Le të dridhen dhe të zbehen nga frika ”qyqarët”, ç’e gjeti ”gomarin” që e zgjodha si maskotë...

Kultura

Le të dridhen dhe të zbehen nga frika ”qyqarët”, ç’e gjeti ”gomarin” që e zgjodha si maskotë...

Nga: Agim Vuniqi Më: 21 prill 2021 Në ora: 19:55
Agim Vuniqi

Jam ba “patriot”, shëtis me gomar-krijesë kokëfortë por e dëgjueshme, e durueshme, maskot imja…, me vonesë kam hy në trend, po përdori “Lithium Ion” litium-jon bateri.

Po t’më jipej rasti do të lexoja këtë fjalim të zjarrtë, emocionues krejt t’hallakatur (lexo në vijim), sigurisht do t’fitoja “rropllim” rrahje shuplakash, brohoritje për demagogji, jam “sagllam” do t’iu pëlqente deputetëve të Kosovës ky prezentim burrëror e patriotik, se votat kështu fitohen, mos puno gjë por fryju si gjelë deti (çuran thojshim përpara)…

Ne jemi njerëz t’urtë dhe të vyeshëm , por nga vendet tjera rreth e përqark po vijnë këtu gjithëfarë haramash , të cilët po na prishin dhe po na mësojnë me punue mbrapshtë.. Rroftë, rroftë, rroftë…- brohoritje nga të gjitha anët…

Tani vëllezër, më lejoni që të them disa fjalë të rëndësishme, vend e pavend. Nuk është lehtë me i durue vuejtjet dhe dhimbjet që na presin; nuk është lehtë me durue që me hekur të skuqur të na vehet mbishkrimi “fucknote-tatoo” në ballin tonë. Po, këto janë mundime të cilat nuk mund t’i durojë gjithkush. Le të dridhen dhe të zbehen nga frika qyqanat, por ne asnjë çast nuk duhet të harrojmë se jemi pasardhësit e të parëve tanë trima, se në dejt tonë lëvizë gjaku fisnik dhe trim i gjyshave tanë, gjaku i atyre kreshnikëve-gjiganta të cilëve as krisma e dhëmbëve nuk u është dëgjuar, duke vdekur për liri dhe për të mirën tonë, të pasardhësve të tyre. Asgjë nuk janë këto mundime në archaism me të tyre, pra a të tregohemi si brez i kalbur dhe frikacak na tash që kemi të gjitha të mirat dhe gjithë këtë bollëk. Çdo atdhetar i vërtet, kushdo që dëshiron mos t’i turpërohet fisi para botës duhet të durojë dhimbjet trimërisht dhe si burrë…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat