhur rreth rrapit përkarshi , pëllisnin për qejfin e tyre, me që nuk kishin punë. Një kaposh,në oktavët lart , thërriti pulat me urgjencë në qymez. Daci i lokalit, flinte për shtatë palë qejfe rreze murit, ku dielli e ngrohte pa pengesa. Një ftujake po i bënte ojna e lojna cjapit mjekërgjatë, më qe pronari po dëndej me raki në lokal. Qentë endacakë, te pa vaksinuar si në qytet, shpushpurisnin mbeturinat e hedhura vend e pa vend, në mes të baltes deri në gju.

Kryepolitikani katundit, shpjegoi se si fshat kanë miratuar një usull, ku nuk lejojnë asnjë politikan, të partive që kanë komisioner në zgjedhjet ,të hyjë brënda në katund ,pa realizuar kushtin që kanë vënë. Usullin nuk mund ta shkelë askush nga vendasit ,se janë betuar mbi gurë. Nga halli është miratuar usulli. Janë mbushur tridhjetë vite ,që politikanët ,në çdo fushatë elektorale e kanë premtuar asfaltimin e rrugës për të hyrë në fshat. I kanë gënjyer përpara zgjedhjeve, duke hedhur në rrugë zhavor alektoral. Më pas, nuk janë dukur më deri në zgjedhjet e tjera. Shoqëria e ndërtimit, që ka marrë përsipër asfaltimin e rrugës kërkon jo më pak se gjashtëdhjëtëmijë Euro. Vendimi nuk ka të bëj me blerje e shitje vote, por me mosmbajtjen e fjalës së dhënë nga partitë politike .

Me pyesin nga qendra. Çfarë shpjegimi ka fjala usull ,që e përdor aq shpesh,- e ndëpreu telekronisti.

Rregull, emërtohet në gjuhën letrare. Po habitem, që ju të gjithditurit e Tiranës , nuk e njihkeni këtë fjalë!,- deklaroi me ton kryepolitikani vendas.

Shtëpija është e Zotit dhe e mikut, ka qënë tradita e shqiptarëve,- e thumbon gazetari.

E mikut të mirë po, por jo për rrenackun ,se as dreqi i mallkum nuk e fut brënda në shtëpi,- ia kthen në vend vendaliu.

E dini se ka ligje, që dënojnë me burgim, shitjen dhe blerjen votës?

E dini ju në Tiranë, që është pabesi mos mbajtja e fjalës se dhënë?- dhe vendaliu ndezi cigaren.

U ndez edhe vetë politikani i katundit. I shpjegoi djalit se rruga me gjatësi rreth dy kilometër, është jeta ekonomike, e sociale e katundit. Se fëmijët, me ditë të tëra, nuk shkojnë në shkollë, nga balta në rrugë. Se shtrimi i rrugës kushton mbi gjashtëdhjetëmijë Euro. Eshtë ulur në vlerë ,se është marrë përsipër nga vendasit, që fuqia punëtore të përballohet me aksion me kontribut vullnarë.

I tregoi, se për tridhjetë vite, pa u kërkuar nga askush, me dogmat se jetojnë me shqetësimet tona, politikanët e kanë premtuar vetë rrugën. Sa marrin votën, nuk duken më , me preteksin se rruga është e keqe!? Ka pasur edhe mashtrues që afronin miell, sheqer, makarona,…. në këmbim të votës, por nuk i ka pranuar fshati. Për t’a përçarë katundin , partitë e ndryshme politike , kanë hedhur në rrugë disa ngarkesa me zhavor elektoral, për të ruajtur autoveturat e tyre luksoze.

Ku e sheh në usullin tonë, se po blejmë dhe po shesim votën? - e pyeti befas gazetarin.

Te shuma e parave që kërkoni me çdo kusht.

Ju mendoni se si fshat, ky shtet, do të na arrestojë?

Na në burg jena,- ndërhyri një nga trimoshat.- Kush djalë bie poshtë në qytet, për shkak të rrugës nuk ngjitet më në katund, pa ardhur vera.

Më lirë i bie shtetit të na bëjë rrugën, se sa të na fusi në burg rreth dymijë banorë ,duke shpenzuar mbi katërmijë Euro në vit, për kokë,- ndërhyri buzagaz trimoshi tjetër.

Partitë politike pse bëjnë aq shumë shpenzime në fushata elektorale , për udhëtime, flamur, pankarta, fotografi sa qamati me fytyrën e kandidatit ? – iu drejtua një mesoburrë gazetarit. – Po ta them unë përgjigjen. Ato shpenzime bëhen për të na shpëlarë trurin, për të na marrë votën. Paraja këmbehet vetëm në shitje e blerje. Besoj këtë e di? Ku e sheh krimin sipas arsyetimit tim?

Nuk e di , se nga opozita u dënua ndonjë me burg, kur nxorri usullin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet për pushtetin vendore.- konstatoi një nga trimoshaht rreth tavolinës se kryepolitikanit të katundit.

Të moçmit na tregonin këtë anektodë,- e u ngrit në këmbë ,nga tavolina përbri, humoristi i katundit. ”- E mjera unë se çfarë më ka gjetë!? - ankohet gruaja te burri.- Çfarë të ka gjetë , moj gazepmadhe,- e pyet ai.- Kam larë rrobat e djalit dhe kanë hyrë. – Laje edhe djalin! - e këshillon i gjithdituri, me shumë qetësi.” Si në çdo fushatë elektorale shumë po flitet për ulje taksa e tatime .Për tridhjetë vjet ato për termal kanë shkuar çdo vit. O ju trimat qeveritarë, lahuni më shpesh ,se edhe covidi nuk u kap!

Si jashtë edhe brënda në lokal plasi një gaz i madh. Gjindja e interpretonte, sipas kaplloqes, ironinë e humoristit.

Me çfarë punësh merreni ,o politikanë, në Tiranë?- drejton pyetjen humoristi ,pasi u vendos qetësia. - Drita nuk u kërkojmë, se kemi hidrocentralin tonë. Me ujin e kristaltë vadisim edhe tokat. Edhe kompania e ujësjellsit , nga balta në rrugë, nuk po vjen të vendosin sahat e ujit, te burimet tona natyrore. Krahë e mend i kemi të forta. Bylmet, mish , dru, …., na i ka dhënë Zoti me shumicë. Mos na gënjeni më! Na shtroni asfaltin deri në fshat! Edhe ne, si fshtarët e tjerë, të shesim gomerët taksi, se nuk po na i pëlqejnë si turistët vendas , edhe të huaj. Hedhin vickla veshgjatët tanë, se janë të pashetitur. T’i zevëndësojmë edhe ne me vetura! I kanë gati djemtë tanë, në emigracion , për t’i nisur për Drizë. Balta në rrugë ,aktualisht , një të mirë e ka. Asnjë rast me covid nuk ka në katund. Nuk kemi nevojë, si për ata që vijnë më shumë makina ,e flamur, për të kërkuar rrotacion, edhe për zhurmëmëdhejt për të na vaksinuar, për të shpërndarë pandeminë në katund.

Linja nga qendra u ndërpre paptitmas. Gazetari mbeti me mikrofon në dorë. Priti sa priti ,nuk i erdhi asnjë sinjal nga qendra .I merzitur, i mbështolli rraqet ,dhe u largua, për t’i hipur gomarit taksi, deri sa të dilte në asfalt, ku e prista autovetura, në pronësi të televizionit kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat