Tepsija është ndarë

Kultura

Tepsija është ndarë

Nga: Fatmir Lohja Më: 7 prill 2021 Në ora: 07:32
Fatmir Lohja

Pa shkuar ora dhjetë paradite ,te klubi i lagjes, futen Coli me Lolin. Zunë vend diku në cep të lokalit. Ishin në formë. Djali i shokut të fëmijërisë, gezetari Altin,i ka ftuar për t’i dhënë ndonjë lajm për fushaten elektorale. Me që i ftoj një ditë më përpara, patën kohë të shfletojnë edhe literaturën përkatësë.

Nuk po japim porosi kamarierit pa ardhë Altini!- i drejtohet Coli Lolit, pasi u rehatuan në karriket.- Eshtë pak koprac, por një të mirë e ka. Po i pëlqeu lajmi, e lëshon dorën.

O qylaxhi!

Vetë na ka thirrë, mor burrë,- kinse e sqaron Coli Lolin.

Nuk kaloi shumë, kur Altini erdhi buzagaz. U përshendetën me shumë dashamirësi. Altini porositi kamarierin për tre birra. Dy humoristët i konvertuan në raki e pak djathë .Edhe gazetari nuk ua prishi midenë. Ja dinte huqet bukurmirë.

Po e nisi unë,- foli Coli pasi kamarieri mbaroi punë me tavolinën.- Një demokrat i çoi fjalë mikut te vet socialist, t’i dërgonte ndonjë lek, se nuk kishte asnjë qindarkë në xhepa. Paspak kohëve i vjen kjo përgjigje: “ Mua xhepat m’i kanë qepur rilindasit.”

Eshtë e vjetër,- tha Altini buzagaz.- Kjo tregohet për dy miq njëri francez, e tjetri anglez.

Drejtë e ke, - e mbeshteti Coli. _Unë e solla në realitet, se tani nuk të fut kush në burg për agjitacion e propogandë. A na the dje të përgatitemi? Për tërë natën shfletova literarturën përkatesë.

Ju të dy lexoni libra?- shtroi pyetjen Altini, duke qeshur në oktavët lart.

Pse? Çfarë na din ti ne?- e pyeti Coli si i mërzitur.

Për nxehmje, po e tregoj edhe unë diçka nga literatura, që na orjenton për këto zgjedhje, - ndërhyri Loli.

Edhi ti besoj do ta sjellësh të vjetren në realitet ?- iu drejtua Altini.

Na u zunë një ditë burri me gruan,- e nisi Loli ngadalë , sipasi e shpëlau gojën me raki.”- Si ma plase shpirtin moj grua. Po më fut ne dhe për së gjalli.- Vdeksh e mos u njallsh!- Ti atë don se merr burrë tjetër.- S’di kur po vjen ajo ditë! Do të mendohem shumë për burrin që do të marr. - Merr edhe dreqin, në daç!- Jo, s’ban, se kam pasë te birin për burrë të parë.”

E ku do me dalë me këtë?- e pyet Altini me dhëmbët jashtë.

Në të njëjtin breg me shokun tim,- i rri gati Loli.

Gazetari u porositi raki përsëri. Ndonëse qeshte me zë të larte, ende nuk dukej i kënaqur për lajmin e freskët.

Gëzuar! Rri lirshëm! Ky lëngu në gotë do të na sjellë lajmin e shumë pritur,- iu drejtua Coli Altinit.

Altini kërkonte nga miqtë humor të freskët, të krijuar nga ata . Nuk u jepte temë të caktuar, edhe pse nuk është humorist, edhe për të mos ju ndryllur fantazinë. Entuzizami në tavolinë filloi të binte ngadalë-ngadalë. Kur kamarieri solli në tavolinë prosinë e tretë, Coli po jepte shënja se do të lulëzonte.

A patë mbrëmë , në një nga kanalet e shumtë televiziv, dy gjelucë, që ngatërroheshin në mes vedit, se cili është më i djathtë se shoqi?- ju drejtua Coli.- E dëgjova pa vemendje , se në atë kohë po lexoja literaturë.

Po. Çfarë të ra në sy?- e nxiti Altini.

Mesa rrefyen vetë ata, ishin martuar me babën, djalin edhe nipin e dreqit mallkuar, pa i dëgjuar këshillën e të parëve tanë, të cilën e tregoi Loli, pak më përpara,- dhe Coli e shkundi gotën e rakisë.

Dukej se i erdhi frumëzimi. Kamarieri risolli porosinë. Coli vazhdoi të jepte përshtypjet , për atë debat, me që e pa se për Altinin po kishte interes. Sipas Colit kaposhi e emërtoi debatuesin ” legjendë urbane”, se i paska çuar SMS çdo ditë kryetarit të së majtës, të ndërhynte ta fuste në listat e të djathtëve. Këndezi e pranoi se ka pirë verë të mirë me kryetarin e të së majtës. Me nervozizëm , shpjegoi ,se nuk ka pasur nevojë të dërgojë SMS, kur e ka pasur tjetrin në tavolinë direkt. Ne këtë rast pse nevoitet ndërmjetësimi me eletronikën bashkëkohore ?- ju drejtua audiencës.

Kaq dëgjova , se nuk munda të duroj më,- dhe shihte në sy dy miqtë e tij.

Çfarë të ka bërë përshtypje në këtë debat?- e pyeti Altini me kërshëri.

E para, gjithnji sipas kaplloqes sime , komisionet e shefave të kuadrit nuk i paska rënë nishanit.

E pse?

Të jeni të bindur, se si ka hyrë e majta te listat e së djathtes, është bërë edhe veprimi i kundërt, se shqiptarë janë të dy palët.” Nderi lahet me nder.”- e thotë i moçmi.

E dyta!- ngacmoi Altini Colin.

Për nga rëndesi është e para , por e lashë në fund, për ta mbyllur këtë bisedë. Nga praktika e mesipërme, me del se tepsija ështe ndarë nga dy partitë e mëdha, për të mos lënë asnjë llokëm për partitë e vogla.Kjo është arsyeja, që unë me Lolin, nuk do ta shkundim votën kësaj here,- dhe pa Lolin në sy, që mos ta kundërshtonte në ato momente.

Altini qeshte në oktavët lart. Herë pas here u thonte :” Jeni të mëdhej!”. Dy homoristat shihnin njëri- tjetrin me qetësi , duke pyetur :”Po ky ç’pati?” Altini , shend e verë, porositi përsëri, dhe u largua për në punë. Të nesërmen në shumë gazeta e portale, u pa shkrimi humoristik me titull :” Tepsija është ndarë”

Tiranë,me 07.04.2021

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat